Fedra e Senekės ishte e dyta tragjedi qė pas Trojaneve tė Teatrit Kombėtar shqiptar, u shfaq premierė nė ditėt e Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit Butrinti 2000.
Vepra e vënë në skenë nga Teatri Divadlo Dlouhe i Pragës, me regji të Hana Buresovas është pritur shumë mirë nga publiku dhe në diskutimet e konferencës për shtyp. Në rolin e Fedrës interpretonte aktorja Helena Dvorakova, e vlerësuarsi aktorja më e mirë e vitit në Çeki. Fedra ka qenë ngjarje edhe për jetën kulturore çeke, sepse për herë të parë është vënë në skenë në shekullin e 16-të. Buresova e quan me rëndësi vënien në skenë të veprës së Senekës sepse ka arsye që fuqia e ndjenjave të Fedrës të vijë e të përkojë me aktualitetin e Çekisë së sotme.
Kjo vepër është vënë në skenë qysh në shekullin e 16-të, ndaj ishte një grishje për ta rimarrë sërish. Por çka është më kryesorja teatri ynë është i orientuar drejt kërkimeve të tekstit dhe ngjarjeve të vjetra, që janë shumë pak të njohura,- tha në konferencën e shtypit Buresova. Dashuria e pamundur, pasioni që nxjerr njeriun jashtë qënies së tij dhe e verbojnë deri në pushtime demonësh vjen e justifikuar nga Seneka në veprën e tij. Fedra që solli regjisroja çeke u komentua dje ndër veprat më të arrira që janë shfaqur në historinë e festivalit të Butrintit.
Mbrëmja e fundit e edicionit të nëntë ka qenë për Teatrin Kombëtar të Dramës Shqipe të Shkupit, me komedinë e Shekspirit Ëndrra e një nate vere, me regji të Kolë Angelovskës.