E diel, 7.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa
Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa
Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa
Nėse do e kishin pyetur katėr muaj mė parė, edhe pėr vetė Najada Konomin, do tė ishte e pabesueshme ideja, qė pikėrisht me njėrin nga njerėzit me tė cilin ajo kishte qenė e detyruar tė jetonte pėr 100 ditė nė shtėpinė e Big Brother, gati njė muaj pas pėrfundimit tė lojės, do tė vendosnin tė ndanin bashkėjetesėn.

Kësaj radhe pa praninë e kamerave, tensioneve të konkurrimit, rivalëve brenda shtëpisë, apo kurtheve që të ngre përpjekja për të fituar një thes me para.

Historia e nisur me Olsi Mingomataj, djalin 34 vjeç nga Tirana, që për shumë kënd, ndërsa krijohej aty brenda shtëpisë së përbashkët, nuk dukej e vërtetë por paksa e përllogaritur për të fituar simpatinë e publikut, dhe që nuk kaloi dot pa u paragjykuar, në fakt, për të dy protagonistët është më e bukur dhe reale se asnjëherë tjetër.

Prej disa ditësh të dy janë vënë në lëvizje që të marrin me qera një apartament të vogël, të cilin duan ta paguajnë bashkërisht dhe po aty të vazhdojnë historinë e bashkëjetesës që në fakt nisi si lojë…..

“Lidhja jonë vazhdon dhe mendoj se është akoma më e bukur përjashta seç ka qenë aty brenda”, tregon Najada. “Jashtë ka më shumë gjëra të bukura për të bërë. Aty brenda rrinim në oborr dhe takoheshim nëpër korridore….Ndërsa tani që kemi dalë përjashta kemi mundësi të argëtohemi më shumë dhe të njihemi më mirë.

Mendoj se do ta vazhdojmë si lidhje. Aq më tepër që plani ynë më i afërt është që të marrim një shtëpi me qera dhe atje të ndajmë ditët e dashurisë sonë. Kemi filluar nga kërkimet, besoj se do e gjejmë përpara se të nisemi për pushime me Olsin në Turqi dhe, me t’u kthyer prej atje: lamtumirë jetë e mëparshme”……

Surpriza e dashurisë

“Para se të hyja në këtë lojë televizive, nuk e kisha menduar asnjëherë se aty brenda mund të njihesha me dikë që do të më tërhiqte dhe me të cilin të krijoja një lidhje”, vazhdon të rrëfejë Najada. “Madje edhe kur më kanë pyetur në audicion për një mundësi të tillë, u kam thënë se edhe mund të ndodhë të pëlqej dikë, por kurrsesi nuk kam hyrë me mendimin se do shkoja aty e do të lidhesha me dikë. Lidhja me Olsin erdhi natyrshëm, ditë pas dite. …Ne që mbanim kokat përpjetë, kalonim korridoreve, “kush je ti e kush jam unë” deri sa u lidhëm bashkë dhe ja ku jemi sot”, komenton ajo duke qeshur.

Në fakt është pikërisht e njëjta vajzë që jemi mësuar ta shohim përmes ekranit: me batutat në majë të gjuhës, gjithmonë me humor të mirë, spontane, me dialektin e këndshëm fierak në të folurën e saj, dhe sigurisht një vajzë mjaft simpatike dhe e veshur bukur.

“Momentet tona i kujtojmë shpesh me Olsin. Them se kanë qenë të lezetshme. Ato na kanë nxitur që të afrohemi edhe më shumë. Ngacmimet që unë rrija me të, pastaj me të tjerë…. E njëjta gjë edhe me Olsin, i cili sa rrinte me mua, shkonte pastaj të rrinte me vajzat e tjera… Kjo ishte loja jonë. Loja e dy njerëzve që po bien në dashuri dhe sillen në këtë mënyrë. Që kërkojnë të kenë vëmendjen e njëri -tjetrit, por që në dukje duken indiferentë dhe përpiqen të këmbëngulin në këtë ide…

Por gjatë gjithë kohës ne ruanim me shikime njëri -tjetrin, pavarësisht se me fjalë shpreheshim sikur nuk na interesonte”./Celebretit/.


Publikuar: 23.07.2008 01:48:48
Lexuar: 108 herė
Fjalėt kyēe: Najada, Konomi, aventura, provokimi, bashkėjetesa,
  


Lajmet e fundit
Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė Adelina paguhet 5.000 euro pėr njė ndejė
Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve Terry dėshiron hakmarrje ndaj kroatėve
Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova



Lajmet te ngajshme
Flori injoron Sonin Flori injoron Sonin
Genta i pėlqen flitė por e dashuron Milotin Genta i pėlqen flitė por e dashuron Milotin
Kristin tregon pėr alkoolin Kristin tregon pėr alkoolin
Fergie ua mbyll gojėn gazetarėve Fergie ua mbyll gojėn gazetarėve
Jolie nė spital Jolie nė spital
Suada paguan 2.000 euro pėr fustan Suada paguan 2.000 euro pėr fustan
Meda martohet nė gusht Meda martohet nė gusht
Destani do tė luajė nė njė film hollivudian Destani do tė luajė nė njė film hollivudian
Adelina prapė nuk po shihet nė skenė Adelina prapė nuk po shihet nė skenė
Martesa e Liv Tyler nė telashe Martesa e Liv Tyler nė telashe
Google Yahoo MSN