Sulmuesi Goran Pandev, iu ka dhėnė fund spekulimeve se ai dėshiron tė largohet nga Lazio, pasi qė presidenti i kėtij klubi, Claudio Lotito, ka zbuluar se ai ka arritur marrėveshje pėr kontratė tė re me maqedonasin.
Ne kemi arritur marrëveshje me Goran për vazhdimin e kontratës. Ai do të mbetet në klub për një kohë më të gjatë. Ai e din se ka dashuri dhe përkrahje në këtë klub, ka thënë Lotito.
E bëra zgjidhjen time, kemi sjellë lojtarë të rinj këtu dhe duhet të dëshmohemi edhe më shumë. Lazio duhet të qëndrojë në krye, Palermo dhe Fiorentina, sipas mendimit tim, nuk janë më të mira se ne, ka thënë Pandev.
Pandev kaloi në Lazio nga Ancona në vitin 2004, dhe ka në kontratën aktuale vetëm edhe dy vite të mbetura, ndërsa ka pasur spekulime të vazhduara se ai do të largohet nga klubi romak, për një klub më të madh.
Së fundi maqedonasi është lidhur me një varg klubesh evropiane, përfshirë edhe kampionin e Spanjës, Real Madrid, dhe atë të Gjermanisë Bayern Munich.