E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt
Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt
Gjirokastra, atje ku ndėrtonin italianėt
Qendra historike e Gjirokastres dhe Pazari karakteristik vazhdojne te fshehin nje sere surprizash ne lidhje me vlerat historike dhe arkitekturore qe mbartin. Studiuesit kane hedhur drite ne lidhje me elemente te rinj arkitekturore te disa prej ndertesave masive te kesaj zone.

Sipas tyre, elementet tradicional te arkitektures gjirokastrite ne kete zone jane gershetuar edhe me elemente te rinj, te cilat kane arritur te pershtaten mjaft mire ne kuadrin e zones historike. Krahas vlerave arkitekturore keto ndertime mbartin edhe vlera historike te vecanta.

Keta elemente historike dhe arkitekturore kane qene ne qender te studimit "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar", hartuar nga pedagogu i Universitetit te Gjirokastres, Teodor Bilushi dhe Raimond Kola, drejtor i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres. "Ndertimet per Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar, deri ne clirimin e vendit, jane shoqeruar me pak te dhena dhe me interesime modeste te studiuesve, pasi dihej se gjate regjimin komunist, si per vlerat e krijuara gjate mbreterimit te Zogut, edhe me heret, ishte e pamundur te flitej", thote Rajmond Kola, njeri prej bashkautoreve te ketij studimi.

Vitet '20-'40 njohin ne Gjirokaster fillimin e nje lulezimi te tregtise vecanerisht me Greqine dhe Italine fqinje. "Mjafton te kujtojme qe Porti i Sarandes kthehet ne keto vite ne portin e dyte me te rendesishem ne Shqiperi, me volume te medha te shkembimeve tregtare me Italine"-thote Kola. Kete port do ta frekuentonin tregtaret e shumte gjirokastrite qe leviznin ne intinerarin Sarande-Brindizi-Bari. Pa lene pa permendur ketu ndertimin e aeroportit te qytetit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre carter me Italine.

"Pikerisht ky zhvillim sjell jo vetem permiresimin e gjendjes ekonomike te mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike, por edhe hapesira te reja lidhjesh dhe shkembimesh me pertej- detin", thote Teodor Bilushi, bashkautori i studimit ne fjale. Duke shfrytezuar pozicionin e Gjirokastres ne nje kryqezim rrugesh te rendesishme, me nje tradite te trasheguar, gjirokastritet do te arrinin te krijonin me te shpejte nje shtrese te re te kamurish ne qytet qe do te percaktonte edhe nevojen per investime, perfshi fushen e ndertimit dhe sherbimeve.

Ishte koha kur marredheniet e reja ekonomike qe po krijoheshin po linin pas ato feudale te krijuara gjate sundimit otoman dhe po orientoheshin me te shpejte nga perendimi. Se bashku me marredheniet e reja ekonomike edhe korentet kulturore nisen te pasuroheshin dhe ti sillnin Gjirokastres nje fryme te re emancipimi te mendimit.

Disa objekte qe u ndertuan gjate kesaj periudhe ne qytet u perkasin kryesisht ketyre tregtareve dhe kesaj shtrese qe po krijohej. "Madje shume pronare te ketyre banesave ose vilave jane persona qe kishin aktivitet tregtie me Italine", thone autoret e studimit. Nder keto ndertime, pergjate gati njezet viteve, spikasin banesa dhe vila, por edhe hotele ne zonen e Pazarit karakteristik, si dhe komplekse tregtare. Por nuk munguan edhe ndertesat bankare, objektet shkollore apo objektet administrative disa prej te cilave jane ne funksion edhe sot.

Karakteristikat

Çfarë ndryshoi në ndërtimet e kohës


Karakteristike per keto banesa te ndertuara gjate kesaj periudhe jane elementet e arkitektures italiane te atyre viteve, te cilat u harmonizuan mjaft mire me konceptin ndertimor te banesave te gurta. "Ne pamjen e jashtme spikasin ballkonet, verandat, grilat veneciane ne dritare, kangjellat me hekur te punuar ne ballkone, veranda dhe oborre, dyert e hekurta etj. Nga ana strukturore vihet re perdorimi i kolonave dhe trareve prej betoni si dhe soletat. Ne ambientet e brendshme kemi perdorimin e pllakave, mermerit ne shkalle dhe pllakave dekorative. Te gjithe keto elemente mungojne ne banesen karakteristike gjirokastrite te ndertuar me pare. Ne ndertimet e kesaj periudhe veme re gjithashtu perdorimin e teknologjive te reja te ndertimit te cilat sjellin tipe te reja arkitekturore ne Gjirokaster", theksohet ne studimin "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar"

Zhvillimi ekonomik që solli ndërtimet

Zhvillimet e vrullshme te kembimeve tregtare do te sillnin ne Gjirokaster edhe nevojen per investime ne qendra tregtare apo njesi tregtare. Nje nga me te spikaturit dhe qe sot eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme eshte "Kompleksi Tregtar i Zigait" ne pazar, prone e tregtarit Aristidh Zigai. Ky objekt i datuar ne 1937, per nga ndertimi i tij, nga ana arkitekturore dhe funksionale, prezanton element krejtesisht te rinj per qytetin.

Zhvillimit ekonomik te atyre viteve ne Gjirokaster nuk kishin si ti mungonin edhe bankat. Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet '30 me ndertimin dhe venien ne funksion te dy Bankave : "Banca Nazionale d'Albania" dhe "Banco di Napoli". "Te dy keto objekte qe ndodhen ne zonen historike kane element te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit per vete funksionin qe kane pasur ketu. Kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac. Te "Banco di Napoli" kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative, nuk mungojne ne keto objekte hekurat ne dritare ne forme kangjellash, grilat e renda dhe tarabate si element sigurie", pohohet ne studim. Edhe liceu i Gjirokastres (sot gjimnazi "Asim Zeneli") perfaqeson objektin kryesor arsimor ne Qendren Historike i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes.

Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1941 ne formen qe e kemi edhe sot. Ne anen e pasme te Liceut ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh, ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester. Ne keto ambiente ka funksionuar Shkolla teknike italiane,filiali i Institutit "Montani". Sipas studimit ne fjale edhe objektet e ish-Prefektures dhe Bashkise te atyre viteve, ish-godina e Kishes Katolike, etj. ishin konceptuar ne baze te stilit italian por u gershetuan mjaft mire dhe ne harmoni me arkitekturen karakteristike te zones historike.

Guidat turistike

Italianët për hotelet e Gjirokastrës


Emrat e dy hoteleve "Royal" ( Sot "Hotel Sopoti) dhe "Savoia" ( sot lokal "Kashahu") ne Gjirokaster ndeshen edhe ne guidat turistike italiane te vitit 1940. Guida e ketij viti ne gjuhen italiane "Albania" botim i "TCI - Touring Club Italia" fton udhetaret italiane qe vizitojne Shqiperine e Jugut te bujtin ne keto dy hotele.

Hotel "Royal", prone e familjes Haderaj, perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster. Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

Blerim Kore/Kohajonë/


Publikuar: 29.07.2008 06:42:58
Lexuar: 87 herė
Fjalėt kyēe: Gjirokastra, atje, ndėrtonin, Italianėt,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
“Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav “Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav
Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit Minoritetet, tehu i mprehtė i abuzimit
Pushkatimi i vėllait tim, qė doli nė gjyq i pafajshėm Pushkatimi i vėllait tim, qė doli nė gjyq i pafajshėm
Miliarderėt pa shkollė Miliarderėt pa shkollė
Monarku Simeon: Monarku Simeon: "Njė ditė mund tė mbretėroj sėrish nė Bullgari"
"The New York Times" kundėr Dritėro Agollit: "Mikroborgjezėt", poezi e dobet
Ish-e burgosura: Netėt e frikshme rrugėve, pas daljes nga burgu Ish-e burgosura: Netėt e frikshme rrugėve, pas daljes nga burgu
Aristokrati shqiptar i mjekesise Aristokrati shqiptar i mjekesise
"RUDAJ", banda shqiptare qė “luan” me bastet
Ne presim qė edhe Kosova, tė bėhet sė shpejti anėtare e plotė e OKB Ne presim qė edhe Kosova, tė bėhet sė shpejti anėtare e plotė e OKB
Google Yahoo MSN