E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Pse dashnoret janė aq atraktive
Pse dashnoret janė aq atraktive
Pse dashnoret janė aq atraktive
Pothuajse nuk ekziston asnjė mashkull, i cili nuk dėshiron qė para vetes, pėrveē gruas, tė ketė edhe dashnoren e re atraktive. Meshkujve kjo lidhje u pėrshtatet pa kurrfarė problemi.Shkaqet mė tė shpeshta, pėr tė cilat meshkujt kanė lidhje jashtėmartesore

1. Dashnorja gjithmonë është e disponuar, e gatshme që t'i zbatojë të gjitha detyrat apo t'i kryejë obligimet e veta ndaj tij.

2. Ai mund të vijë dhe të shkojë kur të dëshirojë. Në ambientin e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

3. Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë).

4. Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo në këtë rast nuk ka të drejtë të përzihet, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur se për çfarë është fjala.

5. Ajo është gjithmonë e disponuar dhe kurrë nuk ia prishë disponimin.

6. Ai kënaqet me këtë lidhje sepse ia plotëson çdo dëshirë.

7. Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo se lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijët.

Çka e nxit femrën që të bëhet dashnore e dikujt?

Shumë gra janë në lidhje dashurie me burra të martuar. Disa nga arsyet janë:
1. Frika nga obligimet. Disa femra i frikohen përgjegjësisë dhe nuk dëshirojnë kurrfarë obligimi. Për këtë shkak shpeshherë ato vendosen për lidhje joserioze me meshkujt e martuar. Ndoshta pas këtij personi, femrat edhe i fshehin lëndimet nga njeriu i dashur i cili ndoshta ende i shfaqet në imagjinatën e saj prej fëmijërie. Pra, më tepër u pëlqen roli i dashnoreve.

2. Shumë dashnore e dinë se mashkulli të cilin e dashurojnë, kurrë nuk do t'ju takojë, por për ta gjithmonë janë të gatshëm. Këto arsye na detyrojnë të mendojmë edhe për kulturën e fëmijëve të këtyre dashnoreve. Këtyre fëmijëve, prej vegjëlisë u flasin se çfarë duhet të bëhen dhe çka pritet prej tyre.

3. Shpeshherë dashnoret kanë pasur babanë, i cili kurrë nuk u ka afruar dashuri prindërore. Dashnorët e martuar janë të ngjashëm me këtë baba dhe sillen njëjtë si ai. Ai vjen e shkon kur të dëshirojë, prej dashnores pret respekt çdoherë kur gjendet pranë saj.

Ai është kryesori që merr qëndrime për lidhje të tilla të cilat i përcakton si të dëshirojë. Të njëjtën gjë e ka bërë dikur edhe i ati me të bijën. Ajo ka shpresuar se sjelljet e tij do të ndryshojnë, madje për këtë ende shpreson.


Publikuar: 29.07.2008 01:54:15
Lexuar: 113 herė
Fjalėt kyēe: Dashnoret, atraktive, Pse?,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Flisni me tė panjohurit Flisni me tė panjohurit
Tė dhunshmit kėnaqen kur shkaktojnė dhimbje Tė dhunshmit kėnaqen kur shkaktojnė dhimbje
A ėshtė A ėshtė "dashuri e vėrtetė" dashuria nė Internet?
Mendimi pozitiv nė jetė Mendimi pozitiv nė jetė
Paramendimi ėshtė besim, apo jo? Paramendimi ėshtė besim, apo jo?
Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin Lajmet? Vetėm me mamin dhe babin
Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr
Sa ėshtė normal disponimi i juaj Sa ėshtė normal disponimi i juaj
Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin
Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetėn Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetėn
Google Yahoo MSN