E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > VIP > Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpatin
Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpatin
Afėrdita Dreshaj, do martohem me Shpatin
Afėrdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin nė Michigan tė Amerikės, si modele. Kurse nė Shqipėri, ajo u bė e njohur vetėm pasi mori pjesė nė “Miss Shqipėria 2007”, ku u shpall dhe shoqėruesja e parė e misit.

Duke qenë se njerëzit prisnin që në fakt titullin ta fitonte ajo, Afërdita na mbeti në mendje të gjithëve. Po kjo edhe për një arsye tjetër…

Ato kohë përflitej se bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi kishte një lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi. Pas një heshtjeje të gjatë, pak muaj më parë çifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afërdita tregon se ata të dy duhen shumë dhe se lidhja e tyre është serioze. As martesa, s`duhet përjashtuar!

Afërdita, shumë të reja ka në jetën tënde profesionale… Mund të na flasësh konkretisht për to?

Falë Zotit gjërat në karrierën time kohët e fundit kanë shkuar shumë mirë, jam e kënaqur. Sa vjen dhe gjërat bëhen më mirë… Kam lidhur kontratë me një nga agjencitë më prestigjioze në Miami dhe Los Aneles. Kurse këtu në Michigan kam bërë tre reklama në televizion, njëra prej të cilave është bërë për llogari të “Chrysler Jeep 2009”, versioni më i fundit i markës prestigjioze të makinave, Jeep.

Gjithashtu kam sfiluar për fashion designer-at Beldga Mishka dhe Escada. Ndërkohë që në Evropë kam nënshkruar një kontratë prestigjioze me agjencinë “Scout-International”, e cila do të më ndihmojë të lidh disa kontrata të rëndësishme me agjencitë më në zë të Evropës. Kurse lajmi më i bukur është, se do të vendosem për rreth tre muaj në Greqi, në fund të muajit gusht.

Çfarë do të të sjellë në Greqi?

Kam nënshkruar një kontratë me një agjenci të njohur në Athinë, ku do të punoj si modele për rreth tre muaj. Pas Greqisë, kam një ofertë për të punuar disa kohë në Japoni, të cilën sigurisht që s‘mund ta refuzoja. Hahahaha. Për momentin, këtu në Michigan këtë verë jam në përgatitje të një projekti… Do të jem fytyra zyrtare e një pijeje energjike.

Do të jesh në Greqi, pra shumë afër Shqipërisë. Kjo do të thotë se do të të shohim më shpesh në Tiranë?

Eh, erdhi më në fund gushti… hahaha. Mezi e prisja, pikërisht sepse do të jem afër Shqipërisë. Po, është e vërtetë që Greqia është shumë afër, prandaj them se do të vij e do të rri ca kohë edhe në Tiranë. Përpara se të shkoj në Greqi, gjatë kohës që do jem atje por edhe më pas. Hahaha. Gjatë vikendeve modelet janë zakonisht më të lira dhe nga Athina, Tirana është vetëm një avion larg.

Si shumë e lidhur me Shqipërinë. Ke menduar ndonjëherë të vish e të jetosh përfundimisht një ditë këtu? E lidhur me Shqipërinë?

Normale. E di pse? Sepse jam vetë shqiptare dhe vërtet që e dua “të qenit shqiptare”, jam e lumtur. Duke qenë se jam në mërgim, e ndjej edhe më tepër dashurinë për rrënjët, vendlindjen. Të vendosem një ditë përfundimisht në Tiranë? Hmmm… E pse jo, tek e fundit?! Ndoshta edhe kjo bëhet në të ardhmen. Po, do vij të jetoj në Shqipëri një ditë, po me një kusht ama… Që ata që kam aty dhe i dua shumë, të mos ikin askund, po të rrinë aty me mua. Hahaha. S`do ishte diçka e çuditshme!

Çfarë të lidh kaq shumë me Shqipërinë? Jeta e natës, pabet e bukura apo çfarë tjetër?

