E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
Dashuria, mirėkuptimi dhe respekti janė trekendėshi i lumturisė bashkėshortore. Ato janė kėshtjella e saj e mirėmbrojtur, e cila mbron anijen e martesės prej mbytjes, kur mbi tė vėrshon deti i problemeve dhe i konflikteve.

Por nuk ka shtëpi pa probleme, qofshin të vogla apo të mëdha. Shpesh ndodh që këto të lënë një lloj ftohjeje dhe venitjeje, të cilat kërcënojnë harmoninë e familjes. Të dy bashkëshortët kanë përgjegjësinë e përbashkët në ruajtjen e ngrohtësisë së ndjenjave dhe dashurisë mes tyre, që të sigurohet vazhdimësia e jetës bashkëshortore.

Ndodh ndonjëherë që në jetën bashkëshortore të ketë momente zvenitjeje mes dy bashkëshortëve. Një person që e mohon këtë gjë nuk është i sinqertë. Është më i zgjuar ai që shuan konfliktin, sesa ai që e zvarrit atë. Duke qenë se bashkëshortët janë një qenie e vetme, përgjegjësia, që këtyre problemeve t'i jepet fund, është e përbashkët. Një nga mënyrat që mund t'i japin fund kësaj zvenitjeje janë takimet familjare dhe udhëtimet brenda qytetit, që nga ana e tyre e gjallërojnë jo vetëm jetën brenda familjes, por edhe ndjenjat mes bashkëshortëve.

Mënyrat e thyerjes së monotonisë në jetën bashkëshortore mund të jenë të ndryshme e të shumëllojshme, por barra më e madhe i bie gruas, pasi ajo ka mundësi që ndjenjën e dashurisë e të ngrohtësisë, të zvenitura mes tyre nga rutina e përditshme e punës, t'i zgjojë duke rregulluar veten e saj apo edhe me sistemimin e shtëpisë. Mund të jetë ndonjë dhuratë e shkëmbyer me njëri-tjetrin apo edhe fjalët e mira, të humbura prej kohësh mes tyre, pasi vendin e tyre e kanë zënë fjalët e punës.

Fjalët që thuhen të jenë në përshtatje me natyrën, gjendjen e bashkëshortëve, pasi në rast të kundërt ato mund të lëndojnë. Lidhur me këtë po sjellim një shembull: Një burrë i verbër u martua me një grua, e cila përherë i fliste për bukurinë e saj. Një herë po i thoshte të shoqit: "A sikur të shihje, pasi sytë e tu do të kënaqeshin me bukurinë e fytyrës sime, ngjyrën e kuqe të faqeve të mia dhe me flokët e zinj." Ai e dëgjonte, jo pa dhembje dhe një herë, pasi durimi i kishte mbaruar, i tha: "Nëse është e vërtetë kjo që po thua, ata që shohin nuk do të të linin ty me mua."

Vetë puna e bashkëshortit mund të bëjë që gruaja, në të shumtën e rasteve, të mbetet e vetme në shtëpi, mes fëmijëve, duke ndjerë se ajo është e vetmja përgjegjëse për edukimin e tyre. Kjo gjendje mund t'i sjellë asaj mërzitje e zvenitjeje të jetës bashkëshortore. Shërimi i kësaj gjendjeje mund të jetë edhe një dhuratë e vogël, e cila i bën asaj të ndjejë e të kuptojë që e tërë puna e bashkëshortit, nuk është vetëm personale, por është për të dhe familjen. Vetë llojshmëria dhe ndryshimi janë shkaqe që largojnë ftohjen mes bashkëshortëve, pasi jeta nuk është vetëm dhënie e marrje materiale mes tyre.


Roli i burrit në shtëpi në edukimin e fëmijëve

Prezenca e tij ndonjëherë në kuzhinë, kur gruaja gatuan, do të ishte pozitive. Ai mund ta ndihmojë në punët që ajo ka nevojë, sepse si i thonë një fjale, një dorë e vetme nuk duartroket.

Madje edhe vetë problemet, me të cilat përballet familja në momente të ndryshme, mund të jenë shkak për thyerjen e rutinës dhe të monotonisë në familje, sigurisht për gratë që dinë si t'i trajtojnë ato, pasi në disa çifte ato konsiderohen edhe si "erëzat" e jetës bashkëshortore.

Madje, nga këto probleme mund të përfitohet, në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen.

Një zgjidhje tjetër e këtij problemi, që sa vjen e po shtohet nëpër familje, është edhe durimi. Sado probleme të lindin, ato patjetër që do ta kenë një fund, duhet të kesh durim për t'i përballuar. E përsëri, mes bashkëshortëve do të kthehet harmonia e ngrohtësia që kishte munguar.


Mendime "të çmendura" për një martesë të lumtur

Duhet të vendosen rregulla, parime që të lehtësojnë monotoninë, mërzitjen dhe presionet që ajo ka. Këtu janë disa mendime dhe sugjerime, për t'i dhuruar jetës bashkëshortore fragmente të lumtura.


Të dy së bashku

-Parfumet janë shkopi magjik për qetësimin e nervave, ndjelljen e ndjenjave të mira, si dhe në krijimin e një atmosfere të ngrohtë në shtëpi.

