A i provuar fėmijėt tuaj 20 gjėrat qė ēdo fėmijė duhet ti bėjė pa mbushur 10 vjeē? A kanė ecur me biēikletė nė njė pellg me baltė, organizuar njė piknik me kukulla apo pjekur bukė?
Mësojini fëmijët të ndërtojnë një fole për dallëndyshet, mësojini të ushqejnë kafshët në fermë, ndërtoni bashkë me to kështjella në rërë, lërini të vizatojnë fytyrën me ngjyrat e tyre të dashura. Lista e gjërave që duhet të bëjnë të gjithë fëmijët pa mbushur 10 vjeç është hartuar nga kompania Persil e detergjenteve larës për të inkurajuar fëmijët që të luajnë pa u shqetësuar se mund të bëhen pis.
Lista
Po të vërehet me kujdes, në listë bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet që fëmijët e gjithë brezave i kanë kaluar. Në ditët e sotme, për arsye nga më të ndryshmet, fëmijët janë gjithnjë e më pak fëmijë. Uluni me fëmijët tuaj dhe merreni me radhë listën, sa prej atyre gjërave i kanë bërë fëmijët tuaj? Nëse ka akoma shumë gjëra pa provuar, mos hezitoni, merrni biçikletën dhe shkoni në parqe të gjelbëruara, bëni një shëtitje alpine në mal, uluni së bashku në kuzhinë dhe filloni e gatuani, pse jo, bëni një balonë e fluturojeni.
Fëmijët të jenë fëmijë
Në krahasim me brezat e mëparshëm, fëmijët sot janë të rrethuar nga probleme shëndetësore. Prindërit i mbrojnë më shumë se kurrë fëmijët, duke i shmangur nga çdo lloj ekspozimi natyror. Deri këtu, ska asgjë të gabuar, por lejojini fëmijët të jenë fëmijë. Lejojini të vrapojnë, mos ushtroni presion mbi ta, mos i detyroni të rrinë gjithë kohën mbi divan.
Fëmijët dhe presioni
Në shumë vende të ndryshme qeveritë i inkurajojnë personat që kujdesen për fëmijët që të veçojnë 4-vjeçarët më inteligjentë në mënyrë që ata të marrin kujdes ekstra. Por a është një gjë e mirë kjo për fëmijët, apo është një ngarkesë e madhe në një moshë shumë të hershme. Shumë të rritur, të cilët rikujtojnë fëmijërinë e tyre të hershme besojnë se liria për të luajtur dhe mungesa e presionit ka qenë gjëja më e mrekullueshme në atë kohë.
Lista
1. Të rrotullohen në bregun e pjerrët me bar të një lumi.
2. Të fusin duart në llaç.
3. Të lexojnë nën mbulesën e krevatit me një elektrik.
4. Të bëjnë parfum me petale lulesh.
5. Të mbjellin fasule në një kavanoz me pambuk.
6. Të bëjnë maska prej letre.
7. Të ndërtojnë kështjella rëre.
9. Të ngjiten në pemë.
10. Të bëjnë një pikturë me duar e këmbë.
11. Të pikturojnë fytyrën.
12. Të gatuajnë bukë.
13. Të krijojnë një skulpturë prej plasteline.
14. Të pjekin kek.
15. Të ushqejnë një kafshë.
16. Të mbledhin luleshtrydhe.
17. Të njohin pesë lloje të ndryshme zogjsh.
18. Të mbledhin krimba.
19. Të fluturojnë një balonë.
20. Të ndërtojnë një fole me bar dhe kashtë.