WASHINGTON Pėrgjigja e presidentit Uillson qė i dėrgoi sė fundmi kryeministrave Millerand dhe Llojd Xhorxh rreth ēėshtjes sė Adriatikut, e bėrė publike sonte nė korrespondencėn mes tyre, informon prerazi se ai nuk kishte alternativė tjetėr nė situatat e tanishme, por do tė mbeten kėshtu situata pėr njė kohė tė gjatė, derisa tė bėhet njė zgjidhje.
Ndonëse presidenti nuk ndërmori një objeksion për zgjidhje, marrëveshja e ndërsjellë mes Italisë dhe Jugosllavisë në lidhje me kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, parashikon një marrëveshje të tillë që ishte bërë mbi bazën e kompensimin diku gjetkë, në shtrirjen e tyre drejt shteteve të botës së tretë, dhe mbi këto kushte, mund të pranohej të hiqej dorë nga projekti për një shtet të lirë të Fiumes. Ai nuk është i përgatitur që të lejojë ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, duke i bërë padrejtësi asaj. Gjithashtu, ai mori parasysh si të pazbatueshëm propozimin që të bashkojë Fiumen me Italinë përmes një rripi të ngushtë dhe shterpë të territorit bregdetar, gjë që është kundërshtuar aq rreptësisht sa edhe në rastin e zbatimit të marrëveshjes sekrete të Londrës. Sërish presidenti iu kujtoi qeverive të Britanisë dhe Francës se ai nuk ka ndërmend të pajtohet me një pjesë të marrëveshjes së paqes (dhe kjo kupton zbatimin e marrëveshjes për Turqinë, Hungarinë si dhe Adriatikun), nëse nuk do të bëhet mbi bazën e parimeve të drejtësisë, vetëvendosjes dhe në mbështetje me parimet mbi të cilat çdo vend hyn në luftë dhe mbi bazën e së cilës është arritur armëpushimi me Gjermaninë.
Çështjet për mënyrën e zgjidhjes
Megjithëse Presidenti është duke qëndruar fort në zbatimin e këtyre parimeve për realizimin e plotë të marrëveshjes së paqes dhe është i përgatitur plotësisht që të zbatojë kërcënimin e 10 shkurtit që të anulojë në Senat marrëveshjet me Francën dhe Gjermaninë, nëse fuqitë aleate tregohen jo të gatshme që të ecin hap pas hapi me Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për trajtimin e problemeve të Adriatikut mbi parimet e që ai ka pranuar gjatë gjithë kësaj kohe në lidhje me atë marrëveshje. Presidenti thekson se nuk ka ndërmend të mbyllë derën për një zgjidhje të problemit. Përpjekja pajtuese e presidenti është bërë publike në atë pjesë të kërkesës së tij ku ai deklaron gatishmërinë e tij për të braktisur projektin e tij për një shtet satelit të lirë si ai i Fiumes nëse Italia dhe Jugosllavia në mënyrë të ndërsjellë nuk bien dakord për kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, pa u kompensuar gjetkë përgjatë Adriatikut, në zgjerimin e tyre në shtetet e treta. Nëse kjo nuk mund të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis fuqive dhe dy shteteve të interesuara, Presidenti Uillson mund të shohë mundësinë që marrëveshja të dështojë dhe të nxjerrë planin për parimin e vetëvendosjes. Por, në mungesë të kësaj, presidenti konsideron se Italia dhe Jugosllavia duhet të jenë të gatshme të pranojë një vendim të qeverive të Britanisë së Madhe, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, që është vendimi i paraqitur në marrëveshjen e përbashkët mes këtyre tre vendeve më 9 dhjetor.
Në mënyrë të fshehtë, kjo është nënkuptuar që të jetë një interpretim korrekt i përpjekjes së presidentit, siç mendohet që bëri më tej në kërkesat e bërë publike sonte. Por, tej kokëfortësisë dhe vështirësive të problemit tërësor të Adriatikut, në kundërshtim me të cilin presidenti Uillson iu bashkua kryeministrave britanikë dhe francezë, në drejtim të ekzistencës së rreziqeve të mjaftueshme për të precipituar lufta në Lindjen e Mesme, ai tha se mund të arrihet shpejt veç një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët; karakteristikat e qëndrimit në kërkesat e tij janë kriticizmi i presidentit Uillson në lidhje me përpjekjet e qeverisë italiane, përmes negociatave, kërcënimit të saj që të tërhiqet nga pjesa tjetër në marrëveshjen e paqes dhe tiu bashkohet kryeministrave britanikë dhe francezë që qeveritë e tyre mund të konsiderojnë tërheqjen e marrëveshjeve nga Senati me ngrirjen e tyre. Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë bërë deklaratën se paralajmërimi i presidentit Uillson në kërkesën e tij të 10 shkurtit nuk nënkuptohet si një kërcënimi, megjithëse është e kuptueshme se presidenti Uillson ka pasur parasysh se çdo fjale që është thënë në diskutimet e shumta të paragrafit përfundimtar; dhe është gati të vendosë paralajmërimin e tij brenda fundit nëse ai akoma mund të jetë propozim i qeverive britanike, franceze dhe italiane që të rregullojë çështjen e Adriatikut mbi bazën e parimeve të pafavorshme ndaj atyre për të cilët presidenti ka qenë në favor të një zgjidhjeve përgjithësisht paqësore.
Kryeministrat përdorin fjalën kërcënim
Mirëpo, siç tregohet nga përgjigja e tyre e 17 shkurtit, në lidhje me paralajmërimin e presidentit Uillson, kryeministrat francezë dhe britanikë, e shohin si një rrezik aktual dhe se ata e shohin atë me frikë. Përdorimi i fjalës kërcënim në kërkesën e bërë nga kryeministrat më 17 shkurt, solli përgjigje në replikën e presidentit më 24 shkurt, e firmosur Polk Acting ku thotë se qeveritë britanike dhe franceze ishin drejtuar më parë me një kërcënim, jo kundër Shteteve të Bashkuara, por kundër Jugosllavisë, kur shtetit të mëvonshëm i ishte ofruar plani i Janarit për zgjidhje apo zbatimin e kushteve të Marrëveshjes së Londrës. Këtu është paragrafi përfundimtar i kërkesë së 10 shkurtit të bërë nga presidenti i cili u interpretua si kërcënim nga kryeministrat e Britanisë dhe Francës....
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në The New York Times