Fėmijėt, nėnat e tė cilėve punojnė, janė mė tė lumtur dhe mendojnė se nėnat e tyre kalojnė shumė kohė me ta, ka zbuluar studimi i njė shoqate pėr fėmijė nga Singapori.
Përkundër frikës së prindërve, orët e kaluara në zyrë nuk ndikojnë në mirëqenien emocionale të fëmijëve, thuhet në hulumtimin, i cili ka përfshirë 1.800 prindër dhe fëmijë.
Sipas rezultateve të fituara, të cilat i publikon The Straits Times, 83 për qind e fëmijëve ndjehen të lumtur shpesh, apo shumë shpesh.
Në hulumtim janë përfshirë fëmijët në mes të moshave 6 dhe 12 vjeçare.
Ndoshta fëmijët as që presin që nënat të kalojnë tërë ditën me ta, ka thënë shkencëtarja Shum-Cheung Hoi Shan.
Prindërit janë nën presion, gjithnjë e më të madh, të shkurorëzimeve dhe numrit, po ashtu në rritje, të nënave të vetmuara.