Vazhdon tė rritet numri i personave qė bėjnė tatuazhe. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vetėm nė grupmoshėn e tė rinjve ky target pėrbėn 25% tė popullsisė.
80% e personave që kanë një tatuazh shprehen të kënaqur me vizatimin në trupin e tyre, megjithatë vërehet një rritje e personave që po shfaqin shenja pendese, e kjo vërehet kryesisht tek femrat.
Tatuazhi dikur ka qenë një shenjë dalluese e marinarëvë dhe personave që shëtisnin botën, një markë e përhershme që tregonte një kategori personash, dhe thuajse vetëm meshkuj. Më pas u bë e modës, pasi bëhej kryesisht nga njerëz të fushës së spektaklit të cilët i bënin tatuazhet në ato pjesë të trupit që ngjallnin më shumë kuriozitet.
Tashmë tatuazhi kryhet kudo dhe nga kushdo që ka dëshirë duke humbur kështu kuptimin origjinal të tij dhe duke u kthyer kryesisht në një çështje estetike. Megjithatë, në rradhët e ushtrisë së tatuazheve kanë filluar të vërehen shenjat e para të pendimit dhe janë kryesisht gratë ato që duan të kthehen mbrapa.
Këtë fakt e tregon edhe një studim i bërë nga kërkuesit e Texas Tech University të cilët pasi vërejten se 1 ne 4 amerikanë të moshës nga 18 deri ne 30 vjeç ka një tatuazh, iu drejtuan klinikave kryesore të Arizonës, Kolorados, Masaçusets dhe Teksasit ku kryhen terapi me lazer për heqjen e tatuazheve.
Në këto klinika studiuesit vunë re një përqendrim të lartë të grave; 2/3 e personave që duan të heqin përgjithnjë tatuazhet i përkasin universit rozë. Profili tipik i personave që kanë kryer tatuazh i përket një femre e cila ka kryer vizatimin në trup rreth moshës 20 vjeç dhe kur ka shkuar rreth të 30-ave vendos të bëjë një hap mbrapa dhe të heqë atë çka ka vizatuar në trupin e saj, duke iu nënshtruar seancave të njëpasnjëshme të cilat bartin rrezikun e iperpigmentimit.
Kërkimi, i publikuar në faqet e gazetës Archives of Dermatology nxjerr në pah dhe arsyet e pendimit, duke treguar se edhe pse bëhet fjalë për një fenomen të përhapur, tatuazhi vazhdon të krijojë probleme sociale. I papërshtatshëm për një martesë ose në raste të veçanta, jo estetike për disa veshje; sipas Myrna Armstrong tatuazhi vazhdon të përfaqësojë një rrezik social pasi ekziston një paragjykim në lidhje me këtë çështje viktima të së cilës janë kryesisht gratë. Tashmë në vend të biznesit të tatuazheve mund të lindë biznesi i heqjes së tyre.