E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar
Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar
Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar
Regjisori grek Vangjelis Theodoropulos mund tė quhet me fat, teksa ka punuar pėr “Trojanėt”, pjesė e triologjisė sė Euripidit. Jo pėr faktin, se mundi tė verė njė shfaqje nė skenėn shqiptare, por sepse ajo ishte njė katėr shfaqjet e vetme tė edicionit tė sivjetmė fatkeq tė “Butrintit 2000”.

Për këtë qëllim, ditë më parë, në eksteriorin e Teatrit Kombëtar, trupa e tij masive e aktorëve shqiptarë, performoi në orën 22.30 të natës. “Në Shqipëri më ofruan të bëj ose komedi të Aristofanit ose tragjedi, unë veçova këtë të fundit. “Trojanët” sepse është një vepër që ka shumë vjet që dua ta vendos në skenën Shqiptare. Mendoj që vetë pjesa është një urë komunikimi që na lidh e miqëson ne popujve të Ballkanit sepse flet për barbarizmin e luftës dhe për emigrimin. Fenomene që i ka jetuar dhe populli juaj pas vitit ’90 por edhe populli im në vitet ’50 e tutje. E them këtë që të mos ngushtojmë kornizat e pjesës ‘Trojanët’”, shpjegoi për Kult kohë më parë regjisori i saj grek. A ia arriti vallë?

Në fakt, ishte një trupë e nderuar aktorësh, ku veç Margarita Xhepës, Luiza Xhuvanit, Ema Andreas, Raimonda Bulkut, Gulielm Radojës, Neritan Liçajt, Arben Derhemit, Olta Dakut, Eftjola Laçkas, Eneida Xhelilit, Loredana Gjeçit...interpretuan dhe shumë të rinj. E megjithatë, në fund të saj, mund të thoshe se shfaqja nuk mund të quhej një gjë ndryshe, edhe duke iu referuar mungesës së shfaqjeve të teatrit antik në vendin tonë. Veçmas, ajo që të binte në sy më shumë, ishte mungesa e kolegëve shqiptarë për të këqyrur shfaqjen. Po ashtu, asnjë regjisor shqiptar, veç Arben Kumbaros, dhe ca më shumë të njerëzve të tjerë të artit shqiptar. Larg fjalëve, askush prej tyre duket se nuk ka qenë i interesuar të shikonte shfaqjen e kolegut të tyre, që mbahet si një nga emrat më të nderuar të teatrit grek.

Duke iu kthyer shfaqjes, përshtypja e parë e artistëve shqiptarë ishte se edhe pas shumë kohësh, dukeshin si të ngrirë në marrëdhënien me njëri-tjetrin - ndërsa shpalosja e zërit në një auditor të hapur, duket se nuk ishte aq i lehtë nga disa prej aktorëve. Duhet të ketë qenë e zgjuar taktika e përdorur nga regjisori grek për të afruar sa më shumë kohën e provave me kohë-shfaqjen, por duket se me gjithë impenjimin, artistët ishin brenda disa kornizave, që nuk i kalonin dot. Ishte një Andromakë (L.Xhuvani)...si çdo personazh tjetër i saj, një Poseidon (G.Radoja)...që nuk i imponohej dot shfaqjes, një Helenë (R.Bulku) pa hire...Çuditërisht e mbushte dhe e mbante Hekuba (M.Xhepa), pavarësisht moteve të shumta mbi supe. Margarita Xhepa, me një impenjim të rrallë duket ende një shembull për aktorët e rinj.
Vlen për tu përmendur dhe ndërfutja e muzikës së traditës shqiptare, por që duhet thënë sesa do aktualitetit për të përcjellë veprën...ajo nuk e përcillte dot dinamizmin dhe emocionin e saj. Gjithsesi, ishte një mobilizim më i mirë i korit të vajzave dhe po të kishte pak më shumë zhdërvjelltësi, ndoshta vepra duhet të kishte një përmasë tjetër. Gjë e cila, mbase do rregullohet deri në Greqi. Mbase nuk mund të gjykohet thjesht me provën, por një gjë mund të thuhet qartë se me kohën në dispozicion, e paçka vështirësive, mund të kishim një shfaqje më ndryshe, më elitare...

Megjithatë, duhet besuar në suksesin e veprës dhe maturimin e saj, pasi ajo do të jetë të hënën në Greqi, pas shfaqjes së Butrintit.
Kurse për sa i përket komunitetit të artistëve shqiptarë, të mbetet të thuash, se kur do të vi dita që të jenë njëherë solidarë ose të paktën me artin e kolegëve të tyre ose me artin e njëri-tjetrit. A do të mundësohet kjo vallë ndonjëherë? Të paktën, për ngritjen në një stad tjetër të artit shqiptar. Asgjë më shumë, paskëtaj.
Ben Andoni /parajsa




Publikuar: 23.07.2008 04:00:08
Lexuar: 23 herė
Fjalėt kyēe: Provė, Teatri, Kombėtar,
  


Lajmet e fundit
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian



Lajmet te ngajshme
Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė Kristaq Rama, pėrmbushja e profecisė
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Seneka pėlqehet nė “Butrint” Seneka pėlqehet nė “Butrint”
Moxart me katėr duar Moxart me katėr duar
Instalacioni i burgut tė Lubonjės Instalacioni i burgut tė Lubonjės
Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt Kadare: sa afėr Italia pėr shqiptarėt, sa larg Shqipėria pėr italianėt
“Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar” “Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar”
Ulqin, ēelet panairi i librit shqip Ulqin, ēelet panairi i librit shqip
Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale
Historianėt: Tė ruhen vlerat autentike tė shtėpisė sė Nėnė Terezės Historianėt: Tė ruhen vlerat autentike tė shtėpisė sė Nėnė Terezės
Google Yahoo MSN