Mbetet shėrbimi kryesor me tė cilin mund tė konkurrojmė nė rajon, duke futur si element tė kėsaj gare edhe shqiptarėt etnikė qė jetojnė nė Kosovė, Maqedoni dhe Malin e Zi. Potencialet mbeten tė mėdha, duke patuar parasysh edhe shifrat e reja qė vijnė nga doganat, ku gjatė 2 muajve tė fundit ėshtė konstatuar njė dyfishim i turistėve nga Maqedonia.
Por në këtë analizë, faktori qeveri nuk duket shumë favorizues, madje aferat e bëra në vite i kanë ndërruar destinacionin natyror një pjese të madhe të bregdetit shqiptar. Një pjesë e madhe e atyre që duhet të ishin e ardhmja e turizmit shqiptar, janë kthyer ne rezidenca politikanësh dhe zyrtarësh, duke finalizuar haptazi shkeljen e ligjit të kryer në vite.
Abuzimet me licencat
Rezultojnë 96 struktura të dhena kryesisht në zonat bregdetare për fshatra turistikë, të cilat aktualisht kryejnë një aktivitet që është i ndryshëm nga ai për të cilin është dhënë licenca. Këto zona që në themel të tyre kishin zhvillimin e turizmit, tashmë janë kthyer në zona rezidenciale dhe troje ku janë ndërtuar pallate e vila.
Investimet
Nëse i referohemi buxhetit të turizmit për tre vitet e fundit, fondet të cilat janë hedhur në këtë sektor janë sa një projekt kullimi i Bankës Botërore në zonën e Myzeqesë. Kështu, në vitin 2006 nga Ministria e Turizmit janë hedhur 10 milionë lekë investime për turizmin, në vitin 2007 fondi ka rezultuar 25 milionë lekë, ndërsa në këtë vit llogaritet që fondi nga kjo ministri të shkojë në 37 milionë lekë.
Të fundit në rajon
Sipas një raporti të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror për vitin 2007, Shqipëria renditet e fundit në rajon për turizëm. Janë një sërë faktorësh në të cilët vendi ynë paraqitet poshtë fqinjëve, të cilët janë tejet të përparuar për sa i përket shërbimeve që mund të ofrojnë. Një nga pjesët në të cilat vendi paraqitet më dobët, si edhe në çdo raport tjetër të ndërkombëtarëve, është klima e biznesit dhe infrastruktura. Në krahasimin me 124 vende të botës, renditemi në vend të 114, poshtë gjithë vendeve fqinje. Kroacia mbetet vendi me treguesit më të mirë të turizmit në rajon, duke u ndjekur nga Serbi-Mali i Zi dhe Maqedonia.
Turistët që zgjedhin Shqipërinë
Kategoria kryesore e atyre që mund të quhen turistë janë shqiptarët etnikë, ku futen kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi. Edhe një pjesë e madhe e emigrantëve tanë që tashmë janë rezidentë në vende të tjera, janë një kategori tjetër turistësh që priten gjatë muajve të verës, por edhe atyre të dimrit.
Të huajt
Agjencitë turistike bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e turistëve të huaja që vizitojnë Shqipërinë, kategorizohen kryesisht në grupin e aventurierëve. Pra, Shqipëria mbetet për ta një destinacion turistik për tu zbuluar, sesa një vend ku mund të kesh çdo kusht të nevojshëm për të kaluar pushime të qeta me një kosto të lirë. Një fakt i tillë do të jetë prezent për shumë kohë, sipas specialistëve të këtij sektori, duke patur parasysh faktin se ende ne, nuk mund të jemi agresivë në marketing dhe vendi ofron kushte të kufizuara në akomodim. Një nga projektet e të ardhmes është pajtimi i një firme prestigjioze nga ana e qeverisë, e cila mund të bëjë promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare, ku marketingu i turizmit është nga më agresivët dhe njëkohësit, tërësisht një art i zhvilluar e i përsosur me dekada të tëra.