Nėse nė verėn e shkuar ishim mėsuar me tė bardhėn, stilin marinar, rozėn, veshjet fluturuese, kėtė verė do tė kemi kthim tė veshjeve teknike qė janė copat e metalizuara tė kombinuara me transparencė plastike, dhe me shkėlqim metalik.
Veshje shumë të shkurtra

stil
Ndërkohë që bluzat do të zgjaten aq sa të duken si fustane, pjesa e poshtme shkurtohet.
Pra gjërat e shkurtra dhe këtë vit sundojnë. Do të abinohen me streçet që do kenë ngjyrë argjendi ose floriri. Nëse ju preferoni klasiken, atëherë mund të vishni veshje të bardha e të zeza që shkojnë mirë në çdo rast dhe kombinohen lehtësisht.

stil
Streçet
Janë gjithandej. Këtë verë mund ti veshim poshtëë të shkurtrave dhe poshtë veshjeve, ose dhe pa gjë nëse mund tia lejojmë vetes.
Fustanet
Fustane të shkurtra, me dantellë, transparencë dhe qëndisje.
Veshjet e balerinave
Janë këto veshje që kanë sunduar në modën e sivjetshme. Dhe ky stil mund të përdoret dhe jashtë palestrës.
E kuqja
E kuqja këtë vit do mbizotërojë gjithkund. Por do jenë shumë në modë dhe lulet.
Argjendi dhe floriri
Duhet që të gjitha gratë që ndjekin modën të kenë në veshjen e tyre diçka të metalizuar.
Ajo mund të jetë: ar, argjend, kristal, xham, platin, gjarpër. Tendenca e stilistëve më të
njohur është metal nga koka te këmbët, por pa e ekzagjeruar.
Çantat
Çantat janë të mëdha dhe me shumë hapësirë.
Kapelet
Kapele të mëdha prej kashte dhe me lule.
Rrathë
Rrathë në kokë të ngjyrave të ndryshme si dhe diadema (kurora) në flokë.
Sandale të larta apo të ulëta?
Vazhdojnë të jenë në modë këpucët e balerinave, të të gjitha ngjyrave, modeleve.
Kjo në jetën e përditshme, ndërkohë që në darkë shkojnë sandalet me takë të lartë,me një dekolte përpara dhe shumë shpesh me një fjongo. Këpucët e modës janë dekolte, me majë të rrumbullakët, takë të madhe dhe kanë ngjyra të kuqe, lejla,të zeza, flori, argjent dhe varak.

stil
Ngjyrat dhe Stilet e Fustaneve
Tani, mesa kam vënë re unë nëpër dyqane dhe kam shkuar shpesh ne Mall apo Shopping Plazza te me besoni, ngjyrat me ne Mode këtë Vere janë 2e Verdha (e ndezur), dhe e Kuqja (klasike)por edhe një e kuqe me e erret si qershi apo vishnje. Gjithashtu shumë ne Mode janë edhe e bardha me te zezen se bashku, pra te kombinuara bashke, si nëpër rrathe, forma gjemotrike, me pika, me vija, me motive, etj.
Vazhdon te mbetet shumë ne Mode edhe e bardha, d.m.th. e bardhe vetëm (plain).
Nuk ka dyqan apo butike ku të mos gjesh fustane te bardha te një stili shumë femeror, te lehta dhe pranverore, si me funde te derdhura, me copa me vrima apo eyelet qe duken si centro apo qendisje, me zbukurime apo dantella sidomos tek dekolteja apo gjoksi, tek menget e vogla dhe më me fruta apo rrudha. Të tilla gjen plot gjithandej, qe nga stiliste te shtrenjte si Nicole Miller, D&G, BCBG, bebe, Cache dhe tek butika te tjera shumë te mira por disi me te arsyeshme si the Limited, Express, H&M, Wet Seal,
Anthropologie & Forever 21.
Janë ne Mode veshjet shumë femerore, bluzat e gjata qe duken si mini-fustane, shumë prej tyre me një dekolte te stilit "empire waist" pra qe vijnë puthit pas gjoksit dhe krejt te lirshme e te gjëra nga gjoksi deri poshtë në fund, si edhe bluzat apo fustanet me rripa
te gjëra tek pjesa nën gjoks, apo tek beli, për t'i shfaqur me shumë format e pjeses se siperme te trupit te femres. Këto fustane me "empire waist" apo si stile moderne shtatzanie ngjajne shumë bukur ne shumë trupa vajzash, si elegante edhe pak me te mbushura dhe janë zakonisht te shkurtra mbi gju, ose te gjata deri tek kyci i këmbës.