E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Ligji i energjetikės dhe shpronėsimit pa pėlqimin e BE
Ligji i energjetikės dhe shpronėsimit pa pėlqimin e BE
Ligji i energjetikės dhe shpronėsimit pa pėlqimin e BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian vėrteton se Qeveria e Shkupit nuk ka marrė dritė jeshile nga Komisioni Evropian pėr ligjet e energjetikės dhe pėr shpronėsim.

Fuere ka reaguar ndaj miratimit të dy ligjeve të këtilla, ndërsa shpjegoi se Qeveria para se të kërkojë sqarime nga BE-ja duhet paraprakisht të konsultohet me zyrën e saj në Shkup.

"Ndryshimet janë dorëzuar në Bruksel me qëllim që të shihet se a janë në harmoni me standardet e BE-së, por gjithashtu kemi inkorajuar Qeverinë që paraprakisht të konsultohet me ne me qëllim që të informohen se vallë Komisioni mund të lejojë ndryshime të këtilla", tha ambasadori Ervan Fuere.

Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë spekulimet se kabineti i tij ka miratuar vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

"Sipas ligjit nuk kemi mundësi të bëjmë ndryshime në çmimin e ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore. Ne gjithashtu nuk kemi urdhëruar kompanitë shtetërore ELEM dhe MEPSO që të kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë", deklaroi kryeministri Gruevski.

Pas ndryshimeve të ligjit për energjetikë ekspertët energjetikë shprehen se çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit mund të rritet me më tepër se 30 %. Me çmimin e ri një kilovat orë energji elektrike në tarifën e shtrenjtë në vend 2.6 denarë do të kushtonte 3.4 denarë, ndërsa në tarifën e lirë prej 1.3 do të kushtojë 1.8 denarë. Ndërsa në muajin shtator kompanitë shtetërore energjetike pritet të dorëzojnë kërkesë deri te komisioni rregullator për energjetike për rritjen e çmimit të energjisë elektrke. Jozyrtarisht dy kompanitë shtetërore do të kërkojnë rritje të energjisë për 40 deri 50 %./Alsat-m/


Publikuar: 30.07.2008 00:16:28
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Ligji, energjetikės, pėlqimi,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji
Rroga mesatare nė qershor tė kėtij viti arrin 15 759 denarė Rroga mesatare nė qershor tė kėtij viti arrin 15 759 denarė
Fuzionimi i bankave gjermane Fuzionimi i bankave gjermane
Nexhat Kryeziu, zėvendėsdrejtor i Bankės Qendrore tė Kosovės Nexhat Kryeziu, zėvendėsdrejtor i Bankės Qendrore tė Kosovės
Katėrfishohet paraqitja e tatimeve Katėrfishohet paraqitja e tatimeve
Gazi, edhe i lirė edhe i mirė Gazi, edhe i lirė edhe i mirė
Kompensimet pėr Gėrdecin, 26 milionė lekė vjedhje Kompensimet pėr Gėrdecin, 26 milionė lekė vjedhje
Rusia nė mesin e kreditorėve tė SHBA-ve Rusia nė mesin e kreditorėve tė SHBA-ve
ELEM kėrkon rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike ELEM kėrkon rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike
Ēmimi i naftės nxit njerėzit tė blejnė automjete qė shpenzojnė mė pak Ēmimi i naftės nxit njerėzit tė blejnė automjete qė shpenzojnė mė pak
Google Yahoo MSN