E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi
Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi
Bursa, humor i zi te nafta dhe drithi
Ēmimet e mallrave kryesore tė treguar nė bursa, nafta, gruri, misri etj., ofruan gjatė javės sė fundit surpriza tė shumta pėr investitorėt dhe konsumatorėt, surpriza qė qenė sa shpresėdhėnėse, aq edhe tė hidhura.

Ditën e enjte, çmimi i naftës ra nën 130 dollarë për fuçi, për t’u rritur të premten në 132 dollarë. Konsumatorët në të gjithë botën e panë me shpresë lajmin e rënies. Por për investitorët, e gjithë java qe shumë acaruese.

“Kjo qe një nga javët më mbresëlënëse në historinë e tregjeve financiare”, - shkroi dje “Financial Times”. Bankat amerikane humbën një të katërtën e vlerës së tyre në bursa, për të rekuperuar në fundjavë 33%. Çmimi i naftës shënoi një rekord të ri historik për të rënë më pas në mënyrë spektakolare 12% brenda një dite. Tregtarët afatshkurtër, që cilësohen si batakçinj nga politikanët, u dogjën si kurrë më parë këtë javë.

Të dielën e kaluar, ndërhyrja e Rezervave Federale në ndihmë të dy bankave amerikane, solli besim te investitorët ditën e hënë. Dy bankat në krizë, Fannie Mae dhe Freddie Mac, 32 dhe 26.5% secila në vlerë aksionesh.

Por pas pak orësh, investitorët filluan të vrasin mendjen. Pyetja e tyre qe: Pse ndërhynë Rezervat Federale?! Përgjigjja që dhanë qe: “Problemi është shumë më i thellë sesa duket. Dy banka të mëdha shpëtuan, por qindra të tjera, nuk mund të ndihmohen nga Rezervat Federale. Jo të gjitha”. Për pasojë, dita u mbyll me humbje. Sektori financiar shënoi nivelin më të ulët në 5 vjet. Dhe dy bankat e ndihmuara, ranë sërish në humbje.

E marta solli akoma më shumë të papritura. Politikanët ndërhynë në shumë raste. Aksionet e bankave ranë sërish, interesat e borxhit publik amerikan u rritën në mënyrë spektakolare. Çmimi i naftës u ul gjithashtu në 136 dollarë për fuçi. Euro u rrit përtej 1.6 dollarëve, por situata u përmbys shpejt.

Të mërkurën, rënia e mëtejshme e naftës dhe disa lajme pozitive nga bankat rajonale, sollën një rritje të shpejtë të vlerës së aksioneve në bursa. Bankat rajonale premtuan divident më të lartë, gjë që rriti vlerën e aksioneve në kompanive financiare me 20%. Investitorët panë rastin për të blerë lirë. Dhe aksionet u rritën sërish. Çmimi i naftës ra në 132 dollarë, por ky lajm u shoqërua me një tjetër, të tmerrshëm. Inflacioni vlerësohet se është rritur me 5% gjatë vitit të kaluar në SHBA.

E enjtja qe një ditë pozitive. Të gjitha bursat u rritën. Çmimi i naftës ra nën 130 dollarë, dollari u rrit me 1.6% kundrejt jenit japonez. Aksionet e dy bankave të krizës, pësuan një rritje të mëtejshme. Aksionet e Fannie e mbyllën javën në kuotën e 13.4 dollarëve. Vetëm dy ditë më parë, kushtonin 8 dollarë. Tani investitorët në të katër anët e botës, presin me ankth ditën e hënë. Askush nuk e di se çfarë do të sjellë java e re.

Java që u mbyll solli përmbysjet më spektakolare në vlerat e aksioneve që qenë parë ndonjëherë në historinë e tregjeve financiare.



Publikuar: 21.07.2008 00:15:02
Lexuar: 26 herė
Fjalėt kyēe: Bursa, nafta, drithi,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Qasje e re ndaj politikės ushqimore Qasje e re ndaj politikės ushqimore
Ndryshimi i dytė i Kushtetutės Ndryshimi i dytė i Kushtetutės
Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte! Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte!
Masmedia edukon njerezit, kush edukon masmedian? Masmedia edukon njerezit, kush edukon masmedian?
Halucinantėt e pushtetit… Halucinantėt e pushtetit…
Islami dhe cionizmi Islami dhe cionizmi
Miti i kthimit tė trurit Miti i kthimit tė trurit
"E-Qeverisja", hap tjetėr drejt qeverisjes sė mirė dhe efektive nė Kosovė
Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės Ėndrra pėr njė telefon mes Europės e Amerikės
Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme
Google Yahoo MSN