Barcelona ka pohuar se Eidur Gudjohnsen ėshtė i lirė dhe mund tė fillojė tė kėrkojė klub tė ri, kjo do tė thotė se islandezi ka shumė gjasa tė kthehet nė Premierligė.
Ish-sulmuesi i Chelseat, me siguri do të kthehet në Angli, pasi që Barcelona ia ka bërë me dije se ai do ta ketë vështirë të gjejë vend në formacionin e trajnerit të ri, Josep Guardiola.
Pasi që erdhi në Barcelona, nga Chelsea, Gudjohnsen gjithmonë mbeti nën hijen e yjeve të mëdha të klubit, si Samuel Etoo, Ronaldinho, Lionel Messi dhe Thierry Henry.
Islandezi nuk arriti të përfshihet në ekipin e parë, ashtu që nëse dëshiron të kalojë më shumë kohë në fushën e gjelbër, mund të zhvendoset në ndonjë klub më të vogël.
Interesim më të madh për Gudjohnsen ka shfaqur ekipi i West Ham, dhe besohet se islandezi mund të pranojë një ofertë të këtij klubi. Së shpejti këtij klubi, pritet ti bashkohet edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami.