Antikitet, kinema dhe det. Nė qytetin e Durrėsit organizohet pėr herė tė parė Festivali Veror i Filmit Artistik 2008 (Summer International Film Festival), njė festival ndėrkombėtar qė organizohet nga Bashkia e Durrėsit nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare Kinematografike.
Nga data 23-31 gusht, filma nga vende të ndryshme të botës, duke filluar nga fqinjët grekë, maqedonas, tek turqit, deri në Irak, shfaqen në amfiteatër dhe në Teatrin Aleksandër Moisiu. Në garë janë edhe katër filma shqiptarë, ndërsa prodhimet shqiptare në vite do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditëve të festivalit. Sipas Anila Luftës (Varfit), pjesë e stafit të festivalit, ideja për të zhvilluar një aktivitet të tillë lindi si nevojë për të mbushur boshllëqet që lë prodhimi i pakët kombëtar, varfëria e jetës kulturore në Durrës dhe ngritja e një strukture që afron njerëzit tek kinemaja. Sipas saj, Durrësi ka një infrastrukturë që ofron mundësi edhe pse ngritja e një qyteti arti, i cili mendohet të presë shumë të ftuar nuk është aspak e thjeshtë.
Në festival shfaqen filma të prodhuar pas vitit 2005, 35 mm dhe mbi 70 minuta të gjatë. Sipas Luftës janë zgjedhur filma me subjekte të veçanta, tek-tuk edhe komercialë. Bordi përzgjedhës i përbërë nga Xhevdet Feri, Ilir Budka, Genc Përmeti dhe Anila Varfi përzgjodhën 12 filma. Në ekranin e madh shfaqen Ahlaam (Ëndrra), prodhim që vjen nga Iraku, filmi maqedonas Prevrteno, filmi çek, Obsluhoval jsem anglickeho krale (I shërbej mbretit të Anglisë), filmi rus Georg, ai turk Beyaz Melek (Ëngjëlli i bardhë), Blodsband (Mirush), prodhim norvegjezo-maqedonas, filmi italian Fine pena mai (Ndëshkim pa fund), Filmi nga Sllovenia Instalicja Ljubezni (Ngritja e dashurisë), filmi grek Diorthosi (Korrigjimi) bazuar në historinë e vrasjes së një shqiptari gjatë ndeshjes Shqipëri-Greqi, filmi kroat Pravo Cudo (Mrekulli e vërtetë), Zivi i mrtvi (Të gjallë e të vdekur), fimi serb Konji vrani(Kuajt e zinj).
Ndërsa ndër shqiptarët janë Trishtimi i zonjës Shnajder me regji të Pirro Milkanit, Mao Ce Dun i Besnik Bishës, Sekretet e Spartak Pecanit dhe Koha e Kometës, filmi-premierë i Fatmir Koçit. Në një kënd të veçantë, gjatë gjithë ditëve të festivalit shfaqen filma shqiptarë, kryesisht ata që kanë fituar kupa në Festivalin Kombëtar të Filmit. Organizatorët mundohen ta kthejnë Durrësin nënjë pikë takimi mes artistëve të vendeve të ndryshme të botës, një mënyrë e mirë për kineastët shqiptarë të krijojnë lidhje të reja, por në të njëjtën kohë i adresohet edhe publikut, i cili në këtë periudhë të vitit (jo se është më mirë në periudha të tjera) nuk ka alternativa për jetë kulturore. Në amfiteatër organizohet kinemaja verore për publikun e gjerë, ndërsa në Qendrën Kulturore Aleksandër Moisiu do të jetë projeksioni kryesor për jurinë dhe të ftuarit specialë.
Sa i përket këtyre të fundit, disa prej emrave që mendohet të marrin pjesë janë Jan Harlan, producent në disa prej filmave të regjisorit Stanley Kubrick, si Barry Lyndon, The Shining, Full Metal Jacket, Eyes Ëide Shut, dhe asistent producent në A Clockëork Orange. Harlan është edhe producent ekzekutiv i filmit Artificial Intelligence: AI, një bashkëpunim midis Spielberg-ut dhe Kubrick-ut. Është gjithashtu regjisor i dokumentarit Stanley Kubrick: A Life in Pictures. Gjatë ditëve të qëndrimit të tij do të zhvillojë edhe një takim takim të veçantë kushtuar Kubrickut, ku do të shfaqen filmi Eyes Wide Shut dhe dokumentari Stanley Kubrick: A Life in Pictures. Ku është dhe një homazh që i kushtohet regjisorit në 80-vjetorin e lindjes.
Të tjerë të ftuar që mendohen të vijnë janë aktori Michele Placido, zv/presidentja e Festivalit të Filmit në Trieste Elena Giuffrida, regjisori çek Jiri Menzel, etj. Natën e fundit të festivalit do të ndahen çmimet: Filmi më i mirë artistik (Gladiatori i Artë), çmimi i jurisë, filmi më i mirë shqiptar, aktorja më e mirë, aktori më i mirë dhe çmimi i karrierës.
Alma Mile/Shekulli