Sarajevė, nė rrugėn Sutjeska n.2 perdet janė tė uluna tashma. Shtėpia e doktorit me sallonin e madh ku priteshin miqt intelektualė: mjekė, shkrimtarė provincialė, mėsuesa, ushtarakė, piktorė, e shumė njerz tė ekzaltuem prej nji ideje tė vetme tė ngulun thellė nė shpirt, salloni qė dikur shkėlqente prej femnash tė hijshme serbe dhe myslimane boshnjake sot hesht.
Kanë arrestue Radovan Karadiç;-in, i cili për disa asht kriminel pse asht përgjegjes direkt për vrasjen e mija boshnjakëve myslimanë, e për dikënd tjetër asht hero pse ka mbrojtë kombin serb.
Kujt mund tia kishte marrë mendja se ky psikiatër i lindun në Mal të Zi (Petnjica) në vitin 1945, bir i nji çetniku, nji ditë do të bahej kriminel i paskrupull e do të çonte drejt vdekjes mija e mija myslimanë boshnjakë, për me realizue spastrimin etnik.
Çdo tragjedi ka anën e vet komike.
Ajo që e ban personazhin në fjalë paksa qesharak asht mania me u marrë me art, me poezi. Në fakt Karadiç;-i ka pasë shkrue dikur vjersha për fëmijë, të cilat i ka pasë lëvdue deri edhe Akademia e Beogradit, si vjersha edukative dhe me nivel artistik. Ka qenë edhe psikolog i skuadrës së Sarajevës, ndërsa kur pat provue me punue si psikolog (edhe pse ishte psikiatër) pranë Crvena Zvezdës së Beogradit, i futën nji shtjelm në prapanicë dhe e nisën si sharlatan.
Gjithsesi, të gjithë e dijnë tashma se Gjykata e Hagës nuk kërkonte me e arrestue tash 13 vjet për vjershat e marra që ka shkrue (sa duhet të dilnin para atij gjyqi tek ne!) dhe amerikanët nuk kanë ofrue 5 milionë dollarë për kapjen e tij vetëm pse ka qenë nji psikiatër mediokër. Si president i Republika Srpska ai i ka la duert me gjak të pafajshmish dhe ka përlye edhe njerzit që ka komandue.
Në cv e tij prej banditi gjejmë krime kundër njerzimit, kundër jetës dhe shëndetit publik, genocid, çfarosje në masë, dhunim të traktateve që rregullojnë sjelljen e trupave ndërluftuese gjatë nji konflikti, vrasje, dhunë dhe presion fizik e moral si dhe krijim të nji klime ilegale në vend, persekutim për arsye etnike dhe besimi fetar, lëvizje të paligjshme të popullsisë, marrje pengjesh etj. etj.
E megjithatë nji person i këtillë asht ndihmue dhe mshehë për rreth 13 vjet prej nji pjese të njerëzve të popullit të tij, të cilët e kanë mbrojtë tue thanë se nuk asht ma fajtor sesa udhëheqësit tjerë kroat, boshnjakë të luftës në ish-Jugosllavi.
Policia serbe e ka arrestue mbas nji sinjalizimi të ardhun prej nji shërbimi të huej. E kanë kapë në nji autobuz të premten me 18 korrik 2008 dhe deri me datën 21 lajmi asht mbajt sekret.
Tashti dihet sesi do të shkojnë gjanat, mbas pak do të dërgohen në Hagë e atje do të nisin nji proçes i pafund me garanci të gjana që përfshijnë edhe të drejtën e mbrojtjes dhe thirrjen e dëshmitarve të mbrojtjes. Karadiç;-i vetë do të përdorin me siguri Hagën si tribunë me akuzue të tjerët, do të mbrohet, do të heshtin, do të hedhin baltë mbi viktimat.
Skemi çka bajmë, qytetnimi e dënon barbarinë tue përdorë ligjet e veta!
Por në qoftë se Karadiç;-i do të nisin me folë atëherë do të mësohen shumë gjana rreth trafiqeve të paligjshme që ai dhe miqtë e tij kanë organizue për vite me rradhë në Ballkan, përndryshe gjithçka do të mbulohet me nji vel të randë imoral dhe të gjithë do të shikojnë përpara...ku ndoshta na presin Karadiç;-ça të rinj.
Ballkani i përgjakun i viteve 90, Ballkani me njimijë fytyra dhe shpirtna, i ndamë prej gjakut, prej fesë dhe prej ideve të çmenduna të disave. Po të mendojmë se nji prej ideve kryesore të psikiatrit Karadiç; ishte ajo e superioritetit të rracës malazeze përballë rracave tjera, do të na vijë me qeshë e me qa! Pse malazezët janë ma të gjatë, e kanë kërcinin e kambës ma të gjatë se të tjerët... e për budallalleqe të këtilla.
A thue e ka dijtë psikiatri i çmendun se nji pjesë e madhe e malazezve janë malsorë shqiptarë të sllavizuem përgjatë shekujve?
Nejse, ne i vlerësojmë dhe i respektojmë njerzit jo pse i përkasin asaj apo kësaj etni, por pse janë njerëz. Pikërisht kjo gja na shtyn me përbuzë nji kriminel që ka punue kundër njerzimit, aq ma tepër për faktin që nji person që ka ba betimin e Hipokratit nuk mundet me veprue ballëhaptë kundër njerzimit.
Parmbramit në Sarajevë me të drejtë festohej kapja e Karadiç;-it.
Ballkani demokratik duhet tua mveshin këtyne monstrave fajin e rritjes së tensioneve të sotme në zonë, bile edhe për faktin që nëpër rrugët e Sarajevës festohej tue shpalosë flamuj jeshilë me shkrime arabe duhet tua dijmë për nder Karadiç;-it dhe Mladiç;-it me shokë. Para 20 vitesh askush nuk festonte me flamuj të atillë, lufta, konflikti mes etnive, prania e personazheve me hije si Izetbegoviq kanë çue sot deri në këtë pikë.
Kapja e Karadiç;-it mbyllë nji kapitull të errët, le të shohim të gjithë përpara, tue u përpjekë me ndërtue marrdhanje të reja, të drejta, tue respektue njeni-tjetrin e tue besue se në Ballkan mund të jetohet në paqë mes etnive të ndryshme.
Ballkani asht Europë e askush nuk duhet të mendojë se mund të fshijë si tia ketë qejfi, sepse nji ditë drejtësia dhe qytetnimi do të veprojnë, nji ditë apo mbas 13 vitesh.../ gazeta55