E martė, 30.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kosovė, pėrpara
Kosovė, pėrpara
Kosovė, pėrpara
Kosova, e cila shpalli pavarėsinė mė 17 shkurt, ėshtė njohur ndėrkombėtarisht nga 43 shtete, pėrfshirė SHBA-nė, shumicėn e shteteve tė BE-sė dhe NATO-s dhe disa shteteve tė Azisė dhe Lindjes sė Mesme.

Serbia dhe Rusia vazhdojnë të angazhohen në drejtim të pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, deri më tash me sukses. Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë në të mirë të Kosovës që nga Konferenca e donatorëve, e mbajtur në Bruksel, duke i ndarë Kosovës 1,2 miliard euro ndihma, që përveç plotësimit të nevojave të rëndësishme në realizimin e projekteve të ndryshme, do të joshë edhe shumë investitorë të jashtëm, meqë Kosova së shpejti do të bëhet anëtare me të drejta të plota në FMN dhe Bankën Botërore.

Një perpsektivë e tillë ka fituar dritën jeshile nga SHBA-ja që është sponzoruesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj.

Kjo u duk sheshazi në takimin historik të liderëve të Kosovës: presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë, George W. Bush.

Takimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush dhe sekretares së Shtetit, Kondeleza Rice, me udhëhëqësit e lartë të Kosovës shënon një ngjarje të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha historike për shtetin me të ri në botë - Kosovën.

Ky takim do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA -së për zhvillimet më të fundit në vend, përkrahjen që kjo supërfuqi i ofron shtetit më të ri, demokratik e shumetnik në botë.

Kjo vizitë flet për një progres të suksesshëm të Kosovës për sa i përket sigurisë e stabilitetit në vend e rajon, si dhe premton që Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e NATO-s, BE-së dhe e të gjitha institucioneve dërkombetare.

Kjo frymë e bashkëpunimit po shënon një etapë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, atë të relaksimit të raporteve ndëretnike në Ballkam, pas përfundimit të një lufte të përgjakshme të imponuar nga Serbia.

Kosova, të cilën e futi nën sqetull SHBA, po shënon ngritje të theksuar të partneritetit me BE-në, SHBA-në dhe mekanizmat e tjerë të rëndësishëm: FMN, Banka Botërore, duke u angazhuar në drejtim të plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE dhe në NATO, në një të ardhme të afërt.

Etapa e re në marrëdhëniet SHBA - Kosovë filloi me angazhimin e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, i cili frymëzoi aleancën politiko-ushtarake të NATO-s më 1999 kundër genocidit të egër serb të Milosheviqit në Kosovë.

Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe përkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Presidenti i nderuar George W. Bush e ka vënë në qendër të politikës së tij përkrahjen dhe ndihmën për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës.

Një sërë nismash dhe vendimesh janë marrë nga SHBA me fjalën dhe mendimin e presidentit Bush. Këtu përfshihet armatosja e e Kosovës, organizimi i tryezës së donatorëve, që tejkaloi edhe parashikimet më optimiste.

Zeniti i marrëdhënive të shkëlqyera Kosovë-Amerikë kulmoi më 21 korrik 2008, po atë ditë kur Bushi takoi për herë të parë në zyrën ovale udhëheqësit e Kosovës: presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët shtërngoi duart shumë miqësisht, ishte ky një lajm i gëzuar që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët e sidomos ata në SHBA. Eshtë ky një pranim i rëndësishëm i miqësisë shqiptaro-amerikane, që kurorëzojë projektin e jashtëzakonshëm të pavarësisë së Kosvës.

Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, u premtoi presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, në takimin e së hënës, se ai do të përpiqet që të bindë më shumë shtete të përqafojnë lidhjet diplomatike me shtetin e ri të Kosovës.

"Unë u zotova se SHBA do të vazhdojë të punojë me ato shtete të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur, që t'i bind ato të bëjnë njohjen sa më shpejt që është e mundur", u tha Bushi reporterëve.

Ai foli se është takuar në zyrën ovale me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët bënë vizitën e parë në SHBA si liderë të Kosovës së pavarur.

"Unë jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Unë jam kundër çfarëdo copëtimi të Kosovës. Unë çmoj kurajën tuaj. Unë çmoj lidershipin tuaj dhe jam zotuar që SHBA t'ju ndihmojë të realizoni ëndërrat tuaja", tha Bush.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij që Kosova t'i bashkangjitet aleancës së NATO-s dhe BE-së.


Publikuar: 23.07.2008 06:41:37
Lexuar: 50 herė
Fjalėt kyēe: Kosova, pėrpara, pavarsi,
  


Lajmet e fundit
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind Energjia elektrike mund tė shtrejtohet pėr 25 pėr qind
Sė shpejti video  e Britneyt? Sė shpejti video e Britneyt?



Lajmet te ngajshme
Faleminderit tė gjithėve! Faleminderit tė gjithėve!
Ekzekutimet e PD-sė Ekzekutimet e PD-sė
Makiavelizmi alla-shqiptarēe Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Ritja e energjisė dhe pakėsimi i ushqimit Ritja e energjisė dhe pakėsimi i ushqimit
BE, plane te reja per fqinjet lindore BE, plane te reja per fqinjet lindore
Fakte historike nga lufta e shqiptarėve pėr flamur ne shekuj Fakte historike nga lufta e shqiptarėve pėr flamur ne shekuj
E diela e njė vikendi provokues E diela e njė vikendi provokues
Zhvendosja nga toplista mediale e takimit Sejdiu-Thaēi-Bush Zhvendosja nga toplista mediale e takimit Sejdiu-Thaēi-Bush
Marksi nuk vjen mė…. Marksi nuk vjen mė….
Survejim e ndėshkim Survejim e ndėshkim
Google Yahoo MSN