Fiorentina ka pohuar edhe zyrtarisht se ka marrė ofertė nga Roma pėr sulmuesin rumun Adrian Mutu dhe se do ta pranojė, nėse me kėtė pajtohet edhe lojtari.
E ardhmja e Mutu në Fiorentina ishte në pikëpyetje gjatë gjithë verës edhe krahas pohimeve të trajnerit Prandelli dhe agjentit të tij se do të nënshkruajë marrëveshje të re për klubin.
Roma ka bërë ofertë për Mutu dhe tash mbetet të takohemi me përfaqësuesit e tyre. Rregull e klubit është ti mbajmë lojtarët më të mirë, por kur janë afër të 30-tave dhe nëse dëshirojnë të largohen, atëherë duhet të mendohet oferta. Futbollisti nuk është duke u stërvitur me ekipin pasi që është i sëmurë, ka thënë drejtori sportiv i Fiorentinës Pantaleo Covino.
Thuhet se Roma ka ofruar 20 milionë euro për futbollistin 29-vjeçar dhe marrëveshje me pagë vjetore prej 3.2 milionë eurosh.