Mediat italiane kanė pėrcjellė lajmin se Florent Malouda ėshtė pajtuar pėr tė kaluar nė radhėt e Romės dhe mbetet qė dy ekipet tė merren vesh pėr shumėn e transferimit.
Trajneri i romakëve, Luciano Spalleti e dëshiron në radhët e veta lojtarin e Chelseat, dhe në të sheh zëvendësimin ideal për Amantino Mancinin, i cili kaloi në Inter.
Coriere dello sport ka shkruar se Roma tashmë ka arritur në kontakt me agjentin e lojtarit ndërsa edhe Malouda ka qenë i disponuar të transferohet në Romë.
Por mbetet pengesa më e vështirë, respektivisht marrëveshja për transferim në mes dy ekipeve, Romës dhe Chelseat.
Roma dëshiron ta angazhojë lojtarin si huazim njëvjeçar me opsionin që në verën e ardhshme marrëveshja e tij të blihet në tërësi.