Ēdo ditė pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe tė dhėna nė kompjuterin tuaj. Nė kėtė mėnyrė nė moment paraqitet kaos dhe filloni tė harroni ku dhe ēka keni ruajtur. Nėse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje pėr Windows, tė cilat do tju ndihmojnė mė sė miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner
Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.
Revo Uninstaller
Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm ti çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.
Auslogics Disk Defrag
Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.
Spybot - Search & Destroy
Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.