Siç të thashë dhe pak më parë, më pëlqen Shqipëria si vend por dhe njerëzit, mënyra si ata janë gatuar, sa të ngrohtë dhe miqësor janë, gjë që nuk e gjej këtu në Amerikë. Më pëlqen jeta e ditës, jeta e natës, fundjavat… gjithçka në Tiranë. Gjithmonë kam kaluar bukur këtu, ndaj fluturoj nga gëzimi sa herë që kthehem. Për herë të parë ky vend më ka hyrë në gjak kur mora pjesë në “Miss Shqipëria 2007” dhe që atëherë, jam dashuruar me vendlindjen. Hahaha.

Meqë dolëm te “Miss Shqipëria”… E pe spektaklin e vitit 2008?

Në fakt, s‘e pashë sepse isha në një sesion fotografik, pastaj oraret ndryshojnë nga Shqipëria në Amerikë dhe ky përbën një problem në kësi rastesh. Por i jam njohur me vajzat përmes internetit dhe prezantimit të tyre në “Vizion plus”, i kam parë me kureshtje edhe në fotografi. Dhe mund të them se ishin jashtëzakonisht të bukura!!! Kam folur edhe me Petrin (Bozo) për këtë, ai më tha treguar disa gjëra interesante për konkurentet e këtij viti.

Po besoj se kur konkurroje ti, vajzat ishin më të bukura, apo jo?

Çdo vajzë e ka bukurinë e vetë. Unë vajzat me të cilat qëllova në konkurrim vitin e shkuar, i kam njohur dhe admiruar jo thjesht nga bukuria fizike, por kam njohur dhe pëlqyer njëkohësisht personalitetin e sjelljen e tyre.

Shkëputemi nga ky aktivitet. Si është aktualisht jeta jote në Amerikë? Më tepër punon apo argëtohesh për momentin?

Afërdita: Jeta ime për momentin… Jam shumë, shumë e zënë, me thënë të drejtën. Kam qenë e angazhuar me punët këtu në Michigan, sikurse dhe në Miami, që ka hyrë së fundi në agjendën time të punës. Muajin tjetër jam gjatë gjithë kohës pikërisht në Miami, kam atje një javë mode. Pas kësaj, vjen momenti për t‘u nisur në Greqi, sikurse ju thashë edhe pak më sipër.

Duhet kohë që të bëhem gati. Kam gjithashtu një ofertë në Kore, e cila vjen pas Greqisë dhe Japonisë. Nëse duhet ta fitoj këtë kontratë, duhet të përgatitem dhe punoj shumë, kështu që koha ime është tmerrësisht e zënë dhe e ngarkuar.

Pavarësisht se të jesh modele mund të duket e lehtë, s‘është aspak kështu, për këtë ju garantoj. Sa për argëtimin… Sapo gjej pak kohë të lirë, normale që dal dhe zbavitem me miqtë e mi. Besoj se më shumë qejf do bëj kur të jem në Evropë, sepse aty do përjetoj plot gjëra të reja. Mua gjërat e reja më entuziazmojnë!

Ti dhe Shpati jetoni në dy kontinente të ndryshme… Si e ndjen veten larg tij?

Të them të drejtën, jemi larg fizikisht por mbetemi shumë afër me zemër. Kjo e mposht largësinë… Për fat të mirë, së shpejti do të jemi afër edhe fizikisht, sepse kur të jem në Evropë, herë do vij Shpati tek unë, e herë unë tek ai.

Ti në fakt, erdhe pak muaj më parë enkas për Shpatin në Tiranë. Ishte koha kur u shkruan thashetheme për të në shtyp dhe ti erdhe t‘i qëndroje pranë.

E vërtetë! Dua të jem aty, sa herë që ai ka nevojë për mua!

Meqë jemi këtu… Të bezdis fakti që në shtyp shkruhen kaq shumë thashetheme për të dashurin tënd?

