E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Zhvendosja nga toplista mediale e takimit Sejdiu-Thaēi-Bush
Zhvendosja nga toplista mediale e takimit Sejdiu-Thaēi-Bush
Zhvendosja nga toplista mediale e takimit Sejdiu-Thaēi-Bush
Pas takimit me sekretarin Gejts dhe me zonjėn Condolisa Rise tė hėnėn kryetari i Kosovės, Sejdiu, sė bashku me kryeministrin Thaēi u takuan nė njė takim historik jo vetėm pėr popullin e Kosovės, por pėr gjithė shqiptarėt, madje edhe pėr tėrė rajonin.

Veçantia e këtij takimi ishte se udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës janë pritur me protokolle shtetërore, madje në disa momente me disa karakteristika edhe më të respektuara.

Këtu mund të veçohet renditja e këtyre burrështetasve të këtyre dy vendeve para shumë mediave, ku Sejdiu ishte në mes, Thaçi majtas dhe Bush në të djathtë, pra kjo në një mënyrë tregon për simpatinë e administratë së presidentin Bush për institucionet e Kosovës, për popullin e saj dhe për admirimin që SHBA-të kanë për Kosovën në përgjithësi.

Pra nuk besoj se kjo ishte e paqëllimtë. Këtu ndoshta një lëshim i vogël është bërë në momentin e duarshtrëngimit në mes të këtyre burrështetasve, për shkak se presidenti Bush derisa ishte duke e mbajtur dorën e Sejdiut ia ofroi dorën e majtë Thaçit i cili, ndoshta, është dashur të zhvendoset në anën e majtë të z. Bush, respektivisht në të djathtën e mediave, në mënyrë që momenti historik të ndalet me fotografim te presidenti Bush në mes të dy personaliteteve më të larta të Kosovës.

Megjithëkëtë edhe kjo duhet arsyetuar për shkak se edhe kryeministri Thaçi ishte me plotë emocione. Por në ato momente kush nuk do të ishte?

Në anën tjetër, deklaratat e shkurtra të presidentit Bush, që të lënë përshtypjen se vinin aty për aty, edhe pse të shkurtra ishin gjithëpërfshirëse dhe kuptimplote.

Për ta kuptuar peshën e këtyre fjalëve nuk duhet shumë mund të shfletohen mediat e shkruara të shikohen ato vizive dhe elektronike për të hetuar se çfarë rëndësie kanë ato konstatime të presidentit më të fuqishëm të botës.

Besoj se të gjithë e dinë se prapa këtyre konstatimeve ekziston një armatë e tërë e këshilltarëve politikë dhe administrativë, të cilët përkujdesen për deklaratat e presidentit, po të njëjtit e dinë se ajo çka konstaton presidenti Bush edhe do të zbatohet.
Pra nuk ka ndarje të Kosovës, presidenti Bush beson fuqishëm në nevojën e transferimit të kompetencave nga Kombet e Bashkuar te Bashkimi Evropian, rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-së dhe EU-së do të përkrahet fuqishëm nga SHBA-të etj.

Por, ai konstatoi edhe faktin që ëndrrat e kosovarëve do të plotësohen, ky konstatim besoj do të jetë një temë për trajtës apo thënë ndryshe ky konstatim lë hapësirë për interpretime të ndryshme, për shkak se shtrohet pyetja se cila është ëndrra e kosovarëve kur tashmë jemi të pavarur?

Megjithëkëtë, një tjetër temë e cila këto ditë është top-stori në mediat botërore është burgosja e kriminelit Karaxhiq. E tash shtrohet pyetja a mos kjo ka ndonjë lidhje me takimin e burrështetasve të Kosovës me presidentin Bush?

Nuk mund të thuhet se kjo është e padyshimtë. Pra ka dyshime se mund të ketë lidhje, madje unë them se po, ka lidhmëni. Përderisa gjithandej botës flitej për takimin e së hënës të presidentit Bush me liderët e institucioneve të Kosovës, po të njëjtën ditë, por pak më vonë, vije një lajm i shumëpritur; është burgosur krimineli Karaxhiq.

Ky lajm si duket ishte shumë sensacional, aq sensacional sa që edhe mediat e Kosovës nga toplista e lajmeve kishin zhvendosur njoftimin e takimit me presidentin Bush. Kjo ndoshta nuk është e çuditshme për mediat në Sarajevë apo edhe në Zagrebi, madje as për Solanën e Oli Rehnin, por kjo zhvendosi në rend të dytë lajmin edhe për mediat e Kosovës, lajmin që mund të klasifikohet si më i miri pas pavarësimit të Kosovës.

