E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Pėr grafikėn...sociale
Pėr grafikėn...sociale
Pėr grafikėn...sociale
Pjesa mė e vėshtirė e punės nė grafikėn e Abaz Hados duhet tė fillojė kohė mė parė, sesa ai tė hedhė veprėn. Atėherė, kur vendos qė tė punojė. ‘Tė gėrvishtė’ linoleumin, tė fillojė punėn e tij. Dhe, po tė kujtosh teknikat me tė cilat ai punon, atėherė do tė bindesh plotėsisht pėr kėtė. Nė vitet e fundit, Hado ka punuar nė linoleum.

Të mjafton njohja e teknikës së përgatitjes së linoleumit, që të kuptosh sesa e vështirë por edhe grishëse është puna e një grafisti.

Pak për teknikën

Kjo është një teknikë e vendosjes me ngjitje të imazhit. I ngjan pak gdhendjes së drurit, në këtë rast- ku një copë linoleumi gdhendet me një majë thike profesionale dhe përdoret në një sipërfaqe. Ajo gdhendet pak e nga pak, për të dhënë imazhin e pasqyrës. Kuptohet të atyre pjesëve që do të tregohen. Pastaj faqja e linoleumit lyhet dhe pastaj paraqitet (shtypet) në letër apo në lëndë tjetër. Është disi e vështirë që të punosh me këtë teknikë në sipërfaqe të mëdha. Në literaturë thuhet gjithashtu, se kjo teknikë shpejt u përqafua nga artistët që me këtë rast “i shpëtuan” drurit, vetëm se ishin Pikaso dhe Henri Matis, që ndihmuan këtë teknikë të zinte një vend të nderuar mes artistëve profesionistë...
...

Në këtë hulli punon zakonisht Abaz Hado. Prej kohësh, si grafist, ai është i njohur për lapsin..më pak për ngjyrën dhe në përgjithësi i një individualiteti të thjeshtë dhe pa zbukurime. Në një shkrim që ka bërë kohë më parë për të- i ndjeri Andon Kuqali, shkruan se punët e para të tij “janë realiste ku gjithnjë e më shumë ka ndikuar frymëzimi subjektiv. Këto punime janë trajtuar në imtësinë e detajeve, transmetojnë emocione lirike dhe sugjerime shqetësuese, që i ngjallin artistit peizazhet e mjediseve të çrregullta, pamjet e Tiranës me ditë me borë dhe ditë me shi ose fshehtësia romantike e hijeve dhe dritave të rrugicave karakteristike nëpër qytetet qindravjeçare siç është Berati”.

Grafika e sotme e tij

Shumë vite më vonë, nga këto fjalë, tashmë një piktor i afirmuar me një pjesëmarrje aktive brenda dhe jashtë vendit në ekspozita grafikash, Hado është paraqitur në një ekspozitë në hollin e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura me 40 punime. Ndër të cilat janë 20 që janë në grafikë dhe 20 të tjera në pikturë, një specifikë, që duhet thënë se nuk është shumë materia më e preferuar e tij.
E përsërisim, punët në grafikë të autorit, edhe në këtë ekspozitë nuk të zhgënjejnë. Ka një cikël që ka lidhje me boksin dhe turmën që e ndjek; një tjetër me njerëzit e natës;...të tjera..për natyrën; për lojërat e fatit; për kaosin urban;...një tjetër për shiun etj. Tej, të zakonshmes, për të gjitha ato mund të japësh një shpjegim alegorik. Te boksieri përmes kompozimeve të thjeshta qendrore, autori del jashtë përplasjes dhe triumfit të zakonshëm të boksit. Është një ngërthim, sesi turma kënaqet me strapacimin e personazheve të saj. Sesa të etur janë për ringun (lexo-soditjen e luftës). Apo, si vetë boksierët (lexo njerëzit e triumfit) personazhe, presin me ankth të ardhmen. Një simbolikë po të bukur kanë lojërat e fatit. Të gjitha të realizuara në linoleum, ato mund të kenë pasur një kohë në kokën e autorit, por mund të përfaqësojnë njëkohësisht (me reduktimin e pak elementëve) shumë kohë. Po të mos ishin thjesht, një detaj i lojërave të sotme të fatit, atëherë shumë mirë ato mund të vendoseshin kudo, ku njerëzit e kanë pasur epsh fitimin e menjëhershëm me këtë lloj mundimi të ëmbël, që të afron deri afër katastrofës. Një gjë e realizuar të duket dhe mbledhja e punëtorëve të natës dhe mënyra e thjeshtë sesi e konceptojnë jetën. Ka zgjedhur sërish fizionomi te pakohë, për të treguar se edhe në urbanizimin më të lartë...ata njerëzit e thjeshtë e konceptojnë jetën thjeshtë...si zjarri i vobektë para tyre.

Interesant janë punët me laps, për kaosin urban dhe që përbën një shqetësim të kahershëm të autorit. Pllaka të pamundshme, që duket se nuk bëzajnë dhe që “e lodhin” pafund publikun, që ashtu si në fazën krijuese, duket se kanë lodhur dhe vetë autorin e tyre. Në këtë përballje, autori tregon reagimin e tij qytetar por edhe shqetësimin me të cilin përballemi sot...Pjesa tjetër, që ka të bëjë me pikturat, përbën atë që mund të quhet si një rekje e autorit për të eksperimentuar me formën dhe me ngjyrën. Por pa ndonjë pretendim, që i shkon prirjes së tij të natyrshme drejt grafikës.

E fundit, për të mos thënë më e bukura, është një alegori e ngritur mbi “Darkën e fundit”...ku në një skaj, si në një zinxhir ADN-je..vjen një turmë, që nuk ka fund...dhe para 12 apostujve..një karrige bosh..që i pret...në ndëshkim. Është një nga punët më te realizuara nga ana ideore e Hados. E denjë për ekspozita cilësore.
Këto janë punët e fundit të Abaz Hados, që megjithëse janë ekspozuar në një mjedis modest, duhet thënë se përbëjnë një eveniment për jetën kulturore të Tiranës. Ndërsa ata që e kanë ndjekur prej vitesh autorin, do të ndjejnë, atë që ai ka përshtatur dhe më tej mjetet e tij të shprehjes, duke i bërë ato që ta japin sa më shumë shpirtin e tij të trazuar dhe kohë-mundimin e njeriut (artist) të sotëm.


Publikuar: 23.07.2008 03:35:38
Lexuar: 25 herė
Fjalėt kyēe: Grafikėn, sociale, veprėn,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Seneka pėlqehet nė “Butrint” Seneka pėlqehet nė “Butrint”
Moxart me katėr duar Moxart me katėr duar
Instalacioni i burgut tė Lubonjės Instalacioni i burgut tė Lubonjės
Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt
“Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar” “Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar”
Ulqin, ēelet panairi i librit shqip Ulqin, ēelet panairi i librit shqip
Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale
Historianėt: Tė ruhen vlerat autentike tė shtėpisė sė Nėnė Terezės Historianėt: Tė ruhen vlerat autentike tė shtėpisė sė Nėnė Terezės
Google Yahoo MSN