E enjte, 28.8.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Hatri i pavarėsisė, deputetėt e Kosovės - tė zgjedhurit e popullit, zgjodhėn kėsaj radhe ta shpėrblejnė vetveten, me nga hiē mė pak se 500 euro, pėrveē pagave tė majme qė marrin, plus mėditjeve marramendėse pėr “punėn” qė e bėjnė.

Hatri i pavarësisë, deputetët e Kosovës - të zgjedhurit e popullit, zgjodhën kësaj radhe ta shpërblejnë vetveten, me nga hiç më pak se 500 euro, përveç pagave të majme që marrin, plus mëditjeve marramendëse për “punën” që e bëjnë.

Fundjava që iku u mbyll me një marre të madhe në Parlamentin e Kosovës. Përjashtuar deputeten Vlora Çitaku, të gjithë të tjerët, nga mazhoranca dhe nga opozita, ishin të një goje për të gëzuar privilegjin e punës për pavarësinë, me nga 500 euro plus, si shpërblim “për djersën e derdhur, kohën e humbur dhe mundin e dhënë” në përgatitjet për 17 Shkurtin e këtij viti, Ditën e Shpalljes së Kosovës shtet sovran e i pavarur.

Askush s’e kundërshtoi, kurse të gjithë e miratuan unanimisht vendimin e Kryesisë së Parlamentit për nga një kaçik shtesë për pavarësinë, që, përkthyer në gjuhën e pushimeve verore, i bie nga një yll më shumë në hotelet apo standardet e pushimeve për sivjet, për secilin deputet.

E gjithë kjo ndodhi në emër të kontributit për bërjen e pavarësisë. Personalisht kam pritur reagime, së paku morale, nga të zgjedhurit e popullit të Kosovës pas këtij vendimi. Por, kjo nuk ndodhi.

Nga të gjitha paraqitjet televizive dhe publikimet faqeve të gazetave, kundër këtij devijimi të rëndë moral të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, doli vetëm njëra prej të 100 e kusurve, Vlora.

E vetmja që e kundërshtoi publikisht dhe që kërkoi revidimin e këtij vendimi. Megjithatë, “e pafuqishme” përballë heshtjes së 99 për qind të të tjerëve, edhe ajo është “detyruar” që kësaj vere t’i hajë plus 500 euro, përkundër vullnetit të saj të mirë.

Nuk e di se kush nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës e pati idenë, por e di që të gjithë së bashku ranë dakord, pa zhurmë, fjalë, polemika e kundërshtime, që nga buxheti i Kosovës t’i skajojnë xhepave të tyre nga 500 euro shtesë.

Në atë moment m’u kujtuan mijëra familje të dëshmorëve, fëmijë jetimë, të martirëve të kombit, familjarë të të zhdukurve, invalidë të luftës së UÇK-së e veteranë të saj – pa vende pune, pa kulm mbi kokë, e me darkë të munguar në sofrat e tyre; m’u kujtuan minatorët e Trepçës dhe familjet e tyre (që në fundin e viteve ‘80 i quanim heronj të nëntokës dhe nderi i vendit, atëherë kur kishte greva dhe protesta të thyrjeve të mëdha); m’u kujtuan mijëra mësimdhënës të Kosovës që përgjatë viteve ’90 ishin shtylla e pëpjekjeve për shtet dhe republikë dhe që punën e tyre e bënë me dhe pa bukë, e shpesh me nga një gjysmë këpuce; m’u kujtuan dhjetra mijëra pensionistë të Kosovës, që s’i kanë paratë për ilaqe deri në fund të muajit… Me një fjalë, m’u kujtua populli i Kosovës, që është mbi dy milionë njerëz dhe që përbëhet nga këto kategori që i përmenda më lart.

Edhe këta janë njerëzit që punuan për pavarësinë. Bile që punuan e dhanë më shumë se të gjithë 100 plus 20 depuetët e Kuvendit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë.

Ndoshta po më ngatërrohet demokracia jonë parlamentare, ose nuk po marr vesh nga procedurat parlamentare, por ishte e vështirë që të gjej ndonjë formulë që ta vë në korniza të ndershmërisë vendimin e Kuvendit të Kosovës, për t’i gëlltitur të zgjedhurit e popullit secili nga 500 euro bakshish “prej shpie” kësaj vere, në emër të pavarësisë.

Megjithatë, ata janë të zgjedhurit e popullit dhe ata vendosin vetë. E kanë në dorë vendimin dhe implementimin. Gjithashtu, edhe paratë. Dhe mund t’i shkrryejnë si të duan. Sikurse bënë kësaj vere.

Ironia u bë edhe më e thellë, kur u tha se kjo është një shumë simbolike për punën e madhe të deputetëve, të bërë në të mirë të pavarësisë së Kosovës. Sa palidhje.

100 mijë euro, simbolikisht do të shpenzoheshin më mirë sikur në emër të sakrificës për pavarësinë t’u ndaheshin 200 familjeve më skmanore të kategorive që përmenda më lart, nga 500 euro secilës: dhjetë familjeve të dëshmorëve, dhjetë familjeve të të zhdukurve, dhjetë familjeve të invalidëve; dhjetë familjeve të veteranëve; dhjetë familjeve të minatorëve; dhjetë familjeve të arsimtarëve; dhjetë familjeve të ish-deputetëve të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990, dhjetë familjeve pensioniste e kështu me radhë.

Por, kjo nuk ndodhi. Hatri i pavarësisë, të zgjedhurit e popullit, zgjodhën kësaj radhe ta shpërblejnë vetveten, me nga hiç më pak se 500 euro, përveç pagave të majme që marrin, plus mëditjeve marramendëse për “punën” që e bëjnë.

Ernest Luma/ telegrafi



Publikuar: 23.07.2008 00:48:51
Lexuar: 23 herė
Fjalėt kyēe: Eurot, marres, heronjt, pavarsise,
  


Lajmet e fundit
Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė
Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё
Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill



Lajmet te ngajshme
"Problemet nė kėtė vend, nuk zgjidhen me arrogancė"
Ritja e energjisė dhe pakėsimi i ushqimit Ritja e energjisė dhe pakėsimi i ushqimit
Emigrantėt, Emigrantėt, "aksionerė pa pushtet"
Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare Diversiteti fetar tek shqiptarėt si pasuri kombėtare
Survejim e ndėshkim Survejim e ndėshkim
Kur tė Kur tė "vret" edhe Gjykata e Hagės
"E-Qeverisja", hap tjetėr drejt qeverisjes sė mirė dhe efektive nė Kosovė
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
“A do ta fitojmė luftėn me vetveten” “A do ta fitojmė luftėn me vetveten”
Guaska materialiste... Guaska materialiste...
Google Yahoo MSN