E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Historia e Britanisė sė Madhe
Historia e Britanisė sė Madhe
Historia e Britanisė sė Madhe
Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende tė ndara sovrane dhe tė pavarura me monarkėt e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-tė . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nėn kontroll tė monarkėve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit mė 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinė nėn dy "Ligjet e Uellsit" tė vitit 1535 dhe 1542.

Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "union personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe. Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.

Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë , Art dhe Shkencë. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve.

Pas humbjes së Napoleonit në "Luftërat Napoleonike", Brtiania u bë fuqia kryesore detare e shekullit të 19-të. Në majë të saj, Perandoria Britanike kontrollonte territore të mëdha në Azi, Afrikë, Oqeani dhe Amerikë .

Në fund të "Erës Viktoriane" Britania e Madhe humbi lidershipin e saj industrial, veçantërisht tek Perandoria Gjermane, e cila e kaloi Britaninë në prodhimin industrial dhe tregti në vitet e 1890-ta, dhe tek Shtetet e Bashkuara. Britania mbeti fuqi e lartë dhe perandoria e saj arriti madhësinë maksimale në vitin 1921, duke marrë mandatin e Ligës së Kombeve nga ish kolnitë Gjermane dhe Otomane pas Luftës së Parë Botërore.

Tensionet në Irlandë çuan deri te ndarja e Ishuli më 1920, përcjellë nga pavarsia e "Shtetit të pavarur Irlandez" më 1922. Gjashtë nga nëntë komunat e krahinës Ulster mbetën në Britaninë e Madhe, të cilat pastaj ndryshuan emrin nga "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës" në "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore" më 1927.

Pas Luftës së Parë Botërore, rrjeti i parë transmetues internacional, BBC, u krijua . Në vitin 1924 Lëvizja laburiste, e cila po forcohej qysh më 1890, formoi qeverinë e parë laburiste. Britania luftoi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, me aleatët e saj të Kommonwealthit, përfshirë këtu Kanada, Australia, Zelanda e Re, Afrika Jugore dhe India, më vonë duke u bashkuar me aleatë të tjerë si Shtetet e Bashkuara. Lideri i kohës së Luftës Uinston Churchill dhe pasardhësi i kohës së paqes Clement Atlee ndihmuan në krijimin e botës post-luftë si pjesë e "Treshes së Madhe" . Lufta e Dytë Botërore e la Britaninë financiarisht të dëmtuar. Marrjet hua gjatë Luftës së dytë botërore nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara ishin të shtrenjta ekonomikisht por, së bashku me "Ndihmat Marshall" të post-luftës , Britania e Madhe nisi rrugën e shërimit.



Publikuar: 23.07.2008 06:45:07
Lexuar: 64 herė
Fjalėt kyēe: Historia, Britanisė, Madhe,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Burgjet e Zogut dhe dėnimet me Burgjet e Zogut dhe dėnimet me "njėqind e njė"
The New York Times: The New York Times: "Njė javė para vdekjes, Shehu takoi personalitete tė huaja"
"Konakėt" e tre drejtuesve tė parė tė shtetit shqiptar
Tė burgosurit qė kthyen nė Akademi, qelitė e ndyra tė diktaturės Tė burgosurit qė kthyen nė Akademi, qelitė e ndyra tė diktaturės
Dita kur u murr vendimi mbi organizimin e Demonstratave tė vitit1981 Dita kur u murr vendimi mbi organizimin e Demonstratave tė vitit1981
Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga
Telefonata e pėrgjuar e Mladic , Sarajevė 1992 Telefonata e pėrgjuar e Mladic , Sarajevė 1992
Jugosllavia nė panik pėr vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha Jugosllavia nė panik pėr vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha
Aventura drejt Italisė Aventura drejt Italisė
"Tradhetar" si Ali Kelcyra
Google Yahoo MSN