Pra kjo disi duket të jetë një indikator se qeveria e Serbisë ka lansuar njoftimin për burgosje të Karaxhiqit mu në ditën e takimit të presidentit amerikan me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi me të vetmin qëllim; zhvendosjen e reflektorëve politikë nga Shtëpia e Bardhë te burgosja e kriminelit Karaxhiq.

Ndërsa për ta fuqizuar këtë konstatim një e dhënë e cila u dëgjua nga korrespondenti i RTK-së nga Beogradi i cili, jo për ta vërtetuar konstim tim dhe jo me ndonjë prapavijë, por vetëm për hir të informimit më të detajuar, tha se avokati i Karaxhiqit kishte deklaruar se klienti i tij është burgosur të premten, pra më 19 të këtij muaji, gjë që bie ndesh me deklaratat zyrtare të qeveritarëve të Serbisë, të cilët njoftuan opinionin e gjerë se Karaxhiqi është burgosur të hënën më 22 korrik, pra mu në ditën e takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Pra shtrohet pyetja pse kjo diskrepancë kohore në mes të avokatit të Karaxhiqit dhe Qeverisë Serbe? E nëse krejt kjo kërkon një përgjigje në pyetjen tjetër; pse zyrtarët serbë mundohen ta bëjnë një akt të tillë, pra zhvendosjen nga top-informata e takimit të presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me presidentin Bush, dhe ta vendosin në krye të informatave mediale botërore burgosjen e Karaxhiqit?

Mendoj se arsyeja kryesore për një tentativë të tillë të politikës serbe është ajo deklaratë e presidentit Bush, i cili tha se së shpejti edhe shtetet e tjera, të cilat janë në hamendje për njohjen e Kosovës, me ndihmën e qeverisë amerikane do ta njohin atë.

E pra këtu është ajo çka më së tepërmi qeverisë serbe i dhemb, pra me burgosjen e Karaxhiqit qeveria e re serbe mundohet dhe i vardiset qeverisë amerikane që të lë përshtypjen se tani në Serbi udhëheq një qeveri demokratike dhe e përshtatshme për SHBA-të.

Kuptohet të gjithë ne e dimë se kjo nuk do të ndodhë. Më lart e cekëm se prapa deklaratave të presidentit Bush ekziston një mekanizëm i këshilltarëve nga më të ndryshmit të vetëdijshëm për reagimet e mundshme, dhe se nga deklarata e presidentit Bush dyshohet se mund të ketë kthim prapa.

E pasi ne jemi të vetëdijshëm se nuk ka kthim prapa të njëjtën e dinë edhe pushtetarët në Serbi, pra pse kjo tentativë e tyre? Thjesht, për shkak se Serbia, gjithmonë e përkrahur nga Rusia, mundohet të marrë nga ShBA-të, por edhe nga BE-ja, gjithë atë çka mund të marrë.

Fjala këtu është më shume për përfitime ekonomike ndoshta edhe politike, por jo edhe gjeostrategjike, pasi që tash si duket jo vetëm intimisht, por edhe realisht serbët së bashku me qeveritarët e tyre kanë filluar ta kuptojnë realitetin e ri të krijuar në këtë pjesë të Ballkanit.

Pra takimi i presidentit Bush ishte dhe do të jetë ditë e shënuar, por burgosja e Karaxhiqit si një hit këngë u vendos në toplistën mediatike për ta zhvendosur takimin e lartcekur në pozitë dytësore.

Por, megjithëkëtë, ne e dimë dhe fuqishëm besojmë se Kosova do të njihet edhe nga shumë shtete të tjera, do të jetë sovrane dhe do të futet në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë.

Bujar Abdullahu/telegrafi


Publikuar: 24.07.2008 00:18:47
Lexuar: 64 herė
Fjalėt kyēe: Zhvendosja, mediale, takimit, sejdiu, taēi, Bush,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Ambasadat, ambasadorėt dhe ambasadoret Ambasadat, ambasadorėt dhe ambasadoret
Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė
Fajin nuk e ka pasqyra Fajin nuk e ka pasqyra
Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”… Politika, gratė dhe “diskriminimi pozitiv”…
Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!? Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!?
Kriza dhe rritja e ekonomisė evropiane Kriza dhe rritja e ekonomisė evropiane
Pėrmasat e ekonomisė gri mbeten tė larta nė Bullgari, Rumani Pėrmasat e ekonomisė gri mbeten tė larta nė Bullgari, Rumani
Politikanė vampirė! Politikanė vampirė!
Braktisja e qytetarit Braktisja e qytetarit
Krim-industria! Krim-industria!
Google Yahoo MSN