-Do të ishte gjë e bukur, që në fillim të martesës të zotoheshit që të mos ishit vetëm dy bashkëshortë, por që burri yt të jetë i dashuri, shoku dhe njëkohësisht vëllai yt, e anasjelltas, gruaja jote të jetë e dashura, motra dhe shoqja jote. Kjo e bën jetën më të bukur dhe më të lumtur.

-Disa lojëra logjike dhe kulturore, por që të jenë tërheqëse dhe të bukura, do të ishin shumë argëtuese. Një ditë në muaj ti me gruan dhe fëmijët kalojeni më këto lloj lojëra. Këtë ditë zgjidhe së bashku me burrin dhe asnjëri të mos heqë dorë nga fitorja, që entuziazmi të pushtojë shpirtrat tuaj.

-Lër një ditë të javës për vete dhe burrin tënd. Zgjidhe ti dhe kaloni momente të bukura, që fuqia e lidhjes mes jush të rritet.


Për të

-Interesimi yt për veten tënde dhe pastërtinë vetjake brenda shtëpisë është një nga themelet e jetës bashkëshortore. Gruaja nuk është përgjegjësja e vetme për rregullin brenda shtëpisë.

-Mos kurse fjalët e ëmbla për ndonjë veshje të bukur apo ndonjë veprim të gruas tënde, sidomos përpara fëmijëve, pasi kjo do t'i japë jetës së tyre kënaqësi, duke qenë se ti je udhëheqësi i tyre.

-Ftoje gruan tënde për të ngrënë darkë jashtë shtëpisë dhe zgjidh një vend të qetë. Ki kujdes që kjo ftesë të mos jetë me ndonjë qëllim apo shkak.

-Lëvizja dhe vrapimi është shumë e dobishme. Në vend që të shoqërohesh me njerëz të tjerë shoqërohu me gruan tënde.

-Mos u përpiq të qortosh gruan tënde në sy të fëmijëve të tu, sepse ajo është është shoqja e jetës e jo punëtorja jote.

-Blerja e një dhurate, sado e vogël qoftë, do të thotë shumë për të.



Për ty bashkëshorte

-Interesimi personal për veten tënde nuk kërkon shumë mund.

-Flisni së bashku me burrin për gjëra të përbashkëta mes jush, sepse ai nuk është specialist dhe nuk i intereson ato që thuhen për rrobat apo veshjet e reja të modës. Këto lloj bisedash janë të bezdisshme për disa gra e jo më për burrat.

-Lëre mënjanë mënyrën e pyetje–përgjigjeve gjatë dialogjeve, por përpiqu të jesh e zgjuar në bisedat me të.

-Xhelozia e tepruar është shkaku kryesor për përfundimin e shumë marrëdhënieve martesore. Ti patjetër që duhet të kesh besim tek vetja e herë pas here mos ngurro ta pyesësh burrin se si të sheh ty si grua e si të dashur, çfarë do të dëshironte të shihte tek ti. Përpiqu t'i zbatosh sa të mundesh. Ji e kujdesshme dhe e butë gjatë pyetjeve. Gjithashtu, edhe ti thuaji se çfarë të pëlqen të shohësh tek ai.

-Nëse ndodh ndonjë problem mos guxo të ngresh zërin për të vërtetuar që ti je e fortë. Fuqia është tek mendja. Gjatë të bërtiturave ti nuk do të mundesh të mendosh. Qetësohu, mendohu dhe mëso si të mund të mbash veten e të jesh e qetë. Nëse je në këmbë, ulu apo ndërro vend, përpiqu të mos flasësh.

Këto ishin disa mendime që të gjithë i kemi menduar, ndoshta i kemi bërë dhe pa vetëdije. Duhet të kemi kujdes në atë që bëjmë, flasim, veprojmë, që jeta bashkëshortore të jetë e lumtur si një kopsht me lule.

Revista Familja


Publikuar: 28.07.2008 03:32:51
Lexuar: 132 herė
Fjalėt kyēe: Pėr, vete, dytė, bashku,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Pesėvjeēarėt nuk mund tė pėrcaktojnė sasinė normale tė ushqimit Pesėvjeēarėt nuk mund tė pėrcaktojnė sasinė normale tė ushqimit
Stresi.. Stresi..
Shtatė problemet mė tė mėdha tė meshkujve pėr tė cilat u vlon gjaku! Shtatė problemet mė tė mėdha tė meshkujve pėr tė cilat u vlon gjaku!
Gatishmėria bashkėshortore Gatishmėria bashkėshortore
Disa kėshilla me efekt pozitiv pėr jetėn nė ēift Disa kėshilla me efekt pozitiv pėr jetėn nė ēift
Tipi i mashkullit qė tė pėlqen? Zbuloje Tipi i mashkullit qė tė pėlqen? Zbuloje
8 Sekretet pėr tė qenė e bukur 8 Sekretet pėr tė qenė e bukur
Vetja dhe kultura Vetja dhe kultura
Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur! Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur!
Nuk je ai qė mendon se je Nuk je ai qė mendon se je
Google Yahoo MSN