E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Prodhimi i naftės nė vend arrin rekord
Prodhimi i naftės nė vend arrin rekord
Prodhimi i naftės nė vend arrin rekord
Prodhimi i naftės bruto nė Shqipėri pėsoi rritje tė konsiderueshme gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit, si pasojė e hyrjes nė fazėn e prodhimit tė disa kompanive tė reja qė gjatė vitit tė kaluar qenė ende nė fazėn e investimit.

Vetëm në fushën e Patos-Marinzës, e cila është fusha më e rëndësishme naftëmbajtëse e Shqipërisë, prodhimi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti arriti në rreth 1 mijë tonë në ditë, ose 5800 fuçi. Një vit më parë, prodhimi në këtë fushë qe 5200 fuçi në ditë. Gjatë muajve të fundit, 42 puse ekzistuese janë rivënë në punë.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria prodhoi 560 mijë tonë naftë. Rreth gjysma e prodhimit u realizua nga kompania nën pronësi publike “Albpetrol”, ndërsa pjesa tjetër u prodhua nga kompanitë koncesionare. Këtë vit, numri i kompanive që operojnë në këtë sektor pritet të rritet në katër.

Fluturon edhe çmimi

Si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, edhe nafta shqiptare është shtrenjtuar. Të dhëna nga kompani private tregojnë se çmimi i naftës bruto shqiptare në qershor arriti në 70 dollarë për fuçi, ndërsa për tremujorin e dytë të këtij viti, çmimi mesatar qe 64 dollarë për fuçi.

Nafta shqiptare konsiderohet si naftë e cilësisë së ulët. Çmimi i saj varion në 50-60% e çmimit të naftës bruto në Bursën e Londrës. Një pjesë e naftës së prodhuar në Shqipëri rafinohet aktualisht nga Rafineria e Ballshit, ndërsa pjesa tjetër, eksportohet në drejtim të Italisë e vendeve të tjera. Që nga janari i këtij viti, “ARMO” pranoi ta blejë naftën e prodhuar privatisht në vend, me çmim më të lartë nga sa ofrohej nga rafineritë në Itali.

Por qeveria është e pakënaqur

Të gjitha statistikat nga sektori i naftës flasin për rritje. Prodhimi, çmimet e eksportit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por Buxheti i Shtetit nuk po ndjen lezetin e këtyre parave. Kompania shtetërore e naftës “ARMO”, realizonte fitime të ulëta deri para privatizimit, e për pasojë paguante pak për buxhetin e shtetit.

Ministri i Financave, Ridvan Bode hodhi dyshime për evazion fiskal në sektorin e koncesionarëve, duke përmendur koncesionet e naftës si më problematiket. Bode tha se, “tatimet po pranojnë deklarimet e kompanive për çmime shumë më të ulëta nga ato të bursave ndërkombëtare”.

Por nuk ka edhe shumë naftë nën tokë

Pavarësisht lajmeve pozitive, ekspertët e fushës thonë se nafta në nëntokën shqiptare është drejt shterimit. Burimi i Patos-Marinzës, i cili është burimi më i rëndësishëm i naftës në kontinentin europian, pritet të shterojë me normat aktuale të shfrytëzimit rreth vitit 2025, tre-katër vjet pas mbarimit të kontratës koncesionare ekzistuese. Vetëm një zhvillim i konsiderueshëm teknologjik mund të mbajë në punë edhe për shumë kohë puset shqiptare.




Publikuar: 22.07.2008 04:18:55
Lexuar: 25 herė
Fjalėt kyēe: Prodhimi, naftės, arrin, rekord,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Ford humb 8.7 miliardė dollarė nė tremujorin e dytė Ford humb 8.7 miliardė dollarė nė tremujorin e dytė
ERE nis licencimin e “mullinjve tė erės” ERE nis licencimin e “mullinjve tė erės”
Ligji pėr energjetikė nė kundėrshtim me standardet evropiane Ligji pėr energjetikė nė kundėrshtim me standardet evropiane
Biznes me bilardo Biznes me bilardo
Maqedoni: Nuk ka treg pėr operatorin e katėrt mobil Maqedoni: Nuk ka treg pėr operatorin e katėrt mobil
Ofertat pėr “Austrian Airlines”, deri mė 24 gusht Ofertat pėr “Austrian Airlines”, deri mė 24 gusht
“Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP “Vodafon” nė partneritet ekskluziv me VIP
Ēmimet e ushqimit dhe inflacioni Ēmimet e ushqimit dhe inflacioni
Nafta u ngjit nė 135 dollarė pėr fuēi Nafta u ngjit nė 135 dollarė pėr fuēi
Tregti “e fshehtė” me kromin Tregti “e fshehtė” me kromin
Google Yahoo MSN