Ekipi i Chelseat ka mohuar se ka dėrguar ofertė tek Barcelona pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit kamerunas, Samuel Etoo.
27-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Josep Guardiola, dhe është në kërkim të një klubi të ri. Dje për Corriere dello Sport, Etoo deklaroi se tek ai kanë arritur shumë oferta interesante dhe atë nga Chelsea, Tottenham dhe Inter.
Blutë nga Londra kanë mohuar deklaratat e Etoo, duke thënë se nuk janë të interesuar për lojtarin. Mohojmë se kemi dërguar ofertë tek Barcelona ose Etoo, ka thënë zëdhënësi i Chelseat.
Agjenti i Etoo, po ashtu nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që lojtari të mbetet në Camp Nou, edhe krahas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij.