BUTRINT - "Endrra e nje nate vere" u kthye ne nje zhgjenderr! Shekspiri dhe nje prej komedive me te zeshme te tij, duket se "u rrezuan" ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrove "Butrinti 2000" i cili mbylli siparin mbremjen e 21 korrikut.
"Na treguat c'eshte dashuria dhe c'dashuria", shprehet pas shfaqjes kritiku Adriatik Kallulli, teksa perballe kishte regjisorin maqedonas, Kole Angelovsi. Kallulli gjeti pikerisht keto fjale per te shprehur mendimin e tij mbi kete komedi te Shekspirit, e cila u shfaq per me se 2 ore ne skenen e gurte te teatrit antik te Butrintit. "Me vjen mire qe komedia nisi me atmosferen e nje dasme, me aq shume ngjyra dhe mesazhin qe u shfaq hapur se cifti do te tradhtonte qe ate nate", vijon Kallulli. Por, ama, pjesa tjeter e shfaqjes u largua teresisht prej kesaj magjie te fillimit". Komedia e Shekspirit, e ngjitur ne skene nga trupa e Teatrit te Drames te Shkupit, ishte larg perceptimit te tekstit dhe larg cdo venieje tjeter ne skene te kesaj kryevepre boterore. Cka u kuptua edhe prej fjaleve te kritikeve te festivalit. Ndersa per publikun, i cili nuk i kurseu te qeshurat, ai u duk si nje shfaqje kabareje, me shume muzike dhe plastike per t'u vleresuar e aktoreve. Por, pertej kesaj, tepria eshte jo pak evidente, cka theksohet edhe nga kritiku Kallulli. Megjithate, ndonese nje shfaqje shou, e cila u cilesua larg menyres shekspiriane te te berit teater, dic te mire Kallulli e evidentoi. "Nder tre linjat qe ka kjo komedi per te trajtuar, me erdhi mire qe ju mbajtet shfaqjen pikerisht ne linjen e dashurise, me tere ato qe e rrethojne ate, ku tradhtia eshte e dukshme", perfundoi Kallulli.
Edicioni i 9-te i Festivalit Nderkombetar te Teatrove "Butrinti 2000", i pergjysmuar ju la takimin artisteve, te ftuarve dhe spektatoreve vitin e ardhshem. Edicioni i 10-te do te mbahet! Me gjithe rrezikun se edicioni i 9-te per shkak te mosmbeshtetjes nuk do te mbahej, kjo i takon se shkuares tanime. Edhe me vetem 4 trupa, "Butrinti 2000" nuk deshtoi. E para shfaqje ishte tragjedia greke "Trojanet", qe foli shqip ne Butrint. Ndersa shfaqja me e mire e festivalit, ishte pa as me te voglin dyshim "Fedra" e Senekes, e cila solli per te paren here ne nje skene shqiptare, nje trupe ceke. Barometri i suksesit ne kete rast nuk qe vetem publiku, i cili ndoqi shfaqjen pa as me te voglen peshperime dhe me shume duartrokitje, por edhe kritika, e cila vleresoi lart trupen ceke. I tille eshte nje festival, ku s'mund te pretendohet qe cdo shfaqje te jete e arrire dhe diferencat mes trupash dhe shkollave teatrore jane te qartesisht te dukshme. E nese ky edicion i 9-te i "Butrinti 2000" mbeti thuajse vetem ne Ballkan, viti tjeter, qe shenon edhe 10-vjetorin e festivalit premton per me mire. Do te jete nje edicion i denje per te shenuar 10-vjetorin e mbajtjes se festivalit te pare ne vitin 2000, tregon drejtori i festivalit, Alfred Bualoti. Duke premtuar keshtu nje edicion, i cili do te kete ne program se paku 8 shfaqje nga cepa te ndryshme te botes, sic ka qene edhe vite shkuar. Anisa Ymeri
Suzana Turku pershendet "Butrinti 2000"
Perfaqesuesit e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve i munguan ketij edicioni, se paku deri naten e fundit te festivalit. Zevendesministrja Suzana Turku u ngjit ne skenen e teatrit te Butrintit per te pershendetur festivalin naten e fundit te tij. "Eshte nje festival, i cili duhet te vijoje traditen qe ka nisur 9 vite me pare, pasi ka treguar se eshte nje manifestim vlerash", u shpreh Turku. Por, sikunder dihet tanime, ky edicion ka qene fare pak i mbeshtetur nga MTKTS-ja, e cila cdo vit ka qene mbeshtetesi kryesor i festivalit. Sivjet, te ftuarit ishin teper te pakte, pikerisht per kete fakt, pasi festivali u mbajt vetem per te mos pasur nderprerje, per shkak te indiferences se kupoles se kultures shqiptare.
Publiku, me shume se cdo vit mbush shkallet e gurta
Me shume se cdo vit tjeter, shkallet e gurta te amfiteatrit antik te Butrintit jane tejmbushur nga spektatoret. Nata e pare, kur u mbajt edhe ceremonia e celjes se festivalit, qe edhe me e zhurmshmja, me se 1500 spektatore ndoqen "Trojanet" e Teatrit Kombetar. Mirepo, askush s'e mendonte se te gjitha netet do te kishin vemendjen e spektatoreve. Nje pjese e mire e tyre qene turiste, te cilet te gjendur ne Sarande per pushime, mbremjet munden t'i kalonin pakez ndryshe nga zhurma e atyre pak lokaleve te nates. Duke qene keshtu, deshmia me e mire se ky festival eshte turizmi i shumeperfolur kulturor. Kete sezon turistik, maqedonasit kane tejmbushur plazhet shqiptare, cka reflektohej qartazi edhe ne Sarande. Nuk ishte aspak veshtire te degjoje te flitej maqedonisht ne shkallet e teatrit te Butrintit, para se shfaqja e trupes maqedonase te niste apo ndonje "bravo" ne gjuhen e tyre gjate shfaqjes. Dejan ishte nje prej grupit te te rinjve maqedonas, i cili tregoi se "jemi ketu nje grup te rinjsh nga Maqedonia qe po kalojme pushimet. Pame qe po mbahej nje festival teatrosh dhe kemi qene spektatore te tij prej nates se pare. Sidomos sot, qe ne skene qene aktoret tane. Sa keq qe perfundoi festivali, pasi do donim te shihnim edhe te tjera shfaqje". Turiste qe ndoqen festivalin si te rinjte maqedonas qene jo pak, por ama vetem 4 dite, pasi kaq zgjati ky edicion i 9-te i "Butrinti 2000".