BMW dhe Fiat tashmė janė pajtuar pėr bashkėpunim nė krijimin e platformės pėr gjeneratėn e re tė Mini-t , e cila do tė duhej tė paraqitej nė treg nė vitin 2012.
Në platformën e njëjtë Fiat planifikon të ndërtojë gjeneratën e re të Grande Puntos, si dhe të Alfa Romea Mi.To. Tani për tani portali i cili mbulon lajme mbi automjetet Automotive News përmend platformën e re të përbashkët me emër kodi C-Evo, e cila do të duhej të përbëjë bazën për përpunimin e Mini-t 2015 të ri dhe më të madh.
Fiat e BMW gjithashtu bashkëpunojnë në një varg të njësive motorike të reja me benzinë dhe naftë, duke përfshirë edhe 1.4 litërshin katërcilindërsh dhe 1.2-litërshin trecilindërsh, të cilët do të integrohen në modelet të cilët tërheqin me boshtin e përparmë.