E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ndihmė zhvillimi pėr Kosovėn
Ndihmė zhvillimi pėr Kosovėn
Ndihmė zhvillimi pėr Kosovėn
Donatorėt ndėrkombėtarė premtuan mė shumė se 1 miliard e 900 milionė dollarė ndihma pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara premtuan 400 milionė dollarė.

Fondet amerikane do të ndihmojnë në lehtësimin e borxhit të Kosovës. Ato do të forcojnë kapacitetin e sistemit juridik të vendit, si dhe do të përmirësojnë klimën e biznesit, arsimin dhe do të rrisin furnizimin me ujë të pijshëm.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i ndihmave për Kosovën, duke kontribuar mbi një miliard dollarë që nga viti 1998. Politika amerikane vazhdon të jetë e përqendruar në ndërtimin e kapaciteteve brenda institucioneve të Kosovës dhe përmirësimin e aftësisë së shtetit të ri për të mbështetur zhvillimin në dekadat e ardhshme.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën dhe Euroazinë Daniel Fied u tha gazetarëve në Washington se ekonomia e Kosovës po fillon të ecë përpara. Ai theksoi gjithashtu nevojën urgjente që ekonomia të fillojë të funksionojë në mënyrë që të pakësohet papunësia.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn tha se organizata e tij është e vendosur të përmbushë nevojat e Kosovës. Ndihmës Sekretari i Shtetit Fried tha se Kosova është shembulli i bashkëpunimit të afërt mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në kushte mjaft të vështira.

Për shkak të kundërshtimeve nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk miratoi një rezolutë për statusin përfundimtar të Kosovës, megjithëse 43 vende, përfshirë më shumë se dy të tretat e Bashkimit Evropian dhe shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e kanë njohur tashmë Kosovën, që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt pas nëntë vjetësh nën administrimin e OKB-së.

Bashkimi Evropian duhej të përballej me faktin se duhet të vepronte për statusin e Kosovës dhe vendet evropiane u ndodhën përballë faktit duhet të vepronin për statusin e Kosovës në mungesë të një rezolute të OKB-së tha zoti Fried. Kjo ishte shumë e vështirë dhe përgjigja evropiane ishte e fuqishme dhe e palëkundur.

Për të ndihmuar Kosovën, tha nënsekretari Fried, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë shumë ngushtë me aleatët evropianë gjatë muajve të ardhshëm.

Editorial i Zërit të Amerikës


Publikuar: 21.07.2008 06:29:18
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Ndihmė, zhvillimi, Kosovėn,
  


Lajmet e fundit
Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt



Lajmet te ngajshme
Pozita e shqiptarėve nė procesin e formimit tė shteteve-kombe nė Ballkan Pozita e shqiptarėve nė procesin e formimit tė shteteve-kombe nė Ballkan
Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane
A ka Serbia shpresė pėr tė ardhme paqėsore? A ka Serbia shpresė pėr tė ardhme paqėsore?
Debatet per NATO-n Debatet per NATO-n
Gozhda nxjerr gozhdėn Gozhda nxjerr gozhdėn
Emėrtimet dhe Marketingu Emėrtimet dhe Marketingu
Kosova pas 15 qershorit Kosova pas 15 qershorit
Si po manipulohet me minierėn Si po manipulohet me minierėn "Sibovc" ?
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb Veriu i Kosovės dhe Lugina e Preshevės – pasoja tė kolonializmit serb
Google Yahoo MSN