E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Objektet e pavlerėsuar tė muzeumeve
Objektet e pavlerėsuar tė muzeumeve
Objektet e pavlerėsuar tė muzeumeve
Nė librat e inventarėve tė muzeumeve, nė kollonėn e ēmimeve, pėrbri pėrshkrimit tė objektit, gjen tė pasqyruar edhe ēmimet, duke filluar qė nga viti 1946. Ēmime qesharake qė variojnė nga 5 deri nė 2 mijė lekė

Njëra nga detyrat më të ngutëshme të ditëve të sotme për muzeumet e Shqipërisë është rivlerësimi i objekteve që ata kanë në ruajtje. Dikur, përpara viteve nëntëdhjetë, muzeumet realizuan me aq sa ishte e mundur një nga detyrat e tyre themelore, mbledhjene objekteve më të rëndësishme, që paraqesin rrugën nëpër të cilën udhëtoi historia dhe kultura jonë.

Ҫmimet me të cilat u blenë, apo u vlerësuan atëherë objektet, ishin vetëm çmime inventari. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme. Gjithashtu, në atë kohë, ishte e panevojshme që objekti të merrte një vlerësim financiar korespondues me rëndësinë e tij. Ishte primare vetëm përmbajtja hiostorike, apo kulturore. Sot kohët kanë ndryshuar. Në filozofinë e sotme, kur thuajse gjithçka matet me para, kërkohet edhe një vlerësim në lekë, sa më real, i objekteve. Kjo është domosdoshmëri dhe urgjencë.


Në librat e inventarëve të muzeumeve, në kollonën e çmimeve, përbri përshkrimit të objektit, gjen të pasqyruar edhe çmimet, duke filluar që nga viti 1946. Sa janë? 5 lekë, 7 lekë dhe më i larti 2 mijë! Më vonë, për ato objekte që kanë bërë bujë, çmimet janë vendosur më të lartë. E megjithatë mbeten qesharakë.

P.sh. Shpata e Sulltan Bajazitit të II-të, e cila vlerësohet në rreth një milion euro, figuron në inventar me një çmim prej 70 lekësh. Koburet e argjendëta, të lara me ar, që në dyqanet e antikuareve të zakonshme të Evropës i gjeje dikur me 1 mijë euro, në muzeumet tona kanë një vlerë prej 150-200 lekë, ndërkohë që ato të sajuarat, e shkatarraqe, në Pazarin e Krujës mbahen për 100 mijë lekë. Shpatat damaskine, që në tregun e antikuareve në Londër arrijnë deri në 200 mijë stërlina, tek ne janë të vlerësuara me 50-80 lekë. Gdhendjet e mrekullueshme në dru, ato disa shekullore, janë të inventarizuara me 1-2 mijë lekë, kur e thënë popullorçe, kushtojnë qimet e kokës. Lëre argjendaritë!

Ndoshta do të duket e pabesueshme po të përmendim se vlera e një gjymi dy shekullor, krejt argjend, e që peshon ndonja 5 kg. është vetëm 50 lekë. Veshjet e mrekullueshme, të qëndisura me fije ari, janë çmuar deri në 1500 lekë. Epitafi i Gllavenicës, kryeobjekti i muzeologjisë shqiptare, të cilin në vitin 1975, në Paris e vlerësuan 2,5 milion dollarë, me vlerën e atëhershme të dollarit, e ka çmimin vetëm 100 mijë lekë.Po koka e Apollonit? Edhe kjo 100 mijë lekë. Kur u ekspozua në vitet ‘80 të shekullit që shkoi, në Mynih, Gjermania dha një garanci prej 1 milionë dollarësh Kurse koka e mrekullueshme e Demostenit është e inventarizuar për 1500 lekë. Edhe “Bukuroshja e Durrësit” figuron 1 mijë lekë. Të gjitha pikëçuditëset e botës nuk do të mjaftonin për të shprehur çudinë e çmimeve të objekteve në muzeumet e Shqipërisë.