Po edhe më bezdis, megjithatë, në momentin që kemi zgjedhur këtë profesion, i cili na ka bërë persona publikë, duhet të pranojmë edhe pasojat. E keqja është se shtypi ndonjëherë e tepron në Shqipëri dhe këtyre gjërave u duhet dhënë fund. Hera e fundit që kanë shkruar diçka për Shpatin, mikesha jonë e përbashkët Çiljeta kishte thënë fjalë shumë të bukura për të dhe për mua. Më kishte cilësuar “të bukur” dhe e falënderoj, po Çili është si rrush edhe vetë. Hahahaha. E puth fort!

Si jeni njohur ju me Shpatin?

Kisha shkuar te të afërmit e mi në Mal të Zi. Ato kohë nuk e njihja Shpatin, s‘e dija me se merrej. Për më tepër, tre vjet më parë ai nuk ishte kaq i njohur sa sot. Miq të përbashkët më thanë kur na prezantuan: “E njeh kush është ky?”. Për fat të keq, s‘e njihja atë që më pas do bëhej kaq i rëndësishëm për mua. Po që në momentin e parë ama, ndjeva diçka për të. Shpati është lidhja ime e parë dhe uroj, e fundit!

Inatosesh kur në shtyp Shpatin “e lidhin” me femra të tjera?

Fare s‘na shqetësojnë këto që thuhen lart e poshtë, sepse “na jena na”, siç thotë Adelina Ismajli në këngën e saj. Jemi ne të dy dhe askush tjetër! S‘ka vend për thashetheme, ato s‘mund ta prishin lumturinë tonë.

Gjatë tërë kohës shpreheni se lidhja juaj është serioze. Sa serioze është kjo lidhje, në fakt? Aq sa të kemi një fejesë apo martesë, së shpejti?

Për momentin unë dhe Shpati nuk i kemi kushtet të mendojmë aq konkretisht për një fejesë apo martesë, po sigurisht që do të ketë një të tillë në të ardhmen, ndonëse ne s‘kemi folur kurrë për data. Por sigurisht, ëndrra ime është që një ditë të martohem me njeriun që dua dhe do të martohem. Hahaha.

E ke fantazuar ditën tënde të dasmës?

Çdo vajzë e imagjinon veten nuse dhe unë s‘bëj përjashtim. Megjithatë për momentin jam e kënaqur edhe thjesht me dashurinë që i falim njëri-tjetrit, sepse jam shumë e zënë me karrierën. E rëndësishme është që ndihemi mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi dhe duhemi. Kjo na mjafton, të tjerat janë thjesht formalitete.

Si e ke imagjinuar veten nuse?

Një herë madje, jam veshur si nuse… Hahaha. Do doja që atë ditë të isha më e bukur se kurrë, po rëndësi ka që do të jem përkrah princit tim të kaltër./Celebretit/.


Publikuar: 22.07.2008 00:36:22
Lexuar: 168 herė
Fjalėt kyēe: Afėrdita, Dreshaj, martohem, Shpatin,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
E dashura e Behramit nė The Sun E dashura e Behramit nė The Sun
Stupcat me film tė ri Stupcat me film tė ri
Ardit Gjebrea nė polici Ardit Gjebrea nė polici
Rovena Stefa nuk jam greke, jam krenare qė jam shqiptare Rovena Stefa nuk jam greke, jam krenare qė jam shqiptare
"Elle" nderon yjet e Hollywoodit
Lusi kėrcėnon Olsin: Lusi kėrcėnon Olsin: "Mė kthe paratė e mia…!"
Agnesa paraqitet edhe si aktore Agnesa paraqitet edhe si aktore
Blair: Amerikanėt janė obsesivė Blair: Amerikanėt janė obsesivė
Beyonce lufton me peshėn dhe ‘varėsinė’ Beyonce lufton me peshėn dhe ‘varėsinė’
Pauzė nė karrierėn e Jessica Alba Pauzė nė karrierėn e Jessica Alba
Google Yahoo MSN