The New York Times publikon tė gjithė pėrplasjes mes superfuqive. Shtetet e Bashkuara dalin kundėr planeve tė Italisė dhe Jugosllavisė
UASHINGTON Presidenti, jo vetëm përsëriti objeksionet e tij për Marrëveshjen sekrete të Londrës, duke nxjerrë në pah se në çështjen e kufirit verior të Italisë, marrëveshjet e arritura tashmë atje ishin një largim nga linja e Marrëveshjes së Londrës, duke përçmuar bisedimet mbi një bazë krejtësisht të re, dhe ai doli kundër çdo plani për një lidhje të Marrëveshjes së Londrës, si një alternativë detyruese në zgjidhjen e çështjes së Adriatikut. Përgjigja amerikane bënte të ditur se një lidhje e tillë, siç u propozua nga Anglia dhe Franca, erdhi si një surprizë tek presidenti, sepse Qeveria Amerikane tashmë kishte rënë dakord për Marrëveshjen e 9 dhjetorit, gjë që solli një qëndrim ndryshe me qeveritë britanike dhe franceze në lidhje me bazat e zgjidhjes së problemit.
Përdorimi i fjalës kërcënim nga kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe në notën e tyre të 17 shkurtit, nga mënyra e interpretimit të paralajmërimit të presidentit që ai do të konsiderojë seriozisht tërheqjen e dy marrëveshjeve në Senat, është gjetur në përgjigjen e presidentit dhënë më 24 shkurt:
Nga veprimi i tyre i 14 Janarit, qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte përballur me një zgjidhje përfundimtare, të cilës iu shtua më 20 Janar një kërcënim, duke u tërhequr në kushtet e Marrëveshjes së Londrës. Presidenti, e konsideroi ultimatumin ndaj Jugosllavisë, jo vetëm si një kërcënim por vlerësoi se kjo linjë ishte ndjekur pa pasur ndonjë përpjekje që të shqyrtohen pikëpamjet e qeverisë amerikane apo siguruar mundësinë për diskutim. Qeveria Amerikane i konsideron përpjekjet e Francës dhe Anglisë në drejtim të Jugosllavisë si përfshirje e kërcënimit dhe ultimatumit. Kërkesa e Millerand-Lloyd synon të shkundë presidentin Uillson në besimin e tij se një ultimatum ishte shfaqur tek Jugosllavia.
Kryeministrat e Britanisë dhe Francës dëshirojnë të nxjerrin në pah se kjo deklaratë nuk është ajo që mund të shfaqte qeveria amerikane, për ta menduar si një ultimatum ndaj Jugosllavisë, në interes të Italisë, - vlerësojnë ata në kërkesën e 17 shkurtit.
Ultimatumi për Jugosllavinë
Deklarata e tij në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Londrës ishte një përpjekje për të promovuar një zgjidhje të menjëhershme të këtij debati të rrezikshëm, nga nxjerra në pah e dy anëve që nëse ata nuk janë dakord me zgjidhjen, e cila erdhi pas negociatave të gjata, të jenë për një kompromis të ndershëm midis pikëpamjeve të tyre konfliktuale; e vetmja alternative ishte një marrëveshje e cila ishte më pak e pëlqyeshme për të dyja palët.
Pavarësisht këtij përshkrimi nga komunikimi që i ishte dërguar Jugosllavisë më 20 janar, qëndrimi i presidentit Uillson është se një ultimatum i ishte përcjellë delegacionit jugosllav, i cili theksonte se ata kishin katër ditë për të thënë Po ose Jo për planin e janarit, dhe nëse ata do të përgjigjeshin Jo, më pas mund të zbatohej Marrëveshja e Londrës. Nga zgjatja kohë pas kohe kishte qenë garantuar Jugosllavia, por atje akoma nuk kishte një përpjekje të bërë për të zbatuar të ashtuquajturin ultimatum.
Presidenti kritikon Italinë
Në notën e tij të 10 shkurtit, presidenti Uillson foli me çiltërsi dhe sinqeritet të madh në diskutimin e tij për pozicionin e Italisë. Ai thotë në atë notë se ka gjasa që ai nuk do të fitojë ndonjë mik më tepër në Itali me qëndrimin e tij të famshëm të 23 prillit 1919, në të cilën ai ia doli mbanë që përmes popullit italian, kreu i qeverisë Orlando të rishikojë çështjen e Fiumes.
Kryeministrat e Britanisë dhe Francës në notën e tyre të 17 shkurtit përgjigjen se Italia po mbështetet me një fjalë tek aleatët e tij, siç ishte caktuar në Marrëveshjen sekrete të Londrës, pasi kishte duruar gjatë luftës deri në fund dhe deklaruan se Italia pati një humbje në njerëz me 500 mijë persona të vrarë dhe tre herë më shumë të plagosur në numër; ndërsa populli i saj është djegur nga borxhet shkatërrimtare.
Përgjigja e presidentit Uillson pajtohej me ndjenjat e shprehura nga Anglia dhe Franca në lidhje me pjesëmarrjen e Italisë në luftë, duke thënë se qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte shprehur në mënyrë të përsëritur ndjenjën e saj, çmonte konseguencën jetike të pjesëmarrjes së Italisë në luftë dhe sakrificën e saj. Por presidenti këmbëngul se të tilla konsiderata nuk mund të bëhen për arsye të zgjidhjeve të padrejta, të cilat mund të provokojnë luftëra në të ardhmen.
Për pasojë, një linjë e tillë e përcaktuar mund të jetë miope, dhe nuk është në mbështetje me sakrificat e tmerrshme të botës në tërësi, të cilat nuk mund të jenë të justifikuara dhe të përshtatshme vetëm nga drejtimi përfundimtar i zgjidhjes, duke u justifikuar me parimet për të cilat lufta ishte fituar.
Në notën e tyre të shkurtër të 23 Janarit, kryeministrat e Britanisë dhe Francës ndërmorën të shpjegojnë se ata kishin ndryshuar planin e dhjetorit, të ujdisur në Janar sepse në mospasjen e ndonjë personi që të mund të flasë për Shtetet e Bashkuara, ishte e një rëndësie jetike që atje të nxitej zgjidhja e çështjes së Adriatikut, e cila kishte irrituar Europën Juglindore për më shumë se një vit.
Kjo çështje nëse nuk do të rregullohej me shpejtësi, jo vetëm mund të nxirrte pengesa për rikuperimin dhe ndërtimin e dy vendeve të dala të rraskapitura nga lufta, por mund ti çonte ato sërish në luftë. Kjo ishte një frazë e qartë për të frikësuar që dështimi në zgjidhjen e çështjes së Adriatikut mund të çojë në luftë Italinë dhe Jugosllavinë dhe të ndezë të gjithë vendet e Ballkanit sërish. Në notën e tij të 10 shkurtit, presidenti Uillson ndau pikëpamjen e qeverive të Francës dhe Anglisë se e ardhmja e botës varet kryesisht nga zgjidhja e drejtë e kësaj çështje, por nuk mund të besojë tek një zgjidhje, duke iu përmbajtur kushteve, të cilat tashmë kanë marrë dënimet e merituara.
Albert Gjoka/Gazetaalbania/