Qytetarėt tė pakėnaqur nga shtrejtimi i ngrohjes ēkyqen nga sistemi duke kėrkuar mėnyra alternative tė reja pėr sezonin e dimrit.
Komisioni rregullator për energjetikë miratoi vendimin për shtrenjtimin e ngrohjes qëndrore në Shkup. Shfrytëzuesit e ngrohjes qëndrore Toplifikacija Shkup-Veri do të pagujanë për 30.25 % më shtrenjtë ndërsa ata të Toplifikacija SH.A Shkup për 60.35% më shumë. Mirëpo shtrenjtimi i ngrohjes qëndrore në masë të madhe ka revoltuar shfrytëzuesit e ngrohjes të cilët kanë filluar me çkyqjen e ngrohjes. Ndërsa si alternativë më të mirë për sezonin e ardhshëm dimëror, shohin ngrohjen me rrymë.
"Me ngrohje termike si edhe më parë. Kjo është mënyra më e mirë, ka termostatë dhe mund ta rregullosh temeperaturën sa e dëshiron, ndërsa ngrohja qëndrore ndonjëhëherë ishte shumë e ftohtë". deklaron një qytetarë.
"Cka është shumë, shumë është. Cdo person I shtëpisë I ruan pesë persona me 5 mijë denarë, cka do të bëjë me 5 mijë denarë, a ta paguje nxemjen, a me hangër a me pi. Duhet të vendose secili për vete, por ma mir le ta tërheke atë", thotë një tjetër.
"Këtë vit mendojmë që ta ndalim, arsyeja është çmimi shumë i lartë, ne jemi pensionistë. Nëse për tërë vitin paguajmë nga 3600 denarë, ndërsa pensione marrim nga 9 mijë denarë, kjo është shumë.".
"Për këtë standard që e kemi shtrenjtë është, edhe rryma është shtrenjtë por gati shtë një lloj."
"Vërtetë kjo është e tëpërt, njeriu me një pension prej 5 ose 6 mijë denarë nuk mund ta përballojë këtë.
Këto janë disa nga deklaratat e qytetarëve të cilët planifikojnë të çkyqen nga sistemi i ngrohjes.
Sipas vendimit të komisonit rregullator energjetik faturat me çmimet e reja do të fillojnë të shpërndahen nga muaji shtator. Ndërkohë vendimi i tillë është miratuar në bazë të rritjes së shpenzimeve të dy kompanive të cilat i ofrojnë këto shërbime dhe për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës
Melihate Rustemi/alsat-m