Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ėshtė duke synuar njė transferim befasues, pėr sulmuesin e Barcelonės, Thierry Henry.
Siç ka shkruar Telegraph, Ferguson është duke menduar një transferim për ish-kapitenin e Arsenalit, pasi që është i irrituar nga oferta e tij për sulmuesin e Tottenhamit, bullgarin Dimitar Berbatov.
Henry, 30-vjeçar, do të kushtonte rreth 15 milionë funte, me gjithë sezonin jo aq të mirë tek klubi spanjoll. Ferguson beson se Henry do të mund të ishte një partner perfekt për Wayne Rooneyn, për ta ndihmuar anglezin të rikthehet në ditët e hershme të suksesshme në ballë të portës.