Njė kilovat orė energji elektrike nė tarifėn e shtrenjtė do tė kushtojė 3.4 denarė, ndėrsa nė tarifėn e lirė 1.8 denarė.
Pas ndryshimeve të ligjit për energjetikë ekspertët energjetik shprehen se çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit mund të rritet me 30 %. Me çmimin e ri një kilovat orë energji elektrike në tarifën e shtrenjtë në vend 2.6 denarë do të kushtonte 3.4 denarë, ndërsa në tarifën e lirë prej 1.3 do të kushtojë 1.8 denarë. Nga kompanitë energjetikë duke moskomentuar paralajmërimet për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike thonë se për rritjen e energjisë përgjëgjës është komisioni rregullator i energjetikës. Duke i komentuar rritjet e çmimeve të ngrohjes qendrore, zëdhënësi i EEM-EVN-së Zllatko Popovski tha se kompania austriake ka filluar të bëjë analiza për përballim e situatës së re gjatë periudhës së dimrit.
"Duhet të bëjmë llogaritje për sasinë dhe numrin e konsumatorëve të cilat do të kalojnë nga ngrohje qendrore në ngrohje me energji elektrike, por problem i parë paraqet instalimi i brendshëm elektrik në ndërtesa në aspektin e gatishmërisë së tyre për ta përballuar intensitetin e energjisë elektrike. Gjithashtu edhe rrjeti elektrik në Shkup është projektuar që qytetarët të ngrohen me anë të nxemjes qendrore", deklaroi Zllatko Popovski, zëdhënës i EEM-EVN-së.
Kompania austriake është e kënaqur me nivelin e pagesës së energjisë elektrike, sidoos nga bizneset e vogla ku përqindja e pagesës është 100%.
"Pagesa e energjisë shkon në rritje tek konumatorët industrial tek të cilët pagesa është 100%, ndërsa tek konsumatorët individual llogaritë paguhen me rregull, por në disa rajone përballemi me probleme me pagesën dhe humbjet e larta të energjisë", thekson Zllatko Popovski.
Megjithatë zëdhënësi i EVN-së thekson se do të vazhdojë aksioni i ndërprrerjes së energjisë elektrike në rajonet ku niveli i pagesës së llogarive është i ulët. Sipas Popovskit, ndërprerja e energjisë elektrike në mënyrë kolektive në disa rajone bëhet si rezultat i sulmeve fizike ndaj të punësuarve të kompanisë, si dhe pamundësimit të tyre për të kryer detyrën e tyre profesionale./alsat-m