Njė delegacion i lartė i Bankės Botėrore sot do tė mbėrrijė pėr vizitė dyditėshe nė Maqedoni.
Zëvendëskryetari i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Shigeo Katsu dhe drejtori për Maqedoninë dhe koordinator rajonal për Evropën Juglindore, Xhejn Armitazh, sot do të marrin pjesë në firmosjen solemne të Marrëveshjes për hua për projekte në infrastrukturën rrugore mes Maqedonisë dhe Bankës Botërore.
Ata do të realizojnë takime me kreun e lartë qeveritar dhe shtetëror në të cilat pritet të bisedojnë për kahjet e ardhshme të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bankës Botërore.
Dy përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, sipas paralajmërimeve do të jenë të pranishëm edhe në perurimin solemn të ndërtesës së re të Kadastrit të Maqedonisë, ndërtimi i të cilit është financuar përmes një projekti të kësaj banke. /Makfaks/