RRIP - rrepist, interesant, perfekt...
Tė rėndėsishėm ose jo, hijeshia dhe eleganca qė japin te personat qė i vėnė, tregon se nuk janė vetėm tė pėrdorshėm.
Një aksesor më tepër për të arritur kombinimin e duhur dhe perfeksionim në veshje

stil
Tendenca e një rripi që bie në sy që larg, me nuancat e tij apo me tokëza të formave dhe materialeve të ndryshme. Kontrasti që bën me veshjen, apo edhe më tepër.

stil
Duket se rripi ka humbur misionin e një domosdoshmërie në atë që kryen. Ai më tepër shihet si një domosdoshmëri për të rënë në sy...
Duket se në modë janë rripat ngjyrë violë, portokalli, rozë dhe jo shumë të mëdhenj. Por sërish mbretërojnë rripat e zinj, me tokëza të shndritshme dhe sa më të mëdha.

stil
Për të "çmendurat" pas rripave, duket se këta aksesorë janë shpenzimi i radhës, për blerjen e të cilëve ato nuk mendohen gjatë. Mjafton të kenë një më tepër në gardërobën e tyre.

stil
Një shitëse butiku tregon preferencat e klientëve të saj, të cilët vazhdojnë të anojnë nga e zeza.

stil
Mbeten sërish mjaft të përdorur rripat që, përveç ngjyrave të bukura, kanë marka apo emra të njohur.

stil