E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Rexhep Qosja: Historia e letėrsisė nuk mund tė rishkruhet
Rexhep Qosja: Historia e letėrsisė nuk mund tė rishkruhet
Rexhep Qosja: Historia e letėrsisė nuk mund tė rishkruhet
Mbrėmja e sė shtunės nė Ulqin ishte njė mundėsi pėr tė depėrtuar nė mendimin kritik dhe analizues tė Rexhep Qosjes. Personaliteti i njohur i kulturės, letėrsisė, publicistikės dhe mendimit filozofik, Rexhep Qosja, ndodhej nė Ulqin i ftuar nga organizuesit e Panairit tė Librit Shqip, konkretisht botuesi i veprės sė tij, Fatmir Toēi, pėr tė folur mbi veprėn dhe kontributin e tij nė fushėn e letėrsisė dhe mendimit.

Por më shumë se për veprën e tij, Qosja duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të të pranishmëve në takim, ka dhënë përgjigje mbi shumë çështje shqetësuese të aktualitetit shqiptar. Nga pavarësia e Kosovës, te e ardhmja dhe rreziqet e shtetit më të ri në botë, nga problemi i fqinjëve dhe njohja e mosnjohja e Pavarësisë, problemet politike në rajon dhe e ardhmja e Ballkanit, tek arena e nxehtë dhe e dhunshme e komunikimit në klasën politike shqiptare.

Dhe në fund, debatet, shqetësimet dhe idetë mbi atë që shpesh e kemi quajtur rishkrimi i historisë së letërsisë dhe pozicioni i figurave të anatemuara në kohën e diktaturës. Akademiku Rexhep Qosja vlerësoi të shtunën në mbrëmje, Panairin e Librit Shqip në Ulqin, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e hapësirës kulturore mbarëshqiptare dhe si një hap të rëndësishëm për integrimin e shqiptarëve të cilët jetojnë veç Shqipërisë, në tri shtete të ndryshme në Gadishullin Ballkanik. Qosja cilësoi se si Ulqini (Mali i Zi), ashtu dhe Tetova (Maqedoni), Prishtina (Kosovë) dhe Tirana (Shqipëri) po bëhen gjithnjë e më shumë qendra që i shërbejnë zhvillimit shpirtëror të shqiptarëve.


Qosja u ndal fillimisht mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës, dhe faktin që për shumëkënd është konsideruar shqetësuese, mosnjohja e Kosovës shtet nga fqinjët. Kjo u vlerësua nga ai si një moment kalimtar. Por shqetësues sipas tij dhe një rrezik potent për të ardhmen e saj janë komunat serbe në Kosovë, cilësuar prej tij si "Kali i Trojës". "Herët a vonë edhe ato shtete që ende nuk e kanë njohur, do të dinë ta njohin. Fqinjët do ta bëjnë këtë për vete, jo për Kosovën. Edhe Mali i Zi pritet ta njohë shumë shpejt Kosovën si shtet më vete", - tha Qosja duke shtuar se shqiptarët duhet të vazhdojnë të punojnë për të plotësuar aspiratat e veta.

Duke sjellë ndërmend tezën e kahershme mbrojtur prej tij se bashkimi i shqiptarëve është zgjidhja e çështjes së Ballkanit, ai theksoi se "prej kohësh, çështjen e shqiptarëve në Ballkan e kam parë në tërësi. Shpallja e Kosovës si shtet më vete e ka zbutur shumë këtë çështje që ka mbartur me kohë shumë probleme të mprehta sociale".

Me një vepër voluminoze dhe me një fuqi analizuese dhe sintetizuese të rrallë, akademiku i njohur nënvizoi faktin se historia e letërsisë shqipe nuk mund të rishkruhet, por se "ajo vetëm mund të pasurohet, korrigjohet, duke u nisur nga trungu amë". "Unë kam shkruar historinë e Rilindjes, por për të kam shfrytëzuar përvojën e të parëve", - tha Qosja, duke marrë si shembull Dhimitër Shuteriqin dhe kontributin e tij të vyer në fushën e historisë së letërsisë shqipe, duke vendosur themele për çdo studiues të mëvonshëm të letërsisë. Ndërsa për vendin që duhet të zënë në këtë histori figurat e anatemuara nga koha e diktaturës, Qose ka sjellë shembuj nga vende europiane si Franca, ku ende sot nuk janë rehabilituar shkrimtarët dhe intelektualët që mbështetën nazizmin nën pushtetin e Le Pen-it.

Ai solli si shembull në Shqipëri rastin e shkrimtarit Ismail Kadare, duke i mëshuar deklaratave të tij të kahershme se një shkrimtar që nuk i kanë munguar kurrë të mirat materiale dhe privilegjet në komunizëm, nuk mund ta konsiderojë veten sot të shtypur nga ai sistem dhe aq më pak disident, sikurse pretendon.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Qose është ndalur edhe në problemet e shumta që e kanë mbërthyer librin shqip sot, duke konsideruar si të papranueshme taksën mbi librin, që shteti shqiptar e riktheu sërish. "Mezi kemi pritur të vijë kjo ditë, që libri shqip të qarkullojë lirisht ndër trevat ku ka shqiptarë", - tha Qosja, duke sjellë ndërmend një episod të shkuar.

Ai kujtoi edhe njëherë për të pranishmit se sa i vështirë kishte qenë vite më parë qarkullimi i librit shqip në të gjitha trojet ku banojnë shqiptarë, duke sjellë në vëmendje vitin 1969, kur ai për herë të parë vizitoi Shqipërinë. "Librat dhe gazetat që mora në Tiranë, munda t'i kaloj nga Mali i Zi, sepse nga Maqedonia as që bëhej fjalë", - cilësoi Qosja, duke u ndalur në fund në çështjen më brutale e të dhunshme sipas cilësimit të tij, debatet fyese në parlamentin shqiptar. Sipas Qoses, kjo panoramë komunikimi, e papranueshme dhe e pafalshme për një kryeministër por më së shumti për një kryeparlamentare femër, si rasti i zonjës Topalli, është një rast i paprecedent. "Them se është një çështje që duhet studiuar prej psikologëve e sociologëve", - vlerësoi ai në fund të bisedës së hapur.

Admirina Peçi/Gazetashqiptare/


Publikuar: 29.07.2008 04:16:12
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Rexhep, Qosja, historia, letėrsisė, nuk, rishkruhet,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Sezoni veror, qėndron e hapur vetėm Galeria e Arteve Sezoni veror, qėndron e hapur vetėm Galeria e Arteve
“To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest “To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest
Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale
“Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin “Ohrid fest” shėnon 15 vjetorin
Pritet xhirimi i filmit Pritet xhirimi i filmit "Gomarėt e kufirit"
Dua tė njihem si Eno Koēo Dua tė njihem si Eno Koēo
Kufijtė e artit dhe realiteti Kufijtė e artit dhe realiteti
Kritikėt e nacional-socializmit Kritikėt e nacional-socializmit
Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit
"Tundimet satanike" nuk janė mė tabu
Google Yahoo MSN