E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Dashuria nė familje ,mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijės
Dashuria nė familje ,mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijės
Dashuria nė familje ,mėnyra mė e mirė pėr edukimin e fėmijės
Specialistėt theksojnė se fėmijėt i marrin njohuritė e pėrgjithshme mbi lidhjet shoqėrore nga nėna dhe babai dhe vihet re se tė gjithė ata fėmijė tė cilėt duhen nė shtėpi mėsojnė ta ndajnė kėtė dashuri edhe me tė tjerėt gjatė jetės sė tyre.

Prindërit duhet të kenë shumë kujdes në shfaqjen e dashurisë e dhembshurisë fizike edhe ndaj fëmijëve më të mëdhenj ndërkohë që në shtëpi është shtuar edhe një anëtar tjetër i ri dhe për këtë shkak të gjitha ledhatimet e prindit tërhiqen nga fëmija më i vogël.

Psikologët vënë në dukje rëndësinë e madhe që ka për fëmijët koha e kaluar bashkë me prindërit e tyre dhe këta të fundit duhet ta shfaqin shprehimisht dashurinë që kanë ndaj fëmijëe të tyre. Prindërit nuk duhet të bëjnë dallime në kalimin e kohës së lirë ndërmjet fëmijëve, duhettë shfrytëzojnë më së miri cdo moment të kaluar bashkë p.sh. mund te ndiheni shumë të lidhur me njëri tjetrin edhe kur jeni duke lexuar një libër apo edhe duke bërë punë shtëpie.

Psikologët e kësaj moshe delikate vënë re që problemet më të thjeshta në zgjidhje I përkasin atij grupi fëmijësh prindërit e të cilëve u kanë kushtuar kohë dhe rëndësi edukimit një më një dhe kanë qënë të rregullt në ndarjen e kohës ndërmjet fëmijëve.

Gjithashtu, psikologët përcaktojnë që edhe mbajtja e kontakteve te rregullta me anë të telefonit qoftë edhe emailit, për ata fëmijë të cilët nuk kanë mundësit t'i shohin prindërit cdo ditë, ka një ndikim mjaft pozitiv sepse fëmija megjithë mungesën e një prindi e ndjen veten mes një famlijeje që e do dhe përkujdeset për të. ,

Këshilla për prindërit:

• Bëjani të ditur që jeni të interesuar për ta duke I bërë vazhdimisht pyetje mbi detyrat e shtëpisë, shkollën apo projekte të tjera.

• Ndani me fëmijët tuaj emocionet që ata provojnë gjatë kohës që kalojnë në natyre, apo duke luajtur me rërë apo lojra të tjera në ajër të pastër.

• Mësojani më anë të sjelljeve tuaja mënyrën se si duhet të ruajë dhe të kujdeset për marrëdhëniet shoqërore duke jupatur ju si shembullin e tij kryesor.

• Silluni me dashuri dhe respekt ndaj bashkëshortit tuaj në mënyrë që të bëheni një guidë e mirë për fëmijën tuaj kur ai të rritet.

• Tregojini që jeni sensibël ndaj ndjenjave të tij duke I dhënë kohë për ta dëgjuar.

• Fëmija mëson nga ju në cdo moment kështu që duhet të ndani një kohë të posacme cdo javë që ta kaloni bashkë si familje.

• Dëfrehuni duke kalur kohë bashkë më familjen, gjatë kohës së mëngjesit të ditës së dielë, duke I dhënë bashkë bicikletës ne natyrë apo edhe duke luajtur mbasditeve lojra tavoline.


Publikuar: 24.07.2008 05:50:30
Lexuar: 86 herė
Fjalėt kyēe: Mėnyra, edukim, dashuria, familje,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Kėshilla pėr tė menduar pozitivisht Kėshilla pėr tė menduar pozitivisht
Si do vepronit nėse do ju ndėrhynin prindėrit nė lidhjen tuaj? Si do vepronit nėse do ju ndėrhynin prindėrit nė lidhjen tuaj?
Kujt t’ia zbuloj sekretet e mia? Kujt t’ia zbuloj sekretet e mia?
Sa shpesh ndryshojmė mendim? Sa shpesh ndryshojmė mendim?
Sjelljet e ērregullta e dėmtojnė aftėsinė mendore Sjelljet e ērregullta e dėmtojnė aftėsinė mendore
Aktiviteti fizik dhe stresi Aktiviteti fizik dhe stresi
“No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė” “No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė”
Dhimbje koke ne pune? Mund ti reduktoni me ushtrime per trurin Dhimbje koke ne pune? Mund ti reduktoni me ushtrime per trurin
Nėna shoqja mė e mirė Nėna shoqja mė e mirė
Stresi dhe shėndeti Stresi dhe shėndeti
Google Yahoo MSN