Prodhohet njė ilaē i ri pėr kurimin e kancerit nė prostatė. Nė Britaninė e Madhe ėshtė eksperimentuar me sukses njė medikament i ri kundėr formės mė agresive, vdekjeprurėse tė kancerit nė prostatė.
Quhet "abiraterone" dhe duket se është në gjendje të luftojë me sukses tumorin dhe të zgjasë për shumë vite jetën e pacientit. Medikamenti që ka qenë objekt i një studimi të publikuar në numrin e fundit të "Journal of Clinical Oncology", lufton kancerin duke bllokuar hormonet (para së gjithash testosteronin) që e ushqen.
Mendohet se ilaçi do të tregtohet brenda 2-3 vjetësh në formë pilulash. Eksperimentet e kryera mbi "abiraterone" janë kryer në Londër, pranë "Institute of Cancer Research" dhe "Royal Marsden Hospital". Deri më tani janë marrë 250 pacientë si kavie dhe është parë se është dyfishuar niveli i jetëgjatësisë. Medikamenti duket se është në gjendje të ketë një impakt pozitiv në 80 % të rasteve.
Forma më agresive dhe vdekjeprurëse e kancerit në prostatë, që në një vend si Britania e Madhe prek rreth 10 mijë burra çdo vit, zakonisht shkakton vdekjen e pacientit brenda 18 muajsh. Në vazhdën e suksesit të arritur mbi kancerin e prostatës, mjekët londinezë tashmë po eksperimentojnë "abiraterone" për trajtimin e kancerit të gjirit, me shpresën se medikamenti do të rezultojë sërish efikas./Panorama/.