E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Teknologji > Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Benzinėn mund ta kurseni nė makinėn tuaj duke e mbajtur atė, teknikisht nė rregull, por edhe me mėnyrėn tuaj tė vozitjes.

Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e makinës, ndikon në këto harxhime:

– kandelat 8%
– butoni i platinit 7%
– ndezja fillestare – parandezja 5%
– bobina 2%
– kabllot 2%
– termostati 1%
– karburatori 2%
– pajisja për start 10%
– filtri i ajrit 3%
– pompa e benzinës 1%
– nyjet për bartjen e benzinës 1%
– kompllungu 8%
– ventilet 7%
– boshti bregor 16%
– kompresioni 20%
– presioni në pneumatikë 4%
– lloji i pneumatikëve 5%
– balancimi i gomave dhe rrotave 2%
– sistemi i jashtëqitjes se gazrave 5%
– ngarkesa e tepërt 5%
– frenat 1%
– shtrati i rrotave 1%
– lyerja 5%
– aerodinamika e veturës 2%

vetura
vetura


Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e tërë aparatura po funksionon.

Nxehja e motorit – Motori, duhet sa më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti gjatë vozitjes. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni ngadalë, duke lëshuar kompllugun.

Nisja dhe ndalja e veturës – Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur kompllugun. Përpiquni që sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje veturën tuaj.

Ndërrimi i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë neutrale. Motori duhet të mbahet në secilën shpejtësi deri në rrotullimet optimale. Gjatë ngasjes në qytet duhet të ndërrohen sa më shpesh marshet.

Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes së shpeshtë dhe të fuqishme të gazit. Në rrugë të hapur, duhet që sa më parë të arrihet shpejtësia optimale dhe duhet ta përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës, kështu që do t’i përdorni sa më pak frenat.

Mbushja me benzinë – Më se mirë është që makinën ta mbushni me benzinë që në mëngjes sepse, atëherë është më ftohtë dhe benzina është më “e qetë”. Verës, kur koha është shumë e ngrohtë, mos e mbushni përplot rezervuarin e makinës suaj sepse, ai do të avullohet.


Publikuar: 23.07.2008 06:47:49
Lexuar: 39 herė
Fjalėt kyēe: Kurseni, benzinėn, makinė, Si?,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Opel Insignia Hatchback edhe mė elegante Opel Insignia Hatchback edhe mė elegante
Disqe tė bukura mobile nga LG Disqe tė bukura mobile nga LG
Laptop pa bateri nga Samsung Laptop pa bateri nga Samsung
Kompjuteri mė i shtrenjtė nė botė Kompjuteri mė i shtrenjtė nė botė
Nokia nga diamanti pėr 10 mijė funte Nokia nga diamanti pėr 10 mijė funte
Prodhohet Mini Cabrio i fundit Prodhohet Mini Cabrio i fundit
Francė: USB nė vend tė biletės Francė: USB nė vend tė biletės
Dell tregon dashurin ndaj Linuxit! Dell tregon dashurin ndaj Linuxit!
IE8 nė fund tė vitit, Windows 7 nė zhvillim e sipėr IE8 nė fund tė vitit, Windows 7 nė zhvillim e sipėr
Fotoaparat me 50 megapikselė Fotoaparat me 50 megapikselė
Google Yahoo MSN