E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kosova nė mėshirė tė fatit
Kosova nė mėshirė tė fatit
Kosova nė mėshirė tė fatit
Edhe pse pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur nga Shtetet e Bashkuara, asaj ende i mungon sovraniteti i vėrtetė. Me pesė entitete qė po garojnė pėr pushtet, Kosova po mbetet nė mėshirė tė fatit. Qė kur Kosova shpalli pavarėsinė mė 17 Shkurt 2008

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008, ajo është njohur nga 43 vende të botës; ka krijuar kushtetutën e vet me shumicën e ligjeve të bazuara në kriteret e planit të Ahtisaarit; ka flamurin e vet multietnik sikur edhe himnin shtetëror; ka themeluar Ministrinë e Punëve të Jashtme; ka përgatitur pasaportat e reja; dhe tani është në proces të themelimit të Forcës së Sigurisë me ndihmën e ekspertëve të NATO-s.

Sidoqoftë, është vështirë të mendohet se si Kosova do të arrijë pavarësi të plotë ekonomike dhe politike kur ka pesë entitete që garojnë për pushtet dhe të cilat i raportojnë kanaleve të tyre të komandës. Kombet e Bashkuara, të cilat ishte dashur t’ia kalonin pushtetin e vet Bashkimit Evropian më 15 Qershor, u bënë ditë e më të pagatshme për t’i kaluar mandatin e vet BE-së për shkak të presionit të Rusisë, e cila thirret në Rezolutën e OKB-së 1244 dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe shtatë anëtarëve të BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës.

Më 12 Qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i dërgoi një letër Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidentit serb Boris Tadiç, ku thuhej se ai dëshironte ta “rikonfiguronte UNMIK-un” dhe ta “vendoste BE-në në të.”EULEX, trupa prej mëse 2,200 anëtarëve në krye me Gjeneralin Yves de Kermabon që duhet të jetë mision mbikëqyrës për policinë dhe gjyqësinë e Kosovës, ende nuk është vendosur në vend plotësisht (tani ka vetëm rreth 300 anëtarë në vend) dhe as në veri të Kosovës.

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), një trupë administrative prej mëse 1,800 anëtarësh nën udhëheqjen e Peter Feith, i raporton një grupi punues të disa përfaqësuesve të fuqive të mëdha, gjersa anëtarët individualë i raportojnë vendeve të tyre në mënyrë individuale. KFOR-i i raporton komandës së NATO-s, dhe trupat që marrin pjesë në misionin në Kosovë gjithashtu i raportojnë vendeve të tyre nga vijnë.

Mandej, kemi edhe qeverinë e Kosovës dhe parlamentin, të cilëve po iu tërhiqet vërejtja nga komuniteti ndërkombëtar që të rrinë të qetë dhe të kenë durim, dhe të cilët nën kushtetutën e re duhet të respektojnë pushtetin e ICO-së që ka të drejtë të “sanksionojë apo largojë nga detyre cilindo zyrtar publik dhe të zhvlerësojë çdo vendim apo legjislacion që bie në kundërshtim me marrëveshjen (planin e Ahtisaarit).” Dhe, më në fund, kemi edhe serbët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të manipulohen nga Beogradi dhe refuzojnë të integrohen në shtetin e ri të Kosovës.

Kjo supë alfabeti e “ndërkombëtarëve” duket se nuk ka një plan të qartë për të zgjidhur problemet serioze ekonomike dhe politike me të cilat ballafaqohet Kosova. Tutje, ICO-ja, tani organi kryesor ndërkombëtar, vazhdon të garojë me UNMIK-un.Kjo situatë e bën mjaft të pamundshme vendimmarrjen sikur edhe përgjigjet adekuate kundrejt Serbisë për tentimet e saja të vazhdueshme për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Gjersa kjo situatë të mos ndryshojë, Kosova do të jetë e pavarur vetëm në emër.

Tom Yazdgerdi, shef i sektorit të politikës dhe ekonomisë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, me të cilin patëm një takim të shkëlqyeshëm, na the se SHBA-të po i dërgojnë një mesazh të qartë Beogradit se ai nuk mund të përqafojë Bashkimin Evropian dhe as të pranohet në të përderisa kundërshton EULEX-in dhe mban nën kontroll serbët e Kosovës. (Më shumë se çdo faktorë tjetër perëndimor, SHBA-të po i bëjnë presion Serbisë për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe për të vazhduar demokratizimin e vet.)Siç tha edhe një avokat që punon për komunitetin ndërkombëtar, “do të ketë një krizë të madhe politike në Bashkimin Evropian nëse Tadiçi mundohet t’i ndjekë të dyja rrugët në të njëjtën kohë.”

