E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Kur lindi fjala e lirė shqipe
Kur lindi fjala e lirė shqipe
Kur lindi fjala e lirė shqipe
Kthehemi pas nė kohė, pėr tė pėrfytyruar Jeronim De Radėn, tė ulur nė njė bar tė Kozencės, duke lexuar numrin e parė tė revistės "Flamuri i Arbrit". Burri qė sot kujtohet si njė nga personazhet mė tė devotshėm tė Rilindjes sonė Kombėtare, nuk do tė mjaftohej vetėm me tė qenit njė poet i mirė, i kohės, apo njė studiues i gjuhės shqipe.

Nga Italia ai do të niste një korrespodencë me figurat më të rëndësishme të çështjes shqiptare, dhe do të ndiqte me interes çdo gjë që lidhej me Shqipërinë. Përtej brigjeve të Adriatikut, De Rada nuk mund të rrinte indiferent ndaj ngjarjeve që shoqëronin kohën.

Më 20 korrik 1883, bashkë me një grup bashkëpunëtorësh, ai nxori në treg revistën "Flamuri i Arbrit". Si përkrahës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai kërkonte të përcillte nëpërmjet kësaj reviste te shqiptarët e Italisë, por edhe tek italianët (kjo revistë botohej dhe në italisht) idetë shqiptare.

Dhe me një shqipe të vjetër, ne sot mund të lexojmë në një numër që na ka rënë në duar dashurinë e madhe të këtij shqiptari të madh dhe të tjerëve që e ndihmuan në idenë e tij, mendimet e tyre për atdheun. Është interesante të kthehesh në kohë 125 vjet më parë dhe të shohësh se si e kanë perceptuar dhe ëndërruar atdheun personalitete të rëndësishme të kohës.

Kjo revistë është një mënyrë për të parë se si ka evoluar mendimi shqip ndër vite. "Flamuri i Arbrit" është një përpjekje që të ngjall sot respekt dhe dashuri, për të gjithë ata që kanë kontribuar për fjalën shqipe.

"Flamuri i Arbrit" qe një iniciativë e De Radës, ndaj sot ndoshta duhet të flasim pak më tepër për të. Për poetin që më 1836 solli veprën e parë me vlera artistike në letërsinë shqipe, poemën epike "Këngët e Milosaos" dhe më vonë një sërë poemash të tjera.

Dhe pse jeta e tij qe e shoqëruar me një sërë dramash, siç ishte humbja e gruas dhe e djemve, De Rada e gjeti shpëtimin pikërisht te fjala. Nëpërmjet kësaj të fundit, ai nuk rrëfeu vetëm ndjenjat e tij prej poeti, por dhe vështrimin e një intelektuali shqiptar për të drejtat e vendit të tij. De Rada do të kujtohet dhe si një mbrojtës i flaktë i gjuhës shqipe. /Gazeta Shqiptare/



Publikuar: 21.07.2008 00:23:27
Lexuar: 41 herė
Fjalėt kyēe: Fjala, lire, shqipe,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Shqipja e Mimozės Shqipja e Mimozės
Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare Ekrem Kryeziu “Ngacmon” mitet shqiptare
Kinemaja e shpresės Kinemaja e shpresės
I quajnė punė kalamajsh I quajnė punė kalamajsh
Ne gjurme te Shabetai Zvi Ne gjurme te Shabetai Zvi
Duke kuptuar censurėn Duke kuptuar censurėn
Nė Ferizaj u mbajt manifestimi “Ditėt e Kulturės 2008” Nė Ferizaj u mbajt manifestimi “Ditėt e Kulturės 2008”
Enver Petrovci me rol kryesor nė Enver Petrovci me rol kryesor nė "Gomarėt e kufirit"
Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe
Migjeni, ai qė na mungon tash 70 vjet Migjeni, ai qė na mungon tash 70 vjet
Google Yahoo MSN