Klubi i Premierligės, West Ham United, ka njoftuar nė sajtin zyrtar tė klubit se ka arritur marrėveshje me Lazion pėr tė transferuar mesfushorin shqiptar Valon Behramin.
Klubi i Premierligës West Ham United, ka njoftuar në sajtin zyrtar të klubit se ka arritur marrëveshje me Lazion për të transferuar mesfushorin shqiptar Valon Behramin.
Klubi anglez do të paguajë një shumë prej afro 6.5 milionë eurosh (5 milionë funte), për shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës.
West Ham United ka siguruar nënshkrimin e lojtarit mjaft të vlerësuar të Zvicrës, Valon Behramit, për një shumë prej 5 milionë funtesh nga gjiganti i Serie A, Lazio. Behrami, i cili ka veshur fanellën me numrin 85 të Lazios, më herët ka luajtur në Genoa dhe Verona, ku kishte kaluar nga Lugano në vitin 2003. Lojtari i lindur në Kosovë, po ashtu ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij me Zvicrën. Ai do të mbajë fanellën me numrin 21 në sezonin e ardhshëm, thuhet në sajtin zyrtar të West Hamit.
Behrami: Ëndërr të luaj në Premierligë
Jam shumë i lumtur që do të nënshkruaj me West Ham. Për mua është një realizim ëndrre të luaj për këtë klub dhe në Premierligë, ka thënë Valon Behrami.
Menjëherë pas kampionatit evropian, fola me West Ham të cilët shprehën interesimin që unë të vij këtu. Kjo më dha kohë që unë të marr vendimin tim shpejt dhe tash mezi pres të bashkohem në stërvitje dhe të luaj me West Hamin, ka shtuar Behrami.
Për kosovarin, i cili ka bërë 64 për Lazion gjatë tri sezoneve, interesim kishin shprehur edhe mjaft klube nga Serie A, Bundesliga si dhe Premierliga.
West Ham ka mohuar se ka bërë ofertë prej 5 milionë funtesh edhe për sulmuesin islandez të Barcelonës, Eidur Gudjohnsen.