Ndarja de facto e Mitrovicës është një realitet. Qeveria e Kosovës dhe ndërkombëtarët ende nuk kanë mundur ta fusin veriun nën kontrollin e tyre, pjesërisht pasi që perëndimi edhe njëherë po e merr me të mirë Serbinë.
Siç na është thënë edhe nga një përfaqësues i USAID-it, “duhet të tentohet të merret nën kontroll shumica e serbëve në jug duke iu dhënë atyre karota, ndërsa Beogradit t’i jepet shkopi”. Ekonomia po ndikohet negativisht nga mungesa e sovranitetit të vërtetë të Kosovës dhe nga mungesa e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike. Të papërfillura, këto probleme do të shtrojnë rrugën drejt një krize sociale.

Qeveria e Kosovës po përulet para komunitetit ndërkombëtar tani kur duhet të merret me gjetjen e zgjidhjeve të brendshme.
Qeveria e tanishme e Kosovës duket se është kryesisht e interesuar në mbajtjen e pushtetit. Ajo ende nuk ka paraqitur një strategji proaktive për të zgjidhur problemet e vendit dhe nuk po lëviz në mënyrë energjetike dhe sistematike në fushat ku mund të ushtrojë pushtet të plotë (si p.sh. në arritjen e njohjeve të reja përmes lobimit aktiv).Në disa qarqe politike, ndihet një frymë e vetëkënaqësisë (“tani mund të shtrihemi e të pushojmë pasi që e fituam pavarësinë”).

Në disa qarqe të tjera, ndihet atmosferë e dëshpërimit paralizues (“vetëm ndërkombëtarët mund të zgjidhin këtë”), kur në realitet komuniteti ndërkombëtar ka shumë pak ide se si të ecët përpara, dhe, në disa sektorë, komuniteti ndërkombëtar në të vërtetë po inkurajon shmangie të zgjidhjes së problemeve. Mënyra e vetme që Kosova mund të ketë sukses është nëse qeveria e saj dhe populli i saj marrin fatin në duart e veta.Përndryshe, ajo do të mbetet në mënyrë permanente e varur nga administrimi ndërkombëtar. Siç është shprehur edhe ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, “ne kemi nevojë për zgjidhje lokale me ndihmën ndërkombëtare.”

Shumëçka ka dalë nga plani i Ahtisaarit si çelës për pavarësinë e Kosovës. Gjersa ai vendosi bazën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, zbatimi i plotë i tij në nivel teknik (për të ndërtuar një shoqëri funksionale) varet nga pranimi dhe bashkëpunimi i serbëve, asnjëra nga të cilat nuk duket se do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Shumë komentatorë na thane se, në mungesë të bashkëpunimit nga Beogradi dhe serbët e Kosovës, plani i Ahtisaarit duhet të anulohet dhe të zëvendësohet me një sistem në të cilin secili qytetar i Kosovës ka vetëm një votë, ku ka mbrojtje të barabartë për të gjithë, dhe ku nuk ka privilegje të veçanta në bazë të etnisë.Pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi mbi fatin e planit të Ahtisaarit, është e qartë se komuniteti ndërkombëtar dhe Kosova kanë nevojë për një plan që në mënyrën më të mire të mundshme mbron dhe konsolidon të arriturat e Kosovës dhe parandalon çfarëdo ndarje të veriut apo ndarje të brendshme në bazë të vijave etnike.

Shirley Cloyes DioGuardi/Shekulli/


Publikuar: 28.07.2008 06:12:07
Lexuar: 62 herė
Fjalėt kyēe: Kosova, mėshirė, fatit,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Topalli, Kuvendi t’i rikthehet Gėrdecit ! Topalli, Kuvendi t’i rikthehet Gėrdecit !
Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit
Dimensionet e munguara tė shtetit! Dimensionet e munguara tė shtetit!
Maqedonia nė ujra tė turbullta pas samitit tė NATO-s Maqedonia nė ujra tė turbullta pas samitit tė NATO-s
A po manipulohet prapė me Kosovėn A po manipulohet prapė me Kosovėn
Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh
Fratini, Vizat, Votat Fratini, Vizat, Votat
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Ndėrtimi i shtetit tė sė drejtės (shtetit ligjor) nė Kosovė Ndėrtimi i shtetit tė sė drejtės (shtetit ligjor) nė Kosovė
Google Yahoo MSN