Sot, a nuk janë qesharakë dhe të rrezikshme të tilla çmime? Dhe ne bazohemi në qesharaken për të vlerësuar pasurinë e pamatë të muzeumeve tona!
Të “shokuar” nga këto çmime absurde, pesëmbëdhjetë vjet më parë bëmë një vlerësim “toptan” prej rreth 340 milion dollarësh të atëhershëm për objektet e fondit etnografik të Institutit të Kulturës Popullore dhe 360 milion dollarë për objektet arkeologjike. Vetë fjala “toptan”, që sapo përmenda, tregon saktësinë e këtij vlerësimi, që nuk është i ndarë as për njësi. Një punë më të mirë në këtë drejtim ka bërë Instituti i Monumenteve për vlerësimin e ikonave, çmimet e të cilave përafrohen me ato të tregut ndërkombëtar. Galeritë e arteve, muzeumet e rretheve në vartësi të bashkive, apo të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk janë gjëkundi.


Cilat janë pasojat e këtij mosvlerësimi monetar real?

Ne nuk e dimë se çfarë pasurie kemi në muzeumet tona. Sa për kuriozitet, në një vlerësim me mend, e shpejtë, e shpejtë, që kemi bërë para dy vjetëve me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, vlera e objekteve në muzeumet e Shqipërisë arrinte në ndonja 1 miliard dollarë të atëhershëm.

Duke mos patur një vlerë reale, por qesharake, nuk bind dot askënd për të financuar miliona për rregullimin e gjëndjes katastrofike të konservimit, (ruajtjes pa prishje të objekteve), në muzeumet e Shqipërisë.
Pa ditur se çfarë vlerash ke, nuk të financon njeri as për ekspozimin dinjitoz tëobjekteve. Në një kohë që kërkojmë turistë, turistët duhen të tërhiqen edhe nga muzeumet. Pa t’i krahasojmë ekspozimet tona me ekspozimet në muzeumet e Evropës? Dhe tjetri të vlerëson menjëherë. E si do të duken objektet akoma prapa xhamave të Kavajës, që deformojnë pamjen, e në ato vitrina si kot më kot? Apo me ato taraca si e

Galerisë së Arteve në Tiranë, ku uji i shiut mblidhej me kova e legena?

Duke patur një vlerësim real, kur t’i themi shtetit, se veç këtyre që përmendëm duhet shpenzuar shumë edhe për restaurimin, ai mekanizëm, që quhet shtet, e që duhet t’u përgjigjet të gjitha çështjeve, do të jetë i detyruar të financojë edhe këtë aspekt të trashëgimisë.
Një vlerësim real i objekteve do të ndryshojë edhe mendimin e përgjithshëm shoqëror për muzeumet dhe do të vlerësojë më drejt punonjësit e muzeumeve, që nganjëherë tani, konceptohen edhe thjeshtë si magazinierë.

Vlerësimi real i objekteve do të imponojë një kujdes më të madh, pra do të përmirësojë punën e muzeumeve.
Përmbledhurazi, vlerësimi real do të jetë baza e ndërtimit të politikave teknike, të mbështetura edhe financiarisht, për të siguruar trashëgiminë e objekteve muzealë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre. Vlerësimi real do të ketë ndikimin e vet edhe në çmimet e tregut të vlerave kulturore.

Mirëpo rivlerësimi nuk është aq i thjeshtë. Ekziston një “ngatarresë” nga institucionet e statistikave, të cilët, sipas llogaritjeve të tyre, e zgjidhin çështjen fare lehtë, duke shumëzuar çmimet ekzistuese me një koefiçent paksa mbi dhjetë.
Ata, e thënë popullorçe, ia fusin kot. Le t’i referohemi ndonjë çmimi me të cilin u bë edhe prezantimi i problemit. Me rivlerësimin me koefiçent 10, çmimi i epitafit të Gllavenicës shkon në 1 milion lekë, kur do të duhej një koefiçent 5 mijë. Ose në rastin e atij gjymit prej argjendi, koefiçenti do të duhej të ishte 500 mijë. Për koburet 600-700. Për shpatat në gjendje të mirë 3 mijë, për shpatat damaskine 500mijë, për shpatën e Sulltan Bajazitit II 2 milion, etj., etj. Pra rivlerësimi duhet bërë nga mendimi i specialistëve të muzeumeve, për çdo objekt, një për një dhe nuk duhet përdorur asnjë koefiçent i rekomanduar nga institucionet e statistikës.


Po këtu duhet thënë se ekziston edhe problemi i përgjegjësisë materiale. Ai që e ka në inventar, e që do ta rivlerësojë, vetvetiu do të dëshirojë që të jetë i çliruar nga përgjegjësia financiare, e do të priret për çmime sa më të ulta. Kjo është normale në psikologjinë e njeriut. Por po kaq normale duhet të jetë edhe mendimi se vlera reale do të detyrojë shoqërinë dhe shtetin për ruajtjen më të mirë të tyre, në mënyrë që të sigurohet trashëgimia, në kuptim të konservimit, që kështu siç e kemi, është fare jashtë “binarëve”.
Ekziston edhe një vështirësi trjetër, po subjektive. Në ndonjë rast, ndonjë bashki nuk para e pëlqen rivlerësimin, sepse do të shtohej detyrimi i bashkisë ndaj muzeumit. Të shpresojmë që të jetë kalimtare, në mos, dihet : detyrimi administrativ.

Për realizimin e kësaj detyre natyrisht që nisma duhet dhënë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përgjumja jonë muzeale, në një nga detyrat më kryesore, siç është konservimi, e do një shuplakë syve. Kjo shuplakë është financa. Financa do të na zgjojë nga kjo letargji pasiviteti. E kur në inventarin kombëtar të figurojë pasuria prej 1 miliard Euro nuk do të ketë qeveri që t’i rezistojë presionit psikologjik të saj, do të detyrohet t’u përgjigjet kërkesave të saj, ndryshe do të quhet neglizhencë. Dhe besoj se askush nuk e dëshiron këtë epitet. Ndokush mund të thotë se kjo është një strategji detyrimi ndaj shoqërisë? Po. Edhe kështu. Sepse kështu jemi gatuar. Gjendja e tanishme e muzeumeve na tregon dhe na dikton se duhet bërë një ndryshim.

Në këtë drejtim nga Qendra e Studimeve Albanologjike kanë filluar të fryjnë erëra të mbara. Atje, më mirë se kudo, është kristalizuar mendimi i domosdoshmërisë së rivlerësimit të objekteve që ndodhen në arkivat e saj dhe po bëhen përgatitjet për fillimin e punës. Mirëpo duhet bërë në të gjithë Shqipërinë.

Frederik Stamati/Shekulli/


Publikuar: 28.07.2008 05:23:10
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Objeketet, pavlerėsuara, muzeumeve,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit? Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?
Libri shqip pėr herė tė parė nė Teheran Libri shqip pėr herė tė parė nė Teheran
Figaro i rrotullon tė gjitha Figaro i rrotullon tė gjitha
Bardha e Pashės nė vitet dymijė Bardha e Pashės nė vitet dymijė
Pėrfundon xhirimi i filmit pėr sulmin e Gjeorgjisė nė Oseti Pėrfundon xhirimi i filmit pėr sulmin e Gjeorgjisė nė Oseti
Njė far antik pėr Durrėsin Njė far antik pėr Durrėsin
Ėshtė gjallė Liza Vorfi Ėshtė gjallė Liza Vorfi
"Koha e kometės" premierė nė Kosovė
Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike Zbulohen artefakte tė reja arkeologjike
Pėrtej kufijve me celuloid Pėrtej kufijve me celuloid
Google Yahoo MSN