E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Ēfarė depresioni tė veshėsh kostumin e plazhit...
Ēfarė depresioni tė veshėsh kostumin e plazhit...
Ēfarė depresioni tė veshėsh kostumin e plazhit...
E kanė quajtur “depresioni i rrobave tė banjės”, panikun qė mbėrthen shumicėn e njerėzve pėr dukjen estetike pėrpara se tė shkojnė nė plazh e t’i gėzohen diellit.

Sipas specialistëve kjo është gjithçka normale dhe nuk ka asgjë të habitshme. Aq sa sipas një studimi, 4 italianë në 5 janë në njëfarë mënyrë të goditur nga ‘sindroma’ e re para verë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i “Donne e qualità della vita”, që mori si kampion 300 persona, meshkuj e femra, nga 20-50-vjeç, të cilët u intervistuan në plazhet italiane.

Vetëm 15% e të intervistuarve provonin lehtësim shpirtëror për mbërritjen e pushimeve të shumëpritura. Ndërsa 35% të tjerët vuanin nga një depresion i fortë, që lidhej me mospëlqimin e trupit të tyre.

Shoqëria e studimit kërkoi të shkonte më thellë në këtë kërkim: për 34% e të intervistuarve prova e kostumit të banjës provokonte një siklet të madh; për 25% një ndjenjë të fortë bezdisjeje dhe për 20%, turpërim total.

Vetëm një pjesë e vogël, 9%, arrinin të gjenin një ndjenjë kënaqësie teksa dilnin me bikini. Nëse për gratë celuliti dhe pjesët e tepërta vazhdojnë të mbeten në majën e defekteve që i shqetësojnë më shumë(38%), për meshkujt barku mbetet elementi më bezdisës (35%).

Në kushte të tilla, çfarë mund të bëhet për t’u ndjerë mirë?

Jo më orë të tëra të lodhshme të kaluara në palestër, ose dieta të rrepta. Sot metoda më e preferuar është ndërhyrja kirurgjikale, e zgjedhur nga 35% e të pyeturve.

Por kini kujdes. Sipas kirurgut plastik Massimo Pierotti, “është gabim i madh që të mendosh të arrish perfeksionin. Ata që e kanë qëllim në vetvete këtë arratisen nga vetvetja, sepse perfeksioni nuk mundtë ekzistojë”.

Ndërsa sipas profesor Paolo Gottarelli, janë në shtim personat që për probleme të tila estetike kalojnë në depresion. “Një fytyrë perfekte, nuk është një fytyrë pa rrudha. Obsesioni i perfeksionit sjell shpesh një shpirt të varfër dhe një kirurg i mirë duhet t’i japë përgjigje të mençura pacientit të vet, duke i ndihmuar të përballen me përgjegjësi edhe para ndërhyrjes kirurgjikale”- thotë ai.


Publikuar: 23.07.2008 03:01:46
Lexuar: 36 herė
Fjalėt kyēe: Ēfarė, depresioni, kostumi, plazhi,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Karakteristikat  e bashkėshortėve tė palumturė Karakteristikat e bashkėshortėve tė palumturė
Dhuna elektronike Dhuna elektronike
Sa ndikim ka stresi tek ne ? Sa ndikim ka stresi tek ne ?
Mė dėgjoni edhe pse jam i vogėl Mė dėgjoni edhe pse jam i vogėl
Largojeni lodhjen kronike (2) Largojeni lodhjen kronike (2)
Pėr njė jetė mė tė mirė Pėr njė jetė mė tė mirė
10 arsye pse duhet te qeshim 10 arsye pse duhet te qeshim
Nė cilėn moshė duhet tė pėrdorin fėmijėt celularin, kompjuterin dhe internetin Nė cilėn moshė duhet tė pėrdorin fėmijėt celularin, kompjuterin dhe internetin
Terrori psikik nė vendin e punės/shkollės... Terrori psikik nė vendin e punės/shkollės...
Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid Hakerėt dashakeq po bėhen ēdo ditė e mė perfid
Google Yahoo MSN