E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja
Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja
Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja
Njė burrė therret tė birin pėr tė zbritur nga malet. 'Eja te serbėt, mos u frikėsoni...' bėrtetė burri zėshėm, Ramo Osmanovic, i lodhur nga tėrė marrėzia ballkanase dhe pėrpjekjet e tij tė fundit pėr tė shpėtuar jetėn.

Ai dhe i biri i tij nuk janë gjetur kurrë ndonëse ishin filmuar nga një kameraman në minutat e tyre të fundit. Ata janë vrarë për shkak të përkatësisë së tyre, një gjëje koti. Kjo pamje është një kujtim që përcjellë të gjithë atë stres që kishte ndodhur në Srebrenicën e vitit 1995, në atë korrik të kobshëm kur qyteza e argjendit ishte shndërruar në një përbindësh. Shumë vite më vonë njerëzit nuk kanë ç'të rrëfejnë tjetër. Këtu ka qenë kodra kur na hodhën ndihma nga aeroplanët, atje janë vrarë fqinjët tanë, këtu ka vdekur burri, është masakruar djali, nipi dhe të gjithë që kemi pasur... Rrëfimet e këtyre njerëzve nuk përmbajnë më ditë festash, ditëlindjesh, martesash dhe ata duken sikur kanë harruar kur kanë qenë të qeshur herën e fundit. Bosnja dhe Hercegovina, një shtet i krijuar nga muslimanët, katolikët kroat dhe serbët ka qenë zona ku për katër vjet luftë nuk kanë mbetur shumë të gjallë. Në kërkim të një dosje të re, një jete normale kam qenë shumë herë atje dhe jam munduar të shkruaj. Por, njeriu ndonjëherë mpihet dhe kujtesa nuk funksionon si duhet apo truri i një njeriu nuk mund të imagjinoj një gjë të tillë që ka ndodhur për aq pak kohë në vigjilje të një shekulli të ri, që do të quhej shekulli i demokracisë dhe paqes në botë. Kam qenë fëmijë kur shikoja luftën në Bosnje dhe njerëzit e vrarë dhe të qelbur. Ka pasur shumë kohë që nuk kam mundur të flija nga këto 'seriale' që vinin nga fqinjët në shtetin e njëjtë. Pazari në Sarajevë, masakra të vazhdueshme dhe pamje frikësuese. Por, kurrë nuk kuptohet ajo që ke parë në një vend të tillë përmes aparatit televiziv dhe asaj që në të vërtetë njerëzit rrëfejnë dhe thonë. 'Kemi jetuar mirë dhe ne nuk jemi dalluar aq shumë'. thotë njëra nga gratë e cila kishte humbur tërë familjen. Varrtarët dhe ekspertët ende rrëmihin eshtra dhe një pjesë e tyre kanë bërë vite në kërkim të gjurmëve. Kanë qenë mbi 13 mijë viktima në një qytezë që është pushkatuar dhe jeton vetëm në kujtime. Duke kërkuar të dhëna për Bosnjën shikoj shumë filma dhe video të hedhura në internet dhe të huazuara nga njerëzit. Bekime kishtare, ekzekutime klasike, shfryrje, shuarje shpresash dhe mllef. Nura Catic, një grua që ka përcjellë djalin e saj në rrugën e saj të fundit me tregon për jetën dhe kthimin në qytezë. Aty janë kthyer për të jetuar më shpirtrat e njerëzve të tyre dhe për të vazhduar ditët e shpresës, premtimet që ia kishin dhënë njeri-tjetrit në ndarjen e fundit, për ditët që do të vinin pas, për lumturinë dhe takimet në zonat e lira. Por, ato nuk kishin ndodhur kurrë. Srebrenica dhe Bosnja janë varrosur për së gjalli. Kjo ka ndodhur nuk është një rrëfim i trilluar, as një legjendë. Njerëzit jetojnë të ndarë ndonëse ndonjëherë detyrohen të ngrisin dorën dhe të përshëndeten.

Duke parë gjykimin e Vojisllav Sheshelit, kreut të Partisë Radikale të Serbisë dhe rrëfimet e të mbijetuarve më kujtohen të gjitha ato skena që i kam parë në orë të tëra xhirimesh dhe nën një ngulfatje ajri mbyllem në vetvete dhe filloj të mendoj për njerëzit që i kanë shtyrë të kryejnë gjëra të tilla. 'Kur njeriu e vret një pulë ndjehet aq keq sa nuk mund ta imagjinoj', thotë një tjetër grua e mbijetuar. është fat të jesh mashkull, i lindur në Srebrenicë, musliman dhe të jesh gjallë. Ata njerëz kanë kuptuar jetën në hollësi dhe nuk u duhen më misteret për të jetuar si të mbijetuar të një botë që nuk do të donin kurrë ti takonin. Pyes nëse kanë parë ndonjëherë gjeneralin Ratko Mladic dhe liderin e serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhic. Ata kanë qenë shumë kohë aty dhe viktimat ishin vrarë nën premtimin e bashkësisë ndërkombëtare. Më kujtohen edhe festat e ushtarëve holandez në Zagreb të cilët të shfrenuar hidhnin valle për fatin e tyre dhe jetët e shpëtuara. Ndoshta në ndonjë ngrysje fytyre duke kujtuar ata që kishin lënë në besë.

Varret shtrihen në radhë të gjata njëri pas tjetrit dhe gurtë e bardhë mbi ta. Të gjitha janë varreza të reja të krijuara një dekadë më parë kur lufta nacionaliste për territore në ish-Jugosllavi morri hovin e saj. Mijëra të tillë. Një kujtim i trisht që në shikim të parë tregon vetëm njerëz-shifra sikur ata të ishin paraqitur në ndonjë konkurs të thjesht apo regjistrim i popullsisë civile. Por, trishtimi merr vrullin e emocioneve kur njeriu mendon se ata në fakt të gjithë kanë qenë të gjallë. Radhët e gjata të njerëzve që presin dhe pa shpresë në sytë e tyre me sollën ndërmend menjëherë, gati sikurse kolonat e gjata në Kosovë të drejtuara jashtë kufijve të ferrit. Aty kanë qenë disa njerëz dhe ku kanë kaluar ata më shpresa nuk ka pasur stinën e saj. Pas kësaj gjithandej vijnë varre të reja dhe kujtime. Potocarja, dikur ka qenë një zonë industriale kurse tani vetëm një mbetje uzinash dhe qendër memoriali. Një njeri normal nuk mund të njehet mirë këtu, thotë një serb i ri babai i të cilit është vrarë në Bosnje. Por, sa ballkanas arrijnë të mendojnë normal? Arrestimi i Radovan Karaxhicit sjellë një freski në kujtesë dhe gjithnjë më intereson jeta e këtyre njerëzve që vranë gjithandej nëpër Ballkan.

Radovan Karaxhicin ma kishte përshkruar Dejan Anastasijevici, gazetari i javores 'Vreme' dhe 'Time' i cili një herë e një kohë e kishte intervistuar dhe nëse nuk gaboj kishte luajtur dhe shah me të. Duket se librat e psikiatrisë, profesionit të tij e kishin ndikuar keq. Ai kishte marrë poste pas strukturave socialiste të Jugosllavisë dhe herët e fundit kishte paralajmëruar muslimanët në parlamentin boshnjak se nuk do të mund ta mbronin veten nëse lufta fillon. Ai duket se e dinte çdo të ndodh. Babai i tij Vuko, sic shpjegon biografia, ka qenë po ashtu një çetnik. Këngë lavdi me lahutë dëgjoj gjithandej. Në Ballkan shpesh ka qenë patriotike dhe e drejtë të jesh vrasës. Por, ky njeri i shkolluar edhe në Columbia University nuk ka qenë thjesht një i tillë. Atij i pëlqente të shkruante poezi. Duket se fjalia që arti bëhet nga mëkatet e ka frymëzuar më shumë se c'duhet, por jo edhe aq sa shkrimtari serbomadh Dobrica Cosic që e kishte shtyrë të futej në politikë. Ai ishte bërë pjesë e Partisë Demokratike Serbe. Kjo parti ishte formuar atëherë kur Jugosllavia po shkatërrohej nën idetë për Serbinë e madhe dhe krijimin e republikave të pavarura. Ka qenë udhëheqës i krahinës autonome SAO-s dhe ishte bashkuar me idetë e Sllobodan Milloshevicit, motivuesit të nacionalizmit serb. Serbët e Bosnjes e kanë krijuar një hero të ri dhe Karaxhici është mbrojtur lehtësisht. Jovanka, nëna tij kishte kërkuar publikisht nga ai të mos dorëzohej madje në Serbi i është dhënë një çmim nga një revistë jo fort e njohur 'për vepër jetësore'. Por, gruaja e tij më vonë kishte kërkuar edhe dorëzimin. Karaxhic kishte arritur të fitonte famë si një nga të përndjekurit kryesor dhe si një kasap i njerëzimit që numëronte të gjallët dhe jo të vdekurit. Ashtu sikurse edhe ai, edhe Mladici kishte pasur historitë e tij. Një grua në Srebrenicë më ka rrëfyer se si kishte shkuar të kërkonte familjen e ish-mësuesit të vdekur që një herë e një kohë mund ta ketë ndëshkuar si fëmijë. Tipare tipike për një biografi të tillë.

Tribunali për Krime Lufte i Ish-Jugosllavisë ka kërkuar për shumë kohë këta dy njerëz ndër mbi 40 të tjerë që tashmë janë dërguar në Hagë. Por, Serbia kishte rrudhur krahët vazhdimisht për atë që kishte ndodhur në shenj mohimi se të akuzuarit mund të gjendeshin brenda territorit të këtij shteti. Një lajm i hidhur dhe i mirë për këtë komb. Një pjesë e të rinjve kanë protestuar lehtësisht rrugëve të Beogradit. Megjithatë ky veprim mund t'u sjellë një jetë të re dhe serbët janë vetëm pak hapa larg statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian. Por, Bosnja tashmë është krijuar si një shtet i çuditshëm, pakurrizor dhe njerëzit nuk kanë arritur dhe mbase nuk do t'ia dalin kurrë të fshijnë kujtimet e tyre. Ndoshta kam qenë i padrejtë, por shpesh jam gëzuar kur Haga, e tillë sic është, ka shqiptuar dënime. Kujtesa për Bosnjën më han dhe mendoj vetëm për tmerrin, për njerëzit e vrarë dhe për ata që nuk kanë pasur faj. Nuk mund ta besojë se njerëzit e tillë, të cilit do komb, mund të shfajësohen lehtësisht dhe të shpallen heronj. Ballkanasit duhet ti kërkojnë falje së pari vetvetes dhe të fillojnë një jetë të re. Kjo shfaqje është dashur të mbaroj prej kohësh, pa duartrokitje. Thjesht më duket sikur se Ramo më thërret për këtë çdo natë.

Idro Seferi/telegrafi


Publikuar: 25.07.2008 02:30:53
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Radovan, Karaxhic, kujtim, Bosna,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Nga Olimpi nė udhė pa krye Nga Olimpi nė udhė pa krye
A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė
Implikimet strategjike te nderhyrjes ruse Implikimet strategjike te nderhyrjes ruse
Zbrazja e planetit Zbrazja e planetit
Maqedonia: NATOOO pse s`mė dashuron?! Maqedonia: NATOOO pse s`mė dashuron?!
Ku i duhet Rusia Perėndimit? Ku i duhet Rusia Perėndimit?
Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes Kim MEHMETI: Macet e sotme, luanėt e tė nesėrmes
Serbia nė prag zgjedhjesh Serbia nė prag zgjedhjesh
Zgjidhja e madhe apo zgjidhja e vogėl? Zgjidhja e madhe apo zgjidhja e vogėl?
Sulm simetrisė sė strukturave Sulm simetrisė sė strukturave
Google Yahoo MSN