Tė gjitha vajzat, nė fillimet e jetės sė tyre, ėndėrrojnė njė tė ardhme tė ndritur dhe tė suksesshme. Pėrveē asaj qė ato mund tė japin nga vetja, siē ėshtė studimi dhe rezultatet e mira nė mėsime.
Rolin kryesor në këtë zhvillim e ka nëna, e cila përkujdeset për fëmijën që në fillimet e jetës.
Nëna duhet të dijë të shprehë dashurinë në shumë mënyra, duhet të jetë e kujdesshme si dhe të dijë të tregojë autoritetin e saj në situata të ndryshme dhe në çdo çast të rritjes. Një nga nevojat natyrale të fëmijërisë është ajo "për të luajtur", një ushtrim që rastësisht kryen një rol të fuqishëm dhe shumë të hollë në përgatitjen e fëmijëve për rolet e tyre në të ardhmen. Prindërit janë përgjegjës për mënyrën e sigurimit të kohës dhe të lojërave të këndshme dhe të shëndetshme për fëmijët e tyre. Fëmijët mund të mësojnë gjëra të ndryshme nëpërmjet lojës.
Përveç rritjes mendore, ajo siguron një emocion të fortë dhe zhvillim social tek fëmijët, duke u ofruar atyre një mundësi plot kënaqësi, për të zhvilluar aftësi tilla si puna në grup, zgjidhja e problemeve; i përgatit fëmijët për të qenë të mirorganizuar, të njohin dhe të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre aq mirë sa edhe të drejtat dhe detyrimet e të
tjerëve. Me fjalë të tjera, loja ndihmon fëmijët të formojnë lidhje personale dhe sociale të mira dhe u jep atyre mundësi që të shprehin vetveten dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre, talentet e fshehura, në rrugë të lehtë dhe të qartë, të përshtatshme për moshën e tyre.
Në lidhje me këtë vlerësim, në Islam këshillohet që fëmijët të lihen të lirë nga përgjegjësitë gjatë shtatë viteve të para të jetës së tyre dhe duhen nxitur që të kalojnë kohën e tyre me lojëra. Përveç kësaj, këshillohet se, pavarësisht nga pozicioni akademik, zyrtar apo social, prindërit duhet të gjejnë kohën për të luajtur me fëmijët e tyre.
Profeti i madh (a.s) ka treguar një shembull për të gjithë besimtarët, duke bërë të njëjtën gjë, dhe duke ju referuar (sipas) atij: "Secili, që ka një fëmijë nën mbikëqyrjen e tij/saj, mund të sigurohet që të flasë dhe të luajë me fëmijën në nivelin e vlerësimit dhe kuptimit të tij."
Në qoftë se nëna është e pakënaqur me jetën që bën dhe nuk është largpamëse, arrin t'i krijojë probleme fëmijës së saj në krijimin e marrëdhënieve
me të tjerët. Duke pasur si shembull nënën, fëmija mund të përballet edhe me një çekuilibër mendor gjatë formimit të personalitetit të tij.
Studimet dhe statistikat kanë treguar se fëmijët që nuk gëzojnë dashamirësinë e nënës, që nuk janë ushqyer me ngrohtësi, zakonisht ndeshen me një ushqyerje të keqe dhe shumë çrregullime të ndryshme sjelljeje dhe fizike. Për këtë arsye nëna luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve, sidomos të vajzave. Ajo pasqyron personalitetin e saj me anë të dashurisë, ngrohtësisë dhe afrimitetit që i tregon fëmijës gjatë fazave të ndryshme të rritjes.
Ndaj, marrëdhëniet e nënës me vajzën karakterizohen nga një delikatesë dhe ndjeshmëri e veçantë.
Komunikimi është pjesë e pandashme në një marrëdhënie të tillë. Nëna duhet të dijë të dëgjojë problemet e fëmijës, të dijë të qeshë me të, të argëtohet dhe në rastet e duhura edhe ta kritikojë, por gjithnjë në mënyrë këshilluese, pa tone të ashpra.
Të gjitha qeniet humane kanë nevojë për dashuri, dashamirësi dhe dhembshuri, pavarësisht nga mosha apo gjinia e tyre. Këto nevoja janë shumë të mprehta gjatë moshës së ndjeshme dhe delikate të rritjes. Personaliteti i një individi formohet shumë herët në fëmijëri dhe prandaj vitet e rritjes janë shumë vendimtare në zhvillimin e njeriut. Eksperimentet shkencore tregojnë qartë se privimi i dashamirësisë dhe i ngrohtësisë gjatë viteve të rritjes mund të shkaktojë shumë anomali mendore, psikologjike dhe fizike.
Sipas Islamit, fëmijët duhet të ndiejnë dashamirësinë dhe të drejtën e ngrohtësisë që nga fëmijëria. Profeti (a.s.) thotë: "Duajini fëmijët dhe bëjuni atyre favore (ndere)."
Gjithmonë ka qenë zakon i Profetit (a.s) që të tregojë dashuri dhe dashamirësi për fëmijët.
Karakteristikë e marrëdhënies nënë - vajzë është dëshira që ka vajza për të imituar nënën, kjo është më e spikatur se sa dëshira që mund të ketë djali për të imituar babain.
Vajzat janë më të prirura dhe kanë më shumë mundësi për të ndjekur shembullin e nënës gjatë rritjes, sidomos gjatë periudhës parashkollore, sesa djemtë për të ndjekur shembullin e babait, pasi në të shumtën e rasteve babai nuk ndodhet në shtëpi. Ndaj vajza arrin të tregojë përvojën që ka ndarë me nënën e saj që në fillimet e shkollës, duke parë komunikim dhe marrëdhëniet që do të ketë me mësueset.
Në përgjithësi, nënat përjetojnë kujtimet dhe përvojat e të shkuarës duke parë vajzat e tyre, ndaj bëjnë ç'është e mundur që t'i përgatisin ato për të
përballur ose për të shmangur vështirësitë, pengesat ose përvojat e padëshirueshme që do të hasin gjatë jetës. Në anën tjetër, vihet re se disa nëna (me vetëdije ose jo) kanë kërkesa jonormale për fëmijët e tyre.
Mundohen të ngulisin në mendjen dhe personalitetin e vajzave mendime, besime dhe shprehi të tilla për të kompensuar dështimet e tyre në të shkuarën ose kërkojnë t'i rrisin në një mënyrë që nuk është e përshtatshme për moshën e fëmijës, për shkallën e arsyetimit, për nevojat shpirtërore dhe sociale që ato kanë. Për këtë arsye, në mënyrë që ta kryejë detyrën e saj me sukses, nëna duhet të ndërtojë një familje të mbrojtur nga veset e dëmshme për mendjen, siç janë: gënjeshtrat, ofendimet, thashethemet, përbuzja, kërcënimet, mosbesimi, akuzimi, grindjet, etj.
Është e kuptueshme se, që një nënë të ketë një komunikim të ngrohtë dhe sa më të mirë me fëmijën, ajo duhet në radhë të parë të ketë marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin e saj. Kjo do ta bëjë atë edhe më të aftë për të përcjellë ngrohtësinë familjare si dhe i jep mundësi që t'i përgjigjet nevojave emocionale dhe shpirtërore të fëmijës.
Të gjitha qeniet humane kanë nevojë dhe e vlerësojnë drejtësinë, e urrejnë sjelljen e padrejtë dhe padrejtësitë. Është shumë e rëndësishme që të mbahet në mendje kjo nevojë humane gjatë marrëdhënieve me fëmijët. Është detyrë e prindërve që t'i trajtojnë fëmijët në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
Është treguar se shkaku i kundërshtimeve ndërmjet motrave dhe vëllezërve vjen nga sjellja e padrejtë e prindërve. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: "Allahu do atë që i trajton të gjithë fëmijët e tij me drejtësi, madje edhe ndërsa është duke i puthur ata".
Çdo akt padrejtësie nga ana e prindërve mund të shkaktojë kundërshtim, xhelozi, ndërlikime, shqetësime apo urrejtje ndërmjet fëmijëve. Padrejtësia në trajtimin e fëmijëve është fuqimisht e pamiratuar nga Islami dhe mund të shkaktojë rebelim dhe armiqësi ndërmjet motrave dhe vëllezërve, kështu që këshillohet që prindërit të mbajnë një drejtësi të saktë dhe të drejtë në marrëdhëniet me fëmijët e tyre, madje dhe në rastet kur jepet ndonjë dhuratë.
Nënat që bashkëveprojnë në mënyrë inteligjente, arrijnë të fitojnë besimin e fëmijëve, duke u bërë shoqja e tyre më e mirë dhe më e afërt. Duke pasur një marrëdhënie reciproke emocionale dhe mendore, vajzat kanë mundësinë të përfitojnë nga shkalla më e lartë intelektuale besimin në vetvete dhe ndjenjën e vlerësimit.
Kështu, ato do të dinë të krijojnë edhe grupin e tyre social. Ato do të jenë të afta të zgjedhin ofertat më të përshtatshme për punë, do të dinë të krijojnë personalitetin, jetën në përgjithësi dhe do kenë aftësi krijuese.
Kjo është arsyeja për të cilën në shoqëri të ndryshme, ku mbizotërojnë kultura të ndryshme, është parë që qendra e familjes është nëna, e cila u nxit dhe u shpjegon rrugën e një jete të suksesshme anëtarëve të familjes./Revista Familja/.