Del me Besartėn rregullisht. Por momentin qė tė gjithė kujtonin se Madalena i kishte thėnė Adio!, paparaci e fotografon kėto ditė, me vajzėn italiane ndėrsa pinte kafe nė njė nga lokalet e Tiranės. E nė njė nga ditėt e tij bosh shihet nėpėr Tiranė, me njė vajzė krejtėsisht tė panjohur.
Arbri i Big Brother, duket se po gjendet mes tri zjarreve. Fitoi Big Brother por mesa duket humbi ekuilibrin shpirtëror. Një luhatje, apo tendencë për të studiuar më të mirën e vajzës që duhet të ketë në krah, edhe pse është shumë i ri, e kanë bërë të hallakatet ca si shumë këtë periudhë post Big Brother.
Dhe kjo pas një ndarjeje të përkohshme nga e dashura italiane, Madalena, dhe lidhjes si për inat me Besartën, vajzën për të cilën për hir të së vërtetës asnjëherë nuk shfaqi simpati brenda gjatë bashkëjetesës në shtëpi.
Direkt pasi doli nga shtëpia, u nis drejt Barit ku u prit me zemërim dhe ftohtësi nga Madalena. Erdhi në Tiranë për të festuar fitoren në një party mes miqsh, dhe si për tu ngushëlluar pak ditë më vonë u pa të dilte hapur me Besartën.
Dhe kjo një lidhje shumë publike, pasi së bashku ata frekuentonin çdo fundjavë pub-et e Tiranës. Por kur Besarta ikën në Kosovë, ai ka vendosur të dalë me një tjetër vajzë, kjo e panjohur.
Mesa duket Arbri është futur në një rrugë pa krye. E tani nuk di prej cilës të heqë dorë